Si duhet të veproj autorizuesi i therrjes së Kurbanit?

Përgjigjja:

Ata të cilët autorizojnë të tjerët për prerjen e Kurbanit (me fjalë të tjera, e kanë bërë pagesën në forma të ndryshme) është e parapëlqyer të veprojnë si në vijim:

  • Të marrin abdes.
  • T’i falin dy rekate nafile (vullnetare) namaz.

Të autorizuarit e presin Kurbanin brenda tri ditëve të Bajramit të Kurbanit.

Këto dy rekate nafile (vullnetare) mund të falen brenda tri ditëve të Bajramit të Kurbanit.

–

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Më është parashtruar pyetja, po e jap përgjijgen”

Lini një koment