Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”
Ndalimi i mishit të derrit
Sa i përket ndalimit të mishit të derrit, njerëzit e mëhershëm nuk e kanë ditur arsyen dhe urtësinë e ndalimit. Mirëpo mjekësia bashkëkohore e ka zbuluar shkakun, e ai është se mishi i derrit përmban vezoret e skrajave të quajtura TIJNIJASULIM, të cilat e sëmurin njeriun dhe i shkaktojnë dëm të madh.
Nëse nisemi nga këtu, shohim sikur muslimanët do të donin të dinë ndonjë kusht të besimit të tyre për arsyen e ndalimit të mishit të derrit, në fillim të thirrjes në islam nuk do ta kishin pasur asnjë arsye, por arsye e vetme do të kishte qenë se ndalimi është bërë për asgjë, dhe besimi i tyre do të ishte shumë shumë i mangët. Mirëpo urtësi është që për çdo çështje obliguese apo ndalesë duhet pranuar pa kurrfarë dyshimi dhe pa kurrfarë polemika, sepse është prej Allahut, ky është Imani i të paaftëve dhe adhurimi i njerëzve të rëndomtë.
Për këtë çështje Shejh Shaëraviju thotë:
Imani është rotor (shkak) i çdo dispozite, e cila vjen prej Allahut. Pastaj vazhdon e thotë: Mundet që shkaku dhe urtësia të jenë më specifike se obligimi dhe gjithmonë urtësia apo shkaku vjen pas veprimit, apo pas kryerjes së obligimit e asnjëherë më herët, sepse po t’i paraprinte shkaku dhe urtësia e kryerjes së veprimit, atëherë ne iu kemi përgjigjur urtësisë apo shkakut, ndërsa besimi (Imani) i përgjigjet drejtpërsëdrejti urdhërdhënësit.
Ndërsa, paraqitja e shkakut dhe arsyes së një urdhri pasi që ai obligim burimin e ka prej Allahut, pas një kohe të kaluar, vërteton se çdo obligim, të cilit nuk ia di shkakun dhe arsyen, ajo e ka shkakun dhe arsyen.
Shejhu na sjelli një shembull, praktikë shkencore, duke e ilustruar me mishin e derrit, kur tha: A ka qenë dashur me hezituar, pra me ngrënë mishin e derrit deri sa të na vijnë analizat mjekësore, e ato analiza të na e bëjnë me dije se mishi i derrit është i dëmshëm për organizmin e njeriut?!