Dr. Musli Vërbani
Çka e prishë namazin?
Namazin e prishin këto veprime:
- Me fol, nëse edhe një shkronjë thuhet që ka domethënie, atëherë e prishë namazin.
- Me ngrënë ose me pi.
- Me ja kthye shpinën kibles.
- Me lëvizë shumë në namaz.
- Zbulimi i trupit me qëllim.
- Paraqitja e nevojës natyrore (lëshimi i gazrave).
- Paraqitja e ndyrësirave të mëdha.
- Të qeshurit.
- Largimi nga feja apo çmenduria ose të fiktit.
- Me u falë para se me hy koha e namazit.
- Ndryshimi i nijetit.
- Ndryshimi i domethënies për shkak të zbukurimit të zërit.
- Me lënë një pjesë përbërëse të namazit (rukn) dhe mos me plotësua si p.sh. rukunë. Ose me lënë një pjesë përgatitëse (shart) të namazit.
- Muktedia (ai i cili falet pas imamit) me krye ndonjë detyrë të namazit para Imamit.
- Me u falë gruaja para burrit pa mburojë.
- Kur ai i cili është duke u falë me tejemum gjen ujë apo kalojnë pamundësitë të cilat më parë nuk ka mundur me marrë abdes.
- Me dhënë selam me qëllim para plotësimit të namazit.