Dr. Musli Vërbani
SHARTET E GUSULIT TË TË VDEKURIT
Shartet e pastrimit (gusulit) të të vdekurit janë:
- Me qenë musliman.
Nuk lejohet pastrimi (gusuli) i pabesimtarit. Nëse pastrohet kjo është haram.
- Me lindë fëmija me kohë.
– Nëse lindë fëmija para kohe dhe nuk ka përbërje të plotë
të trupit, por vetëm copa mishi e gjaku, nuk pastrohet, por
vetëm i hidhet ujë, mbulohet me një rrobë, emërtohet dhe
varroset sepse ai do të ringjallet në Ditën e Kijametit.
– Nëse lindë fëmija ose me kohë ose para kohe, por me
përbërje të plotë, pastrohet (farz është pastrimi gusuli),
pastaj emërohet, kefinoset dhe farroset.
– Nëse lindë fëmija dhe klithë apo një herë merr frymëmarrje, trashëgon dhe po ashtu trashëgohet.
- Me qenë pjesa më e madhe e trupit ose gjysma e trupit së
Bashku me kokën:
– Nëse për shkak të ndonjë aksidenti, vërshime, tërmeti,
rrëzimi nuk mbetet më shumë se gjysma e kufomës,
atëherë nuk pastrohet.
- Mos të jetë shehid.
Shehidi nuk pastrohet (gusël), por vetëm i falet namazi. Argument për këtë është hadithi i Muhamedit a.s. me rastin e shehidëve të Uhudit, ku thotë:
“Mos i pastroni (gusël) se nëse ka gjak ose plagë, çdo plagë dhe çdo pikë e gjakut do ta ketë erën e miskut në Ditën e Kijametit”.
(Transmeton Ahmedi)