Isra dhe Miëraxhi

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Isra dhe Miëraxhi

 

Imam Buhariu thotë se e ka transmetuar Enes bin Maliku hadithin, ku thuhet:

“Natën kur e ka bërë i Dërguari i Allahut Isranë prej Qabesë, deri sa një natë përpara ai ka qenë fjetur në Qabe, dhe para se ti shpallej diçka, i kanë ardhur tre persona: Njëri prej tyre ka pyetur: “Cili është ai?” I dyti i është përgjigjur: “Ai është më  i miri prej tyre.” I treti ka thënë: “Merreni pra më të mirin prej tyre.” Atë natë nuk i ka parë. Natën tjetër zemra e tyre i ka parë, edhe pse sytë i ka pasur mbyllur (pra ka qenë në gjumë), zemra nuk ka qenë fjetur. Kështu kanë qenë pejgamberët, sytë e tyre kanë fjetur, ndërsa zemrat e tyre jo. Nuk kanë folur me të deri sa e kanë bartur dhe e kanë sjellë deri te uji zem-zem. Atëherë Xhibrili e ka marrë përsipër, ia ka qa gjoksin, ia ka pastruar me ujë të zemzemit, me dorën e tij zemrën e tij.

Pastaj është ngritur në qiellin e kësaj bote, ka trokitur në njërën nga dyert e saj. Atëherë banorët e qiellit kanë pyetur: “Kush  është?”  Xhibrili  është  përgjigjur:  “Unë.”  Pastaj   kanë pyetur: “Kush është me ty?” Është përgjigjur: “Muhamedi.” Ata kanë thënë: “Ai i cili është pejgamber?” Ka thënë: “Po.” Atëherë kanë thënë: “Mirë se keni ardhur dhe merhaba ju qoftë!” Banorët e qiellit e përgëzojnë njëri tjetrin. Banorët e qiellit nuk e dinë se çka ka dashur Allahu me të, deri sa i njofton. Në qiellin e tokës e takon Ademin. Xhibrili i thotë: “Ky është baba i yt, Ademi”, dhe e përshëndesin njëri-tjetrin me selam. Pastaj Ademi tha: “Mirë  se erdhe, o biri im. Djalë më të mirë se ti nuk ka.” Ai ishte në mes të dy lumenjve. E pyeta Xhibrilin: “Si quhen këta dy lumenj?” Ai u përgjigj: “Këto janë ujëra prej lumenjve: “Nili  dhe Eufrati.” Pastaj kalon prej qiellit të kësaj bote, kur qe (panë) një lumë, e mbi të një kështjellë prej diamantit, dhe e prek me dorën e tij. Kur i morën erë i vinte era miskë. E pyeta: “Çka  është kjo o Xhibril?” Më tha: “Ky është Kevtheri, të cilin Zoti yt e ka bë për ty.” Pastaj jam ngritur në qiellin e dytë. Atëherë melaqet pyetën, ashtu siç kanë pyetur melaqet tjera më herët.

Kush është?

Unë jam Xhibrili.

Kush është me ty?

Muhamedi s.a.v.s.

Ai i cili është zbritur pejgamber?

Po.

Merhaba dhe mire se erdhët!

Pastaj jam ngritur në qiellin e tretë. Melaqet prapë kanë pyetur ashtu siç kanë pyetur melaqet më herët. Pastaj  jam ngritur në qiellin e katërtë dhe kaluam njësoj.

Pastaj jam ngritur në qiellin e pestë dhe kaluam njësoj. Pastaj jam ngritur në qiellin e gjashtë dhe kaluam njësoj. Pastaj jam ngritur në qiellin e shtatë dhe kaluam njësoj.

