MJETET E MOSSHTATZËNISË

Autor: Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

MJETET E MOSSHTATZËNISË

Është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për “Azlin” (tërheqja e organit mashkullor prej vagjinës para ejakulimit), ai ka thënë: “Pse a po e praktikoni një gjë të tillë”. Këtë e ka përsëritur tri herë, e pastaj ka vazhduar: “Çdo shenjë gjallese që e ka parapa Allahu të jetë deri në Ditën e Kijametit, do të jetë e krijuar gjallesë”. (Mutefikun Alejhi)

Në sahihun e Muslimit: “Vetëm se ju nuk e veproni (përfundimin e plotë seksual), Allahu prapë se prapë atë gjallesë që e ka shkruar të jetë e krijuar deri në Ditën e Kijametit, do të jetë e krijuar ajo gjallesë.”

Po ashtu në një rast tjetër kur është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për azlin(tërheqja e organit mashkullor prej vagjinës para ejakulimit), është përgjigjur: “Çdo spermë nga e cila është caktuar të lindet fëmijë dhe që Allahu dëshiron që të krijojë fëmijën (diçka), nuk mund ta pengojë askush”.

Koment:

Dr. Sejid Xhemil mendon se është domosdoshmëri që të vendoset ligj i rreptë për përdorimin e çfarëdo mjeti për pengimin e shtatzënisë, përpos në rastet kur lejon sheriati islam për shkak të domosdoshmërisë, për të mos u përhapur dukuritë me të cilat nuk është i kënaqur Allahu i Lartmadhëruar. Allahu na mbron nga lajthitjet dhe nga rënia në humnerë nga mëkatet.

Një ditë ishim duke ngrënë drekë së bashku me shejh Shaëravijun në shtëpinë e tij, me ç’rast ia parashtrova pyetjen në lidhje me ata, të cilët i përdorin mjetet e mosshtatzënisë për shkak se fëmijët e shumtë u sjellin vështirësi dhe probleme në jetë, me arsyetim se nuk mund t’ua sigurojnë rrizkun, kjo sipas mendimit të tyre, e ai m’u përgjigj:

Ne shohim se, shumë njerëz vdesin dhe lënë pas tyre fëmijë të vegjël, mirëpo Allahu cakton që të u përkushtohet përkujdesje, dhe Allahu përkujdeset për ta, e kështu ata fëmijë rriten dhe arrijnë shkallët më të larta në jetën e tyre, gjë që kurrë nuk do ta arrinin po të kishin qenë gjallë baballarët e tyre.

Lini një koment