Dr. Musli Vërbani
Hutbe të xhumasë II
Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj
–

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin për ta analizuar dhe për ta studiuar për ta mësuar dhe për ta praktikuar.
Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin ta lexojmë dhe të veprojmë me të. Ta analizojmë dhe ta studiojmë. Ta studiojmë dhe ta praktikojmë.
Qëllimi kryesor i Kur’anit është analiza, studimi dhe mësimi. Zoti i madhërishëm thotë:
“(Kur’ani) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë ajetet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 29)
Ne kemi nevojë t’i studiojmë suret dhe ajetet Kur’anore dhe ta analizojmë, që të përfitojmë dhe ta praktikojmë.
Çdo sure e ka specifikën me të cilën specifikohet.
Si çdo sure edhe suretu Lejl e ka specifikën e vet të cilën do ta sqarojmë.
Do të kalojmë disa çaste me suren Lejl që të përfitojmë nga kjo sure me vlerë dhe rëndësi të madhe.
Kjo sure flet për dallimin e njerëzve dhe shpërblimet e tyre.
Njerëzit me mjetin e jetës së tyre ndryshojnë në qëllimet e tyre.
Njerëzit me mjetin e tyre të jetesës dallojnë në opinionet e tyre.
Njerëzit ndryshojnë në veprat e tyre dhe në aktivitetet e tyre.
Njerëzit ndryshojnë në veprat e tyre dhe në ambiciet e tyre.
Kjo për shkak të ndryshimit të ideve të tyre, dëshirave të tyre dhe të opinioneve të njerëzve.
Njerëzit ndryshojnë në zbatimin e rregullave fetare.
Njerëzit ndryshojnë në edukatë, në moral dhe në organizim të jetës.
Secili njeri përgjatë rrugës i siguron vetes atë që do ta fiton në të ardhmen e jetës së tij dhe të botës tjetër të tij.
– Sa i përket të devotshmëve: Ata qëndrojnë në rrugën për të realizuar të mira, për këtë shpërblehen në xhenet.
– Sa i përket të devijuarve dhe të humburve: Ata qëndrojnë në rrugën e cilësive të këqija, kështu për shkak të krimeve të tyre, për shkak të këqijave të tyre. do të hidhen në zjarr të xhehenemit.
Për të shpëtuar nga xhehenemi nuk i bënë dobi as familja, as pasuria, as shoku i ngushtë.
Besimtarë të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!
Pasha ditën kur ajo shkreptin!” (El-Lejl: 1, 2)
Allahu betohet në natën e cila me errësirën e vet mbulon çdo gjë e cila ka qenë e ndriçuar.
Betohet në ditën e cila shfaqet dhe shihet qartë, pasi e mënjanon errësirën e natës.
Është betuar në kohën në të cilën kryhen obligimet dhe detyrat, veprimet e njerëzve varësisht prej nevojave dhe qëllimeve.
Është betuar në natën e cila e errëson tokën me errësirën e saj që më pastaj njerëzit pushojnë, qetësohen, flenë nga lodhja dhe mundimet e ditës.
Pastaj betohet në ditën e cila ndriçon për krijesat me dritën e saj ku shpërndahen njerëzit për realizimin e qëllimeve të tyre.
Pastaj Zoti i madhërishëm thotë:
“Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!” (El-Lejl: 3)
Zoti është betuar në atë që ka krijuar mashkull dhe femër në të gjitha llojet, të njerëzve dhe të tjerave.
Zoti është betuar në krijesat e Tij dhe përsosmërinë e Tij, në ata krijesa, në të gjitha ato që dëshirojnë të mbeten dhe të mos zhduken.
E ka bë që të komplimentojnë njëri-tjetrin.
Për këtë i Takon falënderim krijuesit, më të mirit.
Besimtarë të nderuar!
Cila është arsyeja e betimit?
Përgjigja e betimit apo arsyeja e betimit:
“Pa dyshim se angazhimet (veprimtaritë) e juaja janë të shumta.” (El-Lejl: 4)
O njerëz, aktiviteti i juaj është i llojllojshëm varësisht prej nevojave, aftësive, dhe vazhdon angazhimi i asaj vepre dhe fiton ai cili kryen një punë për Allah.
O njerëz, aktiviteti i juaj është i llojllojshëm varësisht prej qëllimeve a ke vepruar për Allah dhe vazhdon angazhimi i asaj vepre dhe fiton ai cili kryen një punë për Allah.
