MENDUBET E GUSULIT (për xhenazen/kufomën)

Dr. Musli Vërbani

 

MENDUBET E GUSULIT (për xhenazen/kufomën)

 

Mendubet e gusulit janë:

  1. Me i dhënë kufomës abdest.
  2. Me ia mbuluar trupin.
  3. Me e zhveshë lakuriq, pastaj me e mbuluar.
  4. Me përdorë sapunin.
  5. Me e pastruar me numër tek, do të thotë tri, pesë apo shtatë herë.
  6. Me ia shtrënguar barkun për ta liruar plotësisht.
  7. Me i hedhë ujë në organet e turpshme, për të mos lejuar asnjë njollë ndyrësire në kefin.
  8. Të kesh dorëza apo mbështjellja e duarve me ndonjë leckë me rastin e pastrimit të organeve të turpshme të kufomës.
  9. Me filluar gjithnjë nga e djathta.
  10. Mos me prezantuar askush tjetër gjatë larjes përpos atyre që i ndihmojnë në pastrim.
  11. Me parfumosur të vdekurin.

Lini një koment