Nëse femra sheh ëndërr (duke kontaktuar), a merr gusël?

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

 

Nëse femra sheh ëndërr (duke kontaktuar), a merr gusël?

 

Po, nëse veç ka ejakuluar dhe sheh shenja në rroba.

Umu Selmete i ka thënë Muhamedit s.a.v.s.: Allahu nuk turpërohet nga e vërteta. Gruaja nëse ëndërron (kontaktim seksual), a merr gusël? Muhamedi s.a.v.s. i ka thënë: “Po, nëse sheh shenja në rroba (të lagura).” Umu Selmete i ka thënë: Ose me ëndërrua gruan? Muhamedi a.s. i ka thënë: Të lumshin duart! Po kujt i ngjason fëmija i saj?

Në një transmetim tjetër:

Umi Selmete e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. për femrën, e cila sheh në ëndërr atë që e sheh burri. Është përgjigjur: “Nëse femra e sheh atë (ëndërron dhe pastaj sheh shenja në rroba), merr gusël.”

Në MUSNED qëndron se Havlete bint Hakimë e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. për femrën e cila sheh në ëndërr atë që sheh burri. Ka thënë: “Nuk merr gusël derisa të mos ejakulojë, ashtu sikurse edhe burri nuk merr gusël derisa të mos ejakulojë.”

Lini një koment