Dhikri dhe duatë pas namazit

Dr. Musli Vërbani

Dhikri dhe duatë pas namazit

 

Sunet është për atë i cili e përfundon namazin me thënë tri herë estegfirullah dhe pastaj me thënë:

Allahume ente selam ve minke selam Tebarekte ja dhel xhelali vel ikram.

 

Pastaj me këndua Ajetul Kursijën, me thënë tridhjetë e tri herë “Subhanellah”, tridhjetë e tri herë “Elhamdulilah” tridhjetë e tri herë “Allahu Ekber” dhe të njëqindtën herë: La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh Lehul mulku ve lehul hamdu Ve huve ala kuli shej in kadirë.

 

Pastaj me bë lutje (dua) çka e sheh të arsyeshme për të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër, por më e pëlqyer është ajo çka është transmetua nga Muhamedi a.s.

Argumentet nga hadithi për këto çka thamë më lartë transmetohet nga Thuban – shërbëtori i Muhamedit a.s. se ka thënë: “Muhamedi a.s. kur e përfundonte namazin thoshte tri herë Estegfirullah dhe pastaj e vazhdonte: “Allahume ente selam ve minke selam Tebarekte ja dhel xhelali vel ikram”. MUSLIMI

Transmeton Hasan bin Alij r.a. se Muhamedi a.s. ka thenë:

“Kush e këndon ajetul kursijën pas çdo namazi prej namazeve farze do të jetë në përkujdesjen e Allahut deri në namazin tjetër”. (Taberani Senedi Sahihë)

AJETUL KURSIJA

Ajetul Kursija

ALL-LLAHU LAAAA ILAHE IL-AA HUU
EL HAJJUL KAJJUM
LAA TEËHUDHUHUU SINETUN VE LAA NEVM
LEHUU MA FIS-SEMAAVAATI VE MAA FIL ERD
MEN DHEL-LEDHII JESHFEU INDEHUU IL-LAA BI IDHNIHII
JEALEMU MAA BEJNE EJDIIHIM VE MAA HALFEHUM
VE LAA JUHII TUNE BISHEJIN MIN ILMIHI IL-LAA BI MAA SHAAAAË
VESIA KURSIJUHUS-SEMAAVAATI VE MAA FIL ERD
VE LAA JEUUDUHUU HIFDHUHUMAA
VE HUVEL ALIJJUL ADHIIM.

 

Transmeton Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. ka thënë:

Kush pas çdo namazi thotë:

  • tridhjetë e tri herë Subhanellah dhe thotë
  • tridhjetë e tri herë Elhamdulilah dhe vazhdon me
  • tridhjetë e tri herë Allahu Ekber

këto bëjnë së bashku nëntëdhjetë e nëntë herë dhe të njëqindtën e plotëson duke thënë:

La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shej in kadirë,

i falen gabimet edhe nëse janë të shumta sa shkuma e detit.

Transmeton Hakemi dhe Ebu Davudi se Muhamedi a.s. pas çdo namazi e bënte këtë dua:

 

Allahume afinij fi bedenij Allahume afinij fi semiij Allahume afinij fi besari

Allahume in-ni eudhubike minel kufri vel fekr Allahume in-ni eudhubike min adhabil kabri La ilahe il-la ente.

 

Në gjuhën shqipe do të thotë:

O Zoti im jepi shëndet trupit tim

O Zoti im përforcoje dëgjimin tim

O Zoti im përforcoje shikimin tim

O Zoti im kërkoj mbrojtje prej teje nga mosbesimi dhe varfëria

O Zoti im kërkoj mbrojtje prej Teje prej dënimit në varr

Nuk ka Zot tjetër përpos Teje.

 

Përpos kësaj duaje lejohet me bë edhe dua’ tjera.

Lini një koment