Dr. Musli Vërbani
Hutbe të xhumasë II
Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj
–

Sot do të vazhdojmë me hutben e tretë në komentimin e suretu Naziatë, ku Zoti kërcënon pabesimtarët të cilët nuk besojnë në ringjalljen ku thotë:
“A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!
Ngriti kupolën e tij dhe e përsosi atë.
Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.” (En-Naziatë: 27-29)
Allahu i Madhërishëm u është drejtuar mohuesve të ringjalljes, duke u argumentuar me zanafillën e krijimit në rikrijimin.
Ashtu siç ka krijuar qiejt, ashtu ka mundësi t’i rikrijon qiejt. Ashtu siç i ka krijuar krijesat ka mundësi t’i rikrijon krijesat. Ashtu siç ka krijuar tokën dhe kodrat, ashtu ka mundësi t’i rikrijon tokën dhe kodrat. Ashtu siç i ka krijuar krijesat, ka mundësi t’i rikrijon krijesat. Kështu do të ringjallë, rikrijon, edhe njerëzit të cilët pastaj do të jenë në dy grupe:
– Një grup në xhenet.
– Një grup në xhehenem.
Allahu i Madhërishëm u është përgjigjur pyetjes së idhujtarëve se kur do të ndodhë kataklizma?
Ua ka bë me dije se kjo çështje i takon vetëm Allahut Famëlartë, ndërsa pejgamberi a.s. është dërguar vetëm për të paralajmëruar.
Atë që e mohojnë do ta shohin konkretisht, sikurse të kishin jetuar në këtë botë vetëm një çast ditor.
O ju idhujtarë, a është më e vështirë krijimtaria e juve apo krijimi i qiellit të lartë. Padyshim se krijimi i qiellit është krijimtari më e komplikuar.
Allahu i Madhërishëm e ka bë lartësinë e qiellit ashtu që anën e poshtme të e ka bë të lartë,pra ashtu siç e ka bë ultësi e ka bë edhe lartësi.
Ky ajet është argument se ringjallja e trupave nga varret nuk është e vështirë për Allahun e Madhërishëm.
Natën e qiellit, Allahu e ka bë errësirë, pastaj e ka ndriçuar ditën me dritën e diellit.
Besimtarë të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“E pastaj tokën e sheshoi.
Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.
Kurse kodrat ia përforcoi.
Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.” (En-Naziatë: 30-33)
E ka sheshuar tokën, dhe e ka bë elipsoide. Kjo, pas krijimit të qiellit.
E ka sheshuar tokën, dhe e ka bë sikurse veza. Kjo, pas krijimit të qiellit.
Toka ka qenë e krijuar, por e pa konstruktuar (e rrumbullakuar) para se të krijohej qielli, e pastaj e ka sheshuar pas krijimit të qiellit.
Kjo dëshmon se Allahu i Madhërishëm e ka krijuar tokën dhe ende nuk e ka sheshuar (rrafshuar), pastaj i është qasur diellit, deri sa ka qenë tym, dhe e ka krijuar qiellin dhe e ka ndërtuar, e pas kësaj tokën e ka sheshuar.
Allahu, gjatë rrafshimit të tokës e ka bë të gatshme që të jetohet në të, ashtu që nga toka të shpërthen ujë nëpërmjet burimeve.
Allahu, gjatë rrafshimit të tokës e ka bë të gatshme që të jetohet në të, ashtu që nga toka të shpërthen ujë nëpërmjet përroskave e lumenjve.
Pastaj ka bë të blegërohen fushat me barishte e me pemishte për kafshët.
Pastaj ka bë bimët për bijtë e Ademit, siç janë farërat dhe frytet.
Pastaj ka bë kodrat si shtylla të tokës, ashtu që banorët e saj të jetojnë në stabilitet.
Të gjitha këto begati, kuptohet se janë në të mirën e njerëzve dhe të kafshëve, kënaqen me to dhe në tokë.
Allahu, të gjitha këto i ka bë në dobi dhe për të mirën tuaj o ju njerëz, për ju dhe për kafshët e juaja të cilat i shfrytëzoni për transport të mallrave, transport të udhëtarëve, dhe që të konsumoni mishin e tyre, e ato janë: Devetë, lopët dhe bagëtia.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“E kur të vijë vala e madhe (kijameti).
Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.
E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.” (En-Naziatë: 34-36)
Kur të ndodhë katastrofa e madhe e cila shkatërron çdo gjë, e ajo është dita e gjykimit, apo fryrja e dytë e surit, dhe kur njeriu harron çdo gjë që ka pranë vetes dhe i kujton veprat për të cilat i ka punuar në këtë botë.
Kur të ndodhë katastrofa e madhe e cila shkatërron çdo gjë, e ajo është dita e gjykimit, e ringjalljes nga varrezat, dhe kur njeriu harron çdo gjë që ka pranë vetes dhe i kujton veprat për të cilat është angazhuar në këtë botë.
Atëherë, merret vendimi përfundimtar i ndarjes në mes njerëzve ku Zoti i Madhërishëm thotë:
“E për sa i përket atij që e ka tepruar.
Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,
Xhehennemi do të jetë vendi i tij.” (En-Naziatë: 37-39)
Sa i përket kriminelit, i cili i ka tejkaluar kufijtë e vet dhe e mohon Zotin, dhe i jep përparësi vetëm kësaj bote dhe e anashkalon botën tjetër, dhe nuk përgatitet për botën tjetër, nuk punon për botën tjetër, vendstrehim është zjarri përvëlues dhe djegës.
Sa i përket atij i cili i ka tejkaluar kufijtë e vet dhe mëkaton dhe i jep përparësi vetëm kësaj bote dhe e anashkalon botën tjetër, dhe nuk përgatitet për botën tjetër, nuk punon për botën tjetër, vendbanim dhe vendqëndrim është zjarri përvëlues dhe djegës. Kjo nga shkaku se dashuria e kësaj bote është koka e çdo mëkati.
Sa i përket atij i cili rebelohet dhe tregohet kryeneç dhe i jep përparësi vetëm kësaj bote dhe e anashkalon botën tjetër, dhe nuk përgatitet për botën tjetër, nuk punon për botën tjetër, vendqëndrim është xhehenemi. Kjo nga shkaku se dashuria e kësaj bote është koka e çdo mëkati.
Besimtarë të nderuar!
Për besimtarët Zoti i madhërishëm thotë:
“E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,
Xheneti është vendi i tij.” (En-Naziatë: 40, 41)
– Sa i përket atij i cili i frikësohet gjykimit të Allahut në ditën e gjykimit, i cili e ka kuptuar madhështinë e Allahut Famëlartë, dhe e largon veten nga epshet, dhe e largon nga mëkatet dhe ndalesat të cilat i lakmon, vend i përgatitur për të është xheneti, vendqëndrim dhe vendbanim është xheneti, e asnjë vend tjetër.
– Sa i përket atij i cili i frikësohet gjykimit të Allahut, e largon veten nga epshet dhe kthehet në devotshmëri ndaj Zotit të tij, vend i përgatitur për të është xheneti, vendqëndrim dhe vendbanim është xheneti, e asnjë vend tjetër.
– Sa i përket atij i cili i frikësohet dhe i cili e ka kuptuar madhështinë e Allahut Famëlartë, dhe e largon veten nga epshet, dhe e largon nga mëkatet dhe ndalesat të cilat i lakmon, dhe kthehet në devotshmëri ndaj Zotit të tij, vend i përgatitur për të është xheneti, vendqëndrim dhe vendbanim është xheneti, e asnjë vend tjetër.
– Sa i përket atij i cili i frikësohet gjykimit të Allahut, i cili kthehet në devotshmëri ndaj Zotit të tij, vend i përgatitur për të është xheneti, vendqëndrim dhe vendbanim është xheneti, e asnjë vend tjetër.
Vëllezër të nderuar!
Kurejshitët kanë pas filluar të hulumtojnë për momentin e ditës së gjykimit.
Sot shumë njerëz pabesimtarë e ateist hulumtojnë për kohën e ditës së gjykimit.
Për ditën të cilën ka informuar pejgamberi a.s., dhe i kishte paralajmëruar për atë ditë, dhe e kishte përmendur shpesh.
Aishja r.a. ka thënë: Pejgamberin a.s. e pyetnin për ditën e gjykimit, deri sa ka zbritur ajeti:
“Ty të pyesin për kijametin: “Kur do të ndