PËRGATITJA E TË VDEKURIT

Dr. Musli Vërbani

PËRGATITJA E TË VDEKURIT

 

Ibn Keabi ka treguar:

Ademi a.s. kur ka vdekur, melaqet e kanë pastruar (i kanë dhënë gusël), e kanë kefinosur (qefinosur e kanë mbështjellë), ia kanë falë namazin e xhenazes, e kanë qelë varrin, e kanë vendosë në varr dhe pastaj përmbi të kanë vendosë tulla, pastaj kanë dalë prej varrit dhe e kanë mbuluar me dhè, e pastaj kanë thënë:  O bijtë e Ademit, kjo është mënyra si të varrosen të vdekurit tuaj”

(Ahrexhehu Ibn Ahmedi fi Zevaid Musned dhe Hakimi i cili ka thënë isnadi Sahihë)

Ky hadith është Mefkuf te Ibn Keabi sepse ai nuk ka thënë se e kam dëgjuar Muhamedin a.s. duke thënë kështu, por është e mundur se këtë e ka dëgjuar prej tij, sepse Hadith Mefkuf quhet çdo hadith i cili përfundon teksti te Sehabiju, ndërsa hadith Merfuë është kur Sehabiju thotë:  E kam dëgjuar Muhamedin a.s. duke thënë kështu…

Lini një koment