Si qëndron çështja e atij, i cili betohet se do të agjëroj, por vdesa para se ta realizojë betimin?

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

 

Si qëndron çështja e atij, i cili betohet se do të agjëroj, por vdesa para se ta realizojë betimin?

 

Një grua e ka pyetur të Dërguarin e Allahut se i ka vdekur nëna e saj, dhe ka pa agjëruar agjërimin e përbetimit. Muhamedi s.a.v.s. i ka thënë: “Le të agjëroj në vend të saj kujdestari.” (E ka regjistruar Ahmedi)

Po ashtu është vërtetuar nga ai: “Kush vdes dhe ai ka për obligim agjërim, le të agjëroj për të kujdestari i tij.”

Nuk i lejohet përbetimi në mëkat ndaj Allahut, dhe ai përbetim të cilën nuk e posedon, nuk ka mundësi të kryhet.

Sead bin Ubadete e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: Nëna ime ka vdekur, por ka pasur agjërim të përbetimit, a lejohet që unë të liroj një rob – si kompensim? Muhamedi s.a.v.s. iu është përgjigjur: “Liroje një rob për nënën tënde.” (E ka regjistruar Ahmedi)

Në hadithet të cilat i ka përmbledhur Maliku:

Nëna ime ka vdekur, a i bën dobi asaj nëse e liroj një rob për të?

Iu është përgjigjur: “Po.”

Lini një koment