Dr. Musli Vërbani
Hutbe të xhumasë II
Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj
–

Vëllezër të nderuar!
Më herët kemi shpjeguar për pjesën e parë dhe pjesën e dytë të suretu Nebeë.
Tani do të shpjegojmë për pjesën e tretë të suretu Nebe,ë e cila është pjesa e fundit e kësaj sureje.
Në pjesën e fundit të suretu Nebeë Zoti tregon për gjendjen e të mirëve në ditën e gjykimit?
Pasi ka treguar për ditën e gjykimit.
Pasi ka treguar për ditën e ndarjes.
Pasi ka treguar për banorët e xhehenemit, në pjesën e fundit të sures Nebeë Zoti i Madhërishëm përshkruan gjendjen e banorëve të xhenetit ku thotë:
“S’ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.” (En-Nebeë: 31)
Banorët e xhenetit janë të suksesshëm.
Banorët e xhenetit janë fitimtarë.
Janë të suksesshëm nga shkaku se i shpëtojnë xhehenemit dhe hyjnë në xhenet.
Janë fitimtarë nga shkaku se i shpëtojnë xhehenemit dhe hyjnë në xhenet.
E gjithë kjo me mëshirën dhe me mirësinë e Allahut:
Xheneti është përfundimi i besimtarëve të devotshëm, e ajo është se, ata të cilët i frikësohen Zotit të tyre duke i vepruar urdhëresat, dhe duke u larguar nga ndalesat, do të jenë të shpëtuar.
Të devotshmit janë në vendin e shpëtimit, nga shkaku se janë larguar nga pika kritike e zjarrit, dhe kanë hyrë në xhenet.
Fitimet e banorëve të xhenetit janë të shumta, e prej tyre Zoti ka përgatitë:
“Kopshte e vreshta rrushi.” (En-Nebeë: 32)
Në xhenet kënaqen në plantacionet me plotë e përplot pemë e fryte.
Në xhenet kënaqen me plantacione e vreshta rrushi me shije të mirë.
Për banorët e xhenetit Zoti ka përgatitë:
“Edhe vasha të një moshe.” (En-Nebeë: 33)
Në xhenet kënaqen me hyri të xhenetit.
Në xhenet kënaqen me hyri me mosha të njëjta.
Në xhenet kënaqen me hyri të reja.
Në xhenet kënaqen me hyri të dashura të cilat kanë vija perfekte të trupit,
Në xhenet kënaqen me hyri me gjoksin e bukur.
Banorët e xhenetit do të kenë:
“Edhe gota të mbushura plot verë.” (En-Nebeë: 34)
– Konsumojnë pije të shijshme me gota komode, të cilat gota mbushen edhe me alkool të xhenetit, i cili nuk dehë.
Besimtarë të nderuar!
Për banorët e xhenetit Zoti i Madhërishëm thotë:
“Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra.
Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.” (En-Nebeë: 35, 36)
Në xhenet nuk dëgjohen fjalët e padrejta.
Në xhenet nuk dëgjohen fjalë ofenduese, nënçmuese, sharje, e kështu me radhë.
Banorët e xhenetit nuk e gënjejnë njëri-tjetrin, gjë që tregon për ambient dhe atmosferë të mirë dhe të etikës së lartë, ku qetësohen shpirtrat.
Në xhenet nuk befasohen me ndonjë fjalë të pazakontë.
Allahu i shpërblen për besimin e tyre dhe për veprat e mira të tyre.
Allahu ua ka mundësuar banorëve të xhenetit ato mirësi, për t’i nderuar dhe për t’i respektuar.
Kjo është solide dhe e mjaftueshme duke u bazuar në veprat e tyre.
Allahu e ka realizuar premtimin e Tij ndaj tyre.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Zoti i qiejve e i tokës, dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t’i bëjnë vërejtje.” (En-Nebeë: 37)
Zoti i Madh, i Cili shpërblen me të mira, cilësohet me Madhështinë e Tij.
Zoti i Madh, i Cili shpërblen me të mira, ngase Ai është Zot i qiejve dhe tokës, çka ka në to dhe çka ka në mes tyre.
Ai është Mëshirëploti, i Cili me mëshirën e Tij përfshinë çdo gjë.
Askush nuk ka mundësi të flet para Tij pa lejen e Tij. Kjo për shkak të Madhështisë së Tij Famëlartë.
Besimtarë të nderuar!
