Dr. Musli Vërbani
RUKNET E AGJËRIMIT
Rukni dhe sharti janë dy pjesë thelbësore të çdo çështjeje, ashtu qysh janë pjesë thelbësore të agjërimit.
Dallimi në mes të ruknit dhe shartit është vetëm dallimi formal, sepse pa marrë parasysh a mungon rukni apo sharti agjërimi është i pavlefshëm. Mirëpo rukni është pjesë brenda agjërimit sikurse është sexhdeja pjesë përbërëse brenda namazit.
Po ashtu sharti është pjesë përbërëse jashtë agjërimit ashtu siç është abdesti është shart, jashtë namazit.
Agjërimi ka vetëm një rukn e ai është:
“Me pengua ose me ndalua veten nga të ngrënit, pija dhe kontakti martesor, prej agimit e deri në perëndim të diellit”.
Argument për këtë kemi ajetin kur’anor:
“Dhe hani e pini deri sa ta dalloni ju saktësisht perin e zi nga peri i bardhë”. (El Bekare : 187)
- – Alegoria e Kur’anit “peri i bardhë” ka të bëjë me të zbardhurit e ditës në
- – Alegoria e Kur’anit “peri i zi” ka të bëjë me të errësuarit e natës pas perëndimit.
Këtë e ka sqaruar Muhamedi a.s. në hadith:
“Vërtetë Bilalli e thirr ezanin në mbrëmje ndërsa ju hani dhe pini deri sa të thirr (Bilalli) i biri i Umi Mektumit”.
- – Janë pajtua të gjithë dijetarët-juristët islam se të penguarit apo të detyruarit e vetes nga ushqimi, pija dhe kontakti martesor është prej agimit deri pas perëndimit.