O njerëz, aktiviteti i juaj është i llojllojshëm varësisht prej nevojave, aftësive, varësisht prej qëllimeve se a ke vepruar për Allah dhe vazhdon angazhimi i asaj vepre dhe fiton ai cili kryen një punë për Allah.
Po mos e ka pas për qëllim të interesit të kësaj bote dhe i zhvlerësohet angazhimi.
Të gjitha veprat e njerëzve janë të ndryshme dhe janë larg njëra-tjetrës.
Të gjitha veprat dallojnë shumë nga njëra-tjetra.
Vepra:
- ose e mira
- ose e keqe.
Vepra:
- ose udhëzuesja,
- ose devijuesja.
Vepra:
– ose me çka fitohet kënaqësia e Zotit, me të cilat fitohet xheneti,
– ose ajo me çka fitohet hidhërimi i Zotit, me të cilat meritohet xhehenemi.
Aktiviteti i juaj është i llojllojshëm.
Veprimtaria juaj është e llojllojshme.
Angazhimi i juaj është i llojllojshëm varësisht prej qëllimeve, varësisht prej dëshirave, varësisht prej nevojave.
A ke vepruar për Allah!?
A ke vepruar për qëllime të kësaj bote ashtu që ato vepra zhvlerësohen!
Pastaj Allahu tregon për dy kategori njerëzish dhe dy nënkategori.
Kategoria e parë:
“E sa i përket atij që jep dhe ruhet,” (El-Lejl: 5)
– Besojnë në Zotin.
-Besojnë në ditën e gjykimit.
– Besojnë në llogaridhënie.
Largohet prej harameve,
– i kryen obligimet e pasurisë si f.v.: Zekatin, Kefaretet,
– jep sadaka, me fjalë tjera jep lëmoshë,
– shpenzon në të mira,
– E kupton se pasuria është pasuri e Allahut. Zoti i Madhërishëm thotë:
“Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne”. (Enbija, 35)
“Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,” (El-Lejl: 6)
– Beson në shpërblim shpagim,
– Beson në xhenet dhe në të mirat e xhenetit.
– Beson në premtimin e Zotit siç thotë Zoti i Madhërishëm:
۞“Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi, as nënçmimi, ata janë banues të Xhennetit, aty janë përgjithmonë”. (Junus, 26)
Cili është rezultati i kësaj kategorie?
(Përgjigjja)
E do t’ia lehtëson Zoti çështjen e tij.
Besimtarë të nderuar!
Sa i përket kategorisë së dytë:
Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë të padëgjueshmit.
“E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
Dhe që mohon atë më të mirën,
Ne do ta përgatisim për më të vështirën.” (El-Lejl: 8-10)
I padëgjueshmi e pason rrugën e mëkateve dhe shpaguhet për mëkate, me fjalë tjera dënohet.
I padëgjueshmi bëhet koprrac në pasuri. Ai dëshiron vetëm famë. Ai dëshiron vetëm pozitë.
I padëgjueshmi keqpërdorë, shpenzon pa nevojë.
I padëgjueshmi nuk shpenzon në gjërat e nevojshme dhe të domosdoshme.
Bile nuk i mjafton vetëm kjo:
I padëgjueshmi e ndien veten të pavarur prej Allahut.
I padëgjueshmi nuk e adhuron Allahun.
I padëgjueshmi s’ka shpëtim.
I padëgjueshmi e harron krijuesin.
I padëgjueshmi e harron Zotin.
I padëgjueshmi e ka harruar atë i Cili ia ka dhënë shikimin, dëgjimin dhe mendjen.
I padëgjueshmi e ka harruar Atë i cili i ka dhënë pasuri dhe nuk falënderon.
Ku do të shkon?
Do të shkon te Zoti, siç thotë Zoti i Madhërishëm:
“Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë. Për shkak se e ndien veten të pavarur. Po kthimi është vetëm te Zoti yt”. (Alek: 6-9)
I padëgjueshmi e përgënjeshtron shpagimin, premtimin e Zotit. E përgënjeshtron xhenetin dhe xhehenemin.
Të padëgjueshmin e mashtron pasuria, shëndeti, forca dhe pozita.
Sa i përket kësaj kategorie: E kanë harruar Zotin e edhe Zoti i harron. Kjo kategori e kanë harruar veten.
Vëllezër të nderuar!
Ebu Bekri Sidiki r.a. lironte robër në Mekë për ta pranuar Islamin.