Për ditën e gjykimit Zoti i Madhërishëm thotë:
“Atë ditë Xhibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën.” (En-Nebeë: 38)
Nuk mund të flasin para Allahut, në ditën kur do të ngrihet Xhibrili a.s. dhe të gjitha melaqet e përzgjedhura të cilat do të qëndrojnë të rreshtuara dhe të organizuara, edhe pse ata kanë grada të larta dhe janë në nivele të larta.
Në ditën e gjykimit, nuk mund të flet askush nëse nuk plotësohen dy kushte:
– Kushti i parë: Nëse Allahu i jep leje ndokujt që të ndërmjetëson, siç figuron në ajetin tjetër:
“Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejen e Tij?” (El-Bekare: 255)
– Kushti i dytë: Që folësi të flet fjalë të drejtë, pra që të jetë në harmoni me të vërtetën dhe me të drejtën, nëse ndërmjetësuesit i është dhënë leja, dhe ai për të cilin ndërmjetësohet në dunja e ka thënë fjalën e vërtetë. Pra e ka dëshmuar Njëshmërinë e Allahut ashtu që ka thënë: “La ilahe il-lell-Llah”.
Pasi i është dhënë leja ndërmjetësuesit.
Fjala “ruhë” është për Xhibrilin, duke u bazuar në thënien e Allahut të Madhërishëm:
“Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). (E solli) në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen” (Shuaraë: 193-194)
Ajeti dëshmon se melaqet dhe Xhibrili a.s. janë prej krijesave më të çmuara dhe me pozitat më të larta.
Ajeti dëshmon se dita e gjykimit është një ditë e madhe dhe e rëndë.
“Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet.” (En-Nebeë: 39)
Kjo ditë, dita e gjykimit është ditë e vërtetë, pra domosdoshmërisht do të ndodhë. Në ndodhjen e saj nuk ka dyshim.
Kush dëshiron shpëtim, e trason rrugën e Zotit të Tij.
Kush dëshiron shpëtim, udhëzohet në rrugën e Tij për të fituar shpërblimin.
Kush dëshiron shpëtim afrohet te Zoti i tij, i afrohet fisnikërisë së Tij, dhe i largohet dënimit të Tij, dhe atë me besimin e drejtë dhe me vepra të mira.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhe!” (En-Nebeë: 40)
Zoti tërheqë vërejtjen dhe i frikëson për atë ditë të gjykimit edhe një herë. “O ju pabesimtarë, Ne ua tërheqim vërejtjen dhe ju frikësojmë me dënimin i cili shumë shpejtë do të ndodhë, e ajo ditë është dita e gjykimit.”
Kjo është rikonfirmim i ndodhisë, e cila ndodhë për së afërmi.
Çdo e ardhme është e afërt, kështu që ajo ditë do të ndodhë shumë afër, ashtu që çdo njeri e sheh se çka ka vepruar, keq apo mirë, gjatë jetës së tij në dunja.
Çka do të thotë pabesimtari, ateisti, idhujtari?
Përgjigjja:
Në rend të parë pabesimtari do të dëshiron që të mos ishte njeri.
Në rend të parë ateisti do të dëshiron që të mos ishte krijuar.
Në rend të dytë do të dëshiron që të mos ishte ringjallë.
Kafshët pasi të hakmerren në mes vete do të bëhen dhe (baltë).
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhe”!” (En-Nebeë: 40)
Për shkak të vuajtjeve dhe llojeve të ndryshme të dënimit, pabesimtarët si f.v.: Ubej bin Halefi; Ebu Xhehli, do të thonë: Mjerë për mua, po të isha dhe sikurse kafshët, dhe të mos isha krijuar.
Këto dy ajete të fundit dëshmojnë se në ditën e gjykimit njerëzit do të ndahen në dy grupe:
– Grupi i besimtarëve të afërt me Allahun, të cilët shpërblehen prej Allahut, shpërblehen me Bujarinë e Tij dhe Zoti është i kënaqur me ta.
– Grupi i pabesimtarëve mohues, të cilët janë larg mëshirës së Allahut, të cilët mbeten të ndëshkuar me dënime të llojllojshme.
Cili grup është në rrugën e drejtë dhe të udhëzimit, dhe me përfundim më të mirë dhe më të suksesshëm.
Po të pyetej fëmija i logjikshëm para pubertetit do ta jepte përgjigjen, do t’i pasonte besimtarët me mundësinë e tij dhe do të shpëtonte.
Duke e falënderuar Zotin, po e përfundojmë komentimin e sures Nebeë.