Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Dr. Musli Vërbani
Ngrënia dhe pirja me harresë gjatë agjërimit
Një njeri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: “O i Dërguar i Allahut, kam ngrënë dhe kam pirë ujë me harresë deri sa kam qenë agjërueshëm. Muhamedi a.s. i ka thënë: Të ka ushqyer Allahu, dhe të ka dhënë me pi ujë Allahu.” (E ka regjistruar Ebu Davudi)
Në koleksionin e Davudit me Ismadit Sahih teksti i hadithit është: …plotësoje agjërimin tënd, sepse Allahu të ka ushqyer dhe të ka dhënë ujë me pi, e nuk ke nevojë me plotësuar këtë ditë. Kjo ka qenë dita e parë e Ramazanit.
Derisa një grua ka qenë me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. e cila duke ngrënë e ka ndërprerë ushqimin, e Muhamedi a.s. i thotë: Çka ke? Ajo i thotë: Kam qenë agjërueshëm dhe kam harruar. Një njeri aty pranë i thotë: Po tani pasi që je ngopur? Muhamedi a.s. i thotë vazhdoje dhe plotësoje agjërimin, se kjo është furnizim me të cilin të ka ushqyer Allahu. (E ka regjistruar Ahmedi)