Të veçuarit e njësisë nga përgjithësuesi me ligjin e tij, jo me ligjin specifikues

Dr. Musli Vërbani


 

 

Të veçuarit e njësisë nga përgjithësuesi me ligjin e tij, jo me ligjin specifikues

 

Veçohet njësia nga përgjithësuesi me ligjin përgjithësues.

Shembull:

Në një rast Muhamedi a.s. ka thënë:

“Çdo lëkurë e terur është e pastruar”.

 

Me rastin e deles së Mejmunes, Muhamedi a.s. ka thënë:

“Terja e lëkurës së saj (deles) është pastrimi i saj”.

Nuk ka kundërshtim mes këtyre dy haditheve.

 

Përcaktimi i deles me hadithin e Mejmunes nuk nënkupton specifikimin e përgjithshmërisë së hadithit: “Çdo lëkurë e terur është e pastruar”, sepse kjo do të thotë përcaktim i njësive të disa njësive të përgjithësuesit me shprehje, e cila nuk tregon diçka të re, vetëm me të kuptuarit e cilësisë së emrit, ndërsa të kuptuarit e cilësisë së emrit nuk është argument.

 

Nëse thuhet se Halidi është fisnik kjo nuk do të thotë se të tjerët pos Halidit janë përtacë.

Lini një koment