Ebu Bekri i lironte të dobëtit dhe të ngratit me kushtin që ta pranonin Islamin.
Babai i tij (Ebu Kahafe) i ka thënë:
Biri im, po e shoh se po i liron të dobëtit.
Çka mendon sikur t’i liroje burrat e fortë të cilët po të sulmojnë.
Çka mendon sikur t’i liroje burrat e fortë të cilët po të pengojnë.
Ebu Bekri i thotë: O babai im, unë dëshiroj atë që dëshiron Allahu.
Atëherë ka zbritur ajetet:
“E sa i përket atij që jep dhe ruhet,
Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,
Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën.” (El-Lejl: 5-7)
Aktivistët janë dy llojesh:
– Ai i cili jep për mirësi dhe në rrugë të Allahut, njëkohësisht frikësohet ndalesave të cilat i ka ndaluar Allahu dhe beson në xhenetin.
– Ai i cili jep për mirësi dhe në rrugë të Allahut dhe beson se do të shpërblehet, atëherë do ta marrim për dore dhe do t’ia lehtësojmë çdo vepër obligative, pra për t’i vepruar, ose kur nuk duhet vepruar.
“husna” e ka kuptimin e xhenetit.
“jusra” – gjendjen e mirë dhe të kënaqshme në këtë botë dhe në botën tjetër.
Vëllezër të nderuar!
Në anën tjetër Umeje bin Halefi ka qenë koprrac, për të kanë zbritur ajetet në vazhdim:
“E sa i përket atij që bën koprraci dhe e ndien veten të pavarur (nga Zoti),
Dhe që mohon atë më të mirën,
Ne do ta përgatisim për më të vështirën.” (El-Lejl: 8-10)
Sa i përket atij i cili është dorështrënguar në pasurinë e tij, dhe nuk shpenzon asgjë në rrugën e Allahut dhe në rrugën e së mirës, dhe thotë se nuk ka nevojë për Allahun dhe në mëshirën e tij, dhe vetëkënaqet me dëshirat e kësaj bote dhe nuk mendon për të mirat e botës tjetër.
Pastaj, nuk i interesojnë Shpërblimet dhe mirësitë e Allahut.
Pastaj, edhe përgënjeshtron se ka shpërblime në botën tjetër, atëherë e marrim për dore dhe ia lehtësojmë rrugën e vështirë e cila prodhon vetëm të këqija, saqë e ka të vështirë të shkon rrugës së mirë dhe të përmirësimit, dhe bëhet i dobët për punët e mira, deri sa të mbërrijë në xhehenem.
“E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të zhduket.” (El-Lejl: 11)
Mirëpo atëherë nuk i bënë dobi pasuria, të cilën se ka dhënë në bamirësi kur të shkon në xhehenem.
Kur të flet për të mirën dhe për të keqen, atëherë lehtësimi bëhet për të dyja rrugët:
– Bujaria (dhënia) dhe
– Koprracia,
kanë të bëjë vetëm në çështjet materiale.
Njeriu kur të vdes nuk i bën punë ajo pasuri edhe nëse e paraqet tek Allahu.
Nëse njeriu nuk e jep pasurinë për botën tjetër, ajo pasuri do të jetë mallkim për atë njeri.
Vëllezër të nderuar!
Pasi i ka përmend dy kategori të njerëzve, informon se i ka sqaruar dy rrugë:
– E ka sqaruar rrugën e drejtë, mirëpo është larguar,
– E ka sqaruar rrugën e drejtë dhe me zgjedhjen e lirë e ka trasuar dhe e ka pasuar.
“Inne alejna lel huda” – Sqaron rrugën e drejtë e cila të dërgon tek Allahu dhe në të cilën rrugë fitohet kënaqësia e Allahut.
Sa i përket rrugës së humbur, ajo e dërgon njeriun aty ku do të dënohet.
Jeta e kësaj bote dhe e botës tjetër është pronë e Allahut. Vetëm Zoti e ka në kompetencë çështjen e botës tjetër dhe të kësaj bote.
Vëllezër të nderuar!
Allahu i Madhërishëm tregon për çështjen e udhëzimit, dhe të sigurimit të udhëzimit ku thotë:
“Detyrë e jonë është vetëm të udhëzojmë.
Dhe vetëm e Jona është bota tjetër si dhe kjo.” (El-Lejl: 12, 13)
Thënia e Allahut: “idha teredda” ka kuptimin: Ka ra në xhehenem, pra prej pjesëve të xhehenemit.
