Tevrati

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"

Tevrati

 

TEVRATI është Libër i Zotit i cili i ka zbritur Musait a.s. Zoti i Lartmadhëruar në Kur’anin fisnik thotë:

“Vërtet Ne e kemi zbritur Tevratin, në të cilin ka udhëzim e dritë” (EL-MAIDE, 44)

Pasi Musai a.s. e shpëtoi popullin e vet prej Firaunit, u premtoi atyre t’u sillte një libër prej Zotit të Lartmadhëruar. Musai a.s. shkoi në kodrën Turi Sina, aty agjëroi dyzetë ditë, pastaj bisedoi me Zotin xh.sh. dhe i zbriti Tevrati.

Këtë ngjarje Zoti i Lartmadhëruar e tregon në Kur’an:

“Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë (net të tjera) dhe kështu u mbush afati për takim me Zotin e tij në dyzetë net …”. (EL-EARAF, 142)

Kur ua solli Tevratin beni-israilëve ata thanë se urdhrat e Zotit në Tevrat qenkëshin të rënda dhe se nuk do t’i zbatonin, mirëpo Zoti xh.sh. e ngriti kodrën “Tur” mbi ta dhe u tregoi se nëse nuk i përmbaheshin ligjeve të Tevratit kodra “Tur” do të shembej e do të binte mbi ta.

Këtë e tregon Kur’ani:

“(Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (e ju thamë): Veproni sipas atij (Tevratit) që jua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në të, ashtu që të ruheni.

E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpëruarve (në të dy jetët)”. (EL-BEKARE, 63-64)

Jehudët i ka mallkuar Zoti pse e kanë thyer betimin, i kanë ndryshuar fjalët e Zotit dhe e kanë deformuar Tevratin.

Po ashtu edhe këtë e tregon Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an:

“Për shkak se ata thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i shtrembërojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do ta vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata …”. (EL-MAIDE, 13)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s