Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"
Zeburi
ZEBURI është libër i Zotit i cili i ka zbritur Davudit a.s. Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an thotë:
“Dhe Ne ia kemi shpallur Davudit Zeburin”. (En-Nisa, 163)
Zebur domethënë libër.
Davudi a.s. u është dërguar beni israilëve pas Musait a.s. Ai vepronte sipas ligjeve të Tevratit, e Zeburi i ka zbritut veç si libër për dashurinë e njerëzve për Zotin dhe për t’u lutur.
Zeburi ka zbritur në gjuhën abranije. Davudi a.s. kishte zë të bukur. Kur këndonte Zebur, uji heshtte e nuk gurgullonte, mali e kodrat dëgjonin, egërsirat e shpendët ndaleshin e dëgjonin. Po ashtu, era ndalej e nuk fishkëllente.
Pesëqind vjet pas Davudit a.s., njëqind poet të ndryshëm anonim ia bashkëngjitën vjershat dhe poezitë e tyre Zeburit. Ato vjersha a psalme nuk janë ai Zeburi për të cilin flet Ku’ani. Kështu, në librin e shenjtë (Dhjatën) janë 150 psalme.
Psalme quhen ato vargje poetike të cilat këndohen të shoqëruar me instrument.
Shtatëdhjetë psalme i janë kushtuar posaçërisht Davudit a.s.