SURETU NEBEË (2)

Dr. Musli Vërbani

Hutbe të xhumasë II

Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin për ta analizuar dhe për ta studiuar për ta mësuar dhe për ta praktikuar.

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin ta lexojmë dhe të veprojmë me të. Ta analizojmë dhe ta studiojmë. Ta studiojmë dhe ta praktikojmë.

 Qëllimi kryesor i Kur’anit është analiza, studimi dhe mësimi. Zoti i madhërishëm thotë:

“(Kur’ani) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë ajetet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 29)

Ne kemi nevojë t’i studiojmë suret dhe ajetet Kur’anore dhe ta analizojmë, që të përfitojmë dhe ta praktikojmë.

Çdo sure e ka specifikën me të cilën specifikohet.

Si çdo sure edhe suretu Nebeë e ka specifikën e vet, të cilën do ta sqarojmë.

Do të kalojmë disa çaste me suren Nebeë që të përfitojmë nga kjo sure me vlerë dhe rëndësi të madhe.

 Suret mekase dallohen me atë se përbëhen prej ajeteve të shkurta.

 Suret mekase dallohen me atë se përshkruajnë ringjalljen dhe kataklizmën.

Sureja Nebeë e përshkruan kataklizmën, e përshkruan kijametin.

Vëllezër të nderuar!

Pjesa e dytë e suretu Nebeë flet për ditën e ndarjes së njerëzëve ku Zoti Madhërishëm thotë: 

“S’ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.” (En-Nebeë: 17)

Kjo do të thotë se:

– Dita e gjykimit është ditë e vështirë.

– Dita e gjykimit është ditë e rëndë.

– Dita e gjykimit është ditë e tmerrshme.

– Dita e gjykimit është ditë përfundimtare.

Cilësi e ditës së gjykimit është se kjo ditë është ditë e ndarjes. Pra, Dita e gjykimit quhet edhe: Dita e ndarjes!

Koha e ditës së gjykimit është e determinuar në momentin të cilin e di vetëm Allahu dhe askush tjetër.

Dita e gjykimit as nuk përshpejtohet dhe as nuk vonohet.

Parashtrohet pyetja:

Pse quhet dita e gjykimit ditë e ndarjes?

Përgjigjja:

– Dita e gjykimit quhet dita e ndarjes nga shkaku se Allahu i ndanë besimtarët nga pabesimtarët.

– Dita e gjykimit quhet ditë e ndarjes nga shkaku se Allahu e ndanë të vërtetën nga e pavërteta.

– Dita e gjykimit është dita e ndarjes, ku njerëzit ndahen nga një vend përkohësisht në një vend të caktuar, prej të parëve e deri te të fundit për t’u gjykuar në në një vend tjetër të botës tjetër të përgjithmonshme.

Dita e gjykimit është dita kur Zoti i ndanë njerëzit për t’i shpaguar.

Besimtarë të nderuar!

Cilat janë shenjat e ditës së gjykimit?

Këtë e sqaron Zoti i madhërishëm ku thotë:         

“Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.

Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.

Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).” (En-Nebeë:18-20)

Shenjat e ditës së gjykimit janë të shumta. Në këtë rast përmenden tri prej tyre, e ato janë:

– E para:

Është dita kur Israfili do t’i fryjë borisë apo bririt. Fryrja e “Surit” e cila është briri të cilit i bie Israfili për t’u ringjallë njerëzit.

Është dita kur të gjithë njerëzit do të ngriten nga varret dhe do të paraqiten grupe-grupe, dhe shoqëri-shoqëri me shenja dalluese.

Është dita kur secili umet do të paraqitet me pejgamberin e vet.

– E dyta:

Në atë ditë, ndeshen qiejt dhe qahen, dhe bëhen dyer të shumta, bëhen rrugë dhe drejtime për të zbritur njerëzit. Ndeshen dhe përplasen qiejt në mes vete.

“Bëhet me dyer” ka kuptimin e çarjes dhe çeljes ashtu që të ketë korridore sikurse dyert në mur.

– E treta:

Në atë moment kodrat zbresin nga vendet e tyre, dhe zhduken në qiell bëhen hi e pluhur sa që njeriu e sheh dhe i duket si ujë (sikurse avull, ose sikurse rreze drite). Lëvizin kodrat nga vendet e tyre dhe bëhen hi e pluhur, thuaja se bëhen sikurse qielli (ajri).

Pra, në rend të parë kodrat shkulen.

Pastaj kodrat bëhen sikur lëmsh leshi.

Pastaj zbehet dhe bëhet sikurse pluhur.

Pastaj me erë zhduket në qiell, pasi ngriten nga toka.

Çka ndodhë pas ditës së gjykimit?

Pas vdekjes dhe ditës së gjykimit nuk ka gjë tjetër pos dy çështjeve:

– Ose në xhenet – i paraparë për të devotshmit.

– Ose në xhehenem – i paraparë për mizorët.

Vëllezër të nderuar!

Tani shpjegojmë për Xhehenemin, ku Zoti i Madhërishëm thotë:

“E Xhehennemi është në pritë (në pusi).

Është vendstrehim i arrogantëve.” (En-Nebeë: 22)

“Mirasadë” është vend i përgatitur. Kjo nënkupton se është krijuar dhe ekziston edh sot. Allahu i Madhërishëm thotë:

“Pa dyshim se vendi i destinacionit të kthimit është te Zoti yt”. (El-Kamer)

Atë që pabesimtarët e devijuar do ta shohin atë ditë është zjarri.

Allahu e ka përcaktuar që vendi për kriminelët të jetë xhehenemi.

Allahu e ka parapa që vendkthimi për kriminelët të jetë xhehenemi.

Allahu e ka parapa dhe e ka përcaktuar që vendqëndrimi për kriminelët të jetë xhehenemi.

Për banorët e xhehenemit Zoti i madhërishëm thotë:

“Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim).” (En-Nebeë: 23)

Aty do të qëndrojë në një kohëzgjatje të përgjithmonshme. Periodat kohore vazhdojnë njëra pas tjetrës pafundësisht.

Në xhehenem do të qëndrojnë pa limit, do të qëndrojnë në kohë të pakufishme.

Pastaj Zoti i madhërishëm tregon për banorët e xhehenemit se:

“Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije.” (En-Nebeë: 24)

Si do të jetë dënimi në xhehenem?

– Të dënuarit në xhehenem nuk do të freskohen me diçka e cila do t’i mbronte nga zjarri. Pra nuk i prek diçka e cila do t’i çlironte nga dënimi i nxehtësisë së madhe.

Fjala “Dhukë” është metaforë “e shijimit” (shijes). Nuk shijojnë freski.

Ata, banorët e xhehenemit nuk kanë pije e cila do ta shuante etjen nga nxehtësia e madhe, përpos ujit valë i cili përvëlon.

Nuk kanë pije e cila do ta shuante etjen nga nxehtësia e madhe përpos djersës së nxehtë e cila rrjedhë nga trupat e banorëve të xhehenemit.

Pastaj Zoti i madhërishëm tregon për banorët e xhehenemit se:

“Përveç ujë të valë e kalbësirë.” (En-Nebeë: 25)

 Djersa është e përzier me qelbin e trupave të banorëve të xhehenemit dhe është i fëlliqur.

Lini një koment