MENDUBET E NAMAZIT TË XHENAZES

Dr. Musli Vërbani

 

MENDUBET E NAMAZIT TË XHENAZES

 

Mendubet e namazit të xhenazes janë:

  1. Ngritja e duarve në tekbirin e parë pas nijetit.
  2. Të filluarit me falënderim Allahun, salavatet për pejgamberin dhe dua për të vdekurin.
  3. Vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën.
  4. Mustehab është që pas tekbirit të parë të këndohet: Subhaneke Allahume vebi hamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve xhel-le thenauke ve la ilahe gajruke.
  5. Bërja e duasë-lutjes në heshtje.
  6. Imami të qëndrojë sa më afër kokës te i vdekuri mashkull, ndërsa në mes te e vdekura.
  7. Mustehab është që tekbirat dhe selami të bëhet me zë.
  8. Mustehab është të jenë tre rreshta e më shumë.
  9. Drejtimi i rreshtave.

Lini një koment