Zoti e ka përsipër që të sqarojë rrugën e së mirës dhe së keqes, dhe
rrugën e udhëzimit dhe të devijimit,
të hallallit dhe të haramit.
Këtë e ka bë nëpërmjet pejgamberëve dhe librave të cilat përmbajnë ligjet dhe dispozitat të cilat sqarojnë besimin, adhurimin, moralin dhe çështjen e akteve dhe të veprimeve dhe raporteve ndërnjerëzore.
Ne, në secilin botë, në atë të botës tjetër, dhe në çdo rast të kësaj bote, veprojmë si të dëshirojmë. Ai i cili dëshiron diçka për të dy botët, le të kërkon nga Ne, i japim dhe i dhurojmë çka të dëshiron kush të dëshiron. Nuk na dëmton asgjë fakti që ndonjërin e këshillojmë (udhëzojmë) e nuk e pranon këshillën (udhëzimin).
Si udhëzimi, si mosudhëzimi nuk përbënë asgjë te Ne, por dobia e udhëzimit dhe dëmi i mosudhëzimit kthehet te ju, o ju njerëz.
“Unë ua kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.
Që aty nuk hyn tjetër kush, pos atij që është më i prishuri.
I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps.” (El-Lejl: 14-16)
Allahu tërheqë vërejtjen që të mos shkohet rrugës së zjarrit ku thotë:
“Unë veç ju kam paralajmëruar për zjarrin i cili do të ju përvëlon.” (El-Lejl: 14).
Unë ju kam frikësuar për një zjarr të madh i cili flakëron, djegë, përvëlon dhe përcëllon. Aj zjarr i djegë vetëm të padëgjueshmit pabesimtarë të cilët e kanë përgënjeshtruar të vërtetën me të cilën kanë ardhur pejgamberët, e prej tyre kanë përgënjeshtruar pejgamberin a.s. i cili ka ardhur me Kur’anin.
Pastaj tërheq vërejtjen. Në xhehenem do të hyjë ai i cili përgënjeshtron të mirat e Allahut.
Në xhehenem do të hyjë ai i cili refuzon urdhrat e Allahut.
“Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.” (El-Lejl: 17)
Nga xhehenemi largohet dhe mënjanohet i devotshmi, i cili e pastron shpirtin, pastrohet prej mëkateve dhe imoralitetit, të cilët veprojnë të mira vetëm për Allah.
“Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.
Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit,
Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi!” (El-Lejl: 18-21)
Me fjalën “Nuk e djegë” ka për qëllimin nuk djegë me djegie të përgjithmonshme. Do të largohet nga zjarri çdonjëri i cili i është frikësuar pabesimit.
Do të largohet nga zjarri çdonjëri i cili i është frikësuar mëkateve.
E, i tilli është ai i cili shpenzon pasurinë duke dhënë në rrugë të dobishme, me qëllim që te Zoti të shkon i pastër.
Qëllim që te Zoti të shkon i pastër prej mëkateve dhe gabimeve, duke mos shpenzuar (donuar) për famë e syfaqësi, “i cili është pastruar” – qëllimi është për Ebu Bekri Sidikin r.a.
Thënia e Allahut “Jetezeka” ka kuptimin edhe të pastrimit edhe të zhvillimit (shtimit) të pasurisë.
Aspekti i jashtëm tregon për ndihmat vullnetare.
- ai, nuk jep ndihma vullnetare për të kërkuar kompensim nga njerëzit,
- ndihmat vullnetare të tij nuk janë që të kërkon t’i kompensohet ajo e cila i është dhënë, por ajo bëhet vetëm e vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut të Lartmadhërishëm,
- që shpërblimi të jetë vetëm shpërblimi i kënaqësisë së Allahut e, jo ndonjë shpërblim tjetër.
Allahu do të jetë i kënaqur me atë që jep me bujarinë e tij, dhe do ta shpërblen me shpërblim të madh.
Thënia e Allahut “vetëm për kënaqësinë e Allahut” është përjashtim i ndërprerë.
Përfundim
Thënia e Allahut: “E, pastaj do të jetë i kënaqur”.
Allahu i Madhërishëm i premton Ebu Bekrit se në botën tjetër ai do të jetë i kënaqur.
Vetëm Zoti shpërblen. Nuk ka vlerë puna pa nijet.
Falënderojmë Zotin që e përfunduam komentimin e sures Lejl.