Në secilin qiell ishte nga një pejgamber. Dhe nga ajo që kam mbajtur mend, në të dytin ka qenë Idrisi, në të katërtin Haruni, kurse në të pestën nuk e mbaj mend. Ibrahimi në të gjashtin  dhe Musa me të shtatin, të cilin e ka graduar Allahu, për shkak se ka folur me të: E Musa i thotë: “O Zoti im! Kam menduar se te unë nuk do ta ngritësh askënd.”     Pastaj jam ngritur edhe më lart në një vend, të cilin nuk e di askush tjetër, pos Allahut të Lartmadhëruar, deri sa kemi arritur në Sidretul Munteha. Aty iu afruam Allahut të Lartmadhëruar dy shtiza apo më shumë se kjo dhe Allahu ia shpall Muhamedit s.a.v.s. që umeti i tij t’i falë pesëdhjetë kohë të namazit për çdo ditë dhe natë. Pastaj Muhamedi s.a.v.s. zbret dhe e takon Musanë. Musa a.s. i thotë: “O Muhamed. Çka të ka obliguar Zoti yt?” I thotë: “Më ka obliguar pesëdhjetë kohë për çdo ditë e natë.” I thotë: “Ymeti yt nuk do të ketë mundësi t’i kryejë këto. Kthehu dhe lute Zotit  tënd t’ua lehtësojë (pakësojë).” Pejgamberi s.a.v.s. e shikon Xhibrilin dhe e vëren se edhe ai e përkrah për një gjë të tillë, i cili i thotë: “Po, shko nëse dëshiron.” Atëherë ngritet te Allahu i Lartmadhëruar dhe i thotë: “O Zoti im, lehtëso (pakësoji) për ne, se umeti im nuk mundet. Dhe ia heq, apo ia lehtëson për dhjetë namaze, derisa arrin në pesë. Muhamedi s.a.v.s ndalet dhe i thotë Musasë se pesë mjaftojnë. Pastaj Musa i thotë: “O Muhamed! Për Zotin, populli im beni israil kanë pasur edhe më pak se kaq, mirëpo janë treguar të dobët dhe i kanë lënë, përderisa populli yt janë më të dobët me trup, më të dobët me zemër, më të dobët me shikim dhe më të dobët me dëgjim. Kthehu edhe njëherë dhe kërko lehtësim (pakësim) për ta.”  Prapë Pejgamberi e shikon Xhibrilin se çfarë po i thotë. Mirëpo, Xhibrili e miraton atë mendim dhe ndalet në    pesë e Muhamedi a.s. thotë: “O Zoti im, pjesëtarët e umetit tim janë të dobët, me trup e me zemër, me dëgjim e shikim, na lehtëso.” Zoti i Lartmadhëruar i thotë: “O Muhamed? Muhamedi i thotë: “Si urdhëroni, Të përgjigjem o Zot të përgjigjem.” Zoti i thotë: “Allahu nuk e ndryshon fjalën e Tij. Ashtu siç e kam paraparë në librin bazë, për çdo të mirë dhjetë shpërblime, ato janë pesëdhjetë në librin bazë, ndërsa për ty (në vepër) pesë.”   Pastaj kthehet te Musa. Musa i thotë: “Çka u bë?” Muhamedi s.a.v.s. i thotë: “Na ka lehtësuar ashtu që për çdo të mirë dhjetë shpërblime.” Musa i thotë: “Për Zotin beni israilët kanë pasur edhe më pak se kaq, por i kanë lënë. Por kthehu te Zoti yt, që të të pakësojë edhe më shumë.” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë: “O Musa, për Zotin, kam turp prej Zotit të Lartmadhëruar, për atë që po më thua, që të kërkoj edhe më.” Tha: “Zbrit në tokë me emrin e Allahut.” U zgjua Muhamedi s.a.v.s. prapë në Mesxhidi Haram.

Kështu e ka regjistruar Buhariu në librin Tevhidë.

Në ajetin e Israsë, nga Ebi Hurejre r.a. transmetohet për Pejgamberin s.a.v.s. se i shkojnë atij me një kalë, e hipin në të dhe çdo hap i tij sa sheh syri larg. Udhëton me atë kalë, e me të edhe Xhibrili, dhe arrin te një popull, i cili ditën mbillnin (farën) dhe po atë ditë e korrnin. Dhe çdo herë kur korrnin shtohej begatia. E pyet Xhibrilin: “Kush janë ata?” Ai i përgjigjet: “Ata janë luftëtarët në rrugën e Allahut, të cilëve e mira u shtohet në shtatëqind, (dhe çdo gjë që shpenzoni, ajo ka për t’ju ardhur pas. Ai është më i miri furnizues).” Pastaj shkon te një popull, kokat  e të cilëve qaheshin me gurë, dhe çdo herë që u qahej, u  rikthehej në gjendjen e mëparshme. E pyet: “O Xhibril, kush janë ata?!” Përgjigjet: “Ata janë kokat, të cilat nuk kanë rënë në sexhde.” Pastaj arrijnë te një popull, të cilët para kishin një greminë, e mbrapa kishin një greminë tjetër. Kur hidheshin në valë të drurit të zekumit, dhe të përzier me gurë të xhehenemit pallnin si kafshët. E pyet: “O Xhibril, po kush janë ata?” Ai përgjigjet: “Ata të cilët nuk e kanë dhënë zekatin e pasurisë se tyre. Allahu nuk u bën padrejtësi atyre, sepse Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të vet.” Pastaj arrijnë te një popull tjetër, të cilët para vetes kishin sasi të mishit të pjekur mirë, ndërsa në anën tjetër kishin mish të keq. Ata hanin mishin e keq, ndërsa e linin pas dhe nuk e hanin mishin e mirë. E pyet: “O    Xhibril, po kush janë ata?” I përgjigjet: “Ky njeri dhe këta janë njerëz të  cilët i kanë pasur gratë e tyre hallall, por kanë shkuar te gratë e këqija (të ndaluara për ta) dhe kanë qëndruar me ta deri në mëngjes.” Pastaj arrin deri te një dërrasë në rrugë, dhe çdo gjë që e kalonte ajo dërrasë e ndante përgjysmë. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe mos qëndroni e mos u ulni në çdo rrugë e cilat u premtohet”. Pastaj kalon pranë një njeriu, i cili kishte tubuar barrë të madhe, nuk mund ta barte, ndërsa ai e shtonte barrën edhe më shumë. E pyet Xhibrilin: “Po ky kush është?” I përgjigjet: “Ky është një njeri i umetit tënd, i cili ka një emanet për ta kryer, e ai jo që mundet ta kryejë, por pranon edhe  amanete (detyra) tjera.” Pastaj arrin te një popull, buzët e të cilëve preheshin në gërshërë të hekurit, dhe çdo herë që u preheshin, u ripërtëriheshin dhe ashtu vazhdonte përsëri prej fillimit. E pyet: “O Xhibril, po kush janë ata?”  I  përgjigjet: “Këta janë ligjëruesit e fitneve (sprovave-ngatërresave).” Pastaj arrin te një gur i vogël prej të cilit dilte një ka i madh, i cili dëshironte të hynte nga ka dalë, por nuk mundte. E pyet: “O Xhibril, po kjo çka është?” I përgjigjet: “Ky njeri e thotë një fjalë, por pendohet për atë fjalë. Dëshiron ta kthejë prapë, por nuk mundet.”

Tregon i Dërguari i Allahut s.a.v.s. se kur ka qenë në Miraxh ka kaluar edhe pranë një populli, i cili i kishte thonjtë prej bakri dhe me ato thonj gërvishtnin fytyrat dhe gjokset e tyre. E pyeta: “O Xhibril, po kush janë këta?” U përgjigj: “Janë ata, të cilët e hanë mishin e të tjerëve dhe pasurinë e të tjerëve.”

E ka përmendur Bejhekiu nga transmetimi i Ebi Seid el Hudrijut se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur jemi ngritur unë dhe Xhibrili, është hapur dera, kur pamë Ademin me formën e  tij, sikur të asaj dite kur ka qenë i krijuar prej Allahut, dhe i  dolën përpara shpirtrat e besimtarëve, e ai thoshte: Shpirtra të mirë, njerëz të mirë, shpjerini në ILIJINË (XHENET). Pastaj, i dolën përpara pasardhësit e tij kriminelë, e ai thoshte:   “Shpirtra

 

të këqij, shpjerini në SIXHINË (XHEHNEM).” Pastaj, u afrova pranë një tryeze (tavolinë), në të cilën kishte mish të mirë, por nuk i afrohej askush, ndërsa në anën tjetër ishte tryeza (tavolina) me mish të keq, erë të keqe, në të cilin hanin njerëzit. I thash: “O Xhibril, kush janë këta?” Ai u përgjigj: “Janë ata, të cilët e lënë hallallin e shkojnë pas haramit.” Pastaj shkova në një vend ku pash një popull, barqet e të cilit ishin sa një shtëpi. Dhe çdo njeri që dëshironte të ngrihej në këmbë rrëzohej, e ai thoshte: “O Zot mos të bëhet kijamet!” Ata ishin në Sabiletin e firaunit.

Shkonte (Sabileti) i firaunit i shkelte, ndërsa ata bërtitnin. E pyeta: – O Xhibril, kush janë këta? “Këta janë ata, të cilët e  hanin kamatën dhe nuk mund të ngriten, ashtu siç nuk mund të ngritet ai, të cilin shejtani e ka shkel prej vetes së tij” – tha Xhibrili. Pastaj shkova në një vend ku ishte një popull, qafat e të cilëve ishin si qafat e deveve. Hapej goja e tyre, gjuheshin gacat ne gojët e tyre, e pastaj ato gaca binin prej pjesës së poshtme të tyre. Dhe dëgjova se ata janë ata të cilët e hanë pasurinë e jetimeve me padrejtësi. Pastaj shkova në një vend dhe pashë se  si gratë ishin të varura  në gjinjtë e tyre e ato bërtitnin.

E pyeta: “Kush janë këto?” U përgjigj: “Këto janë prostitutat.” Pastaj shkova në një vend, ku pashë një popull, ku shkëputej prej trupit të tyre mishi, e prapë u gjuhej atyre, dhe u thuhej: “Haje ashtu siç e ke ngrënë mishin e vëllait tënd.” E pyeta: “Kush janë këta?” U përgjigj: “Shpifësit dhe përgojuesit e popullit tënd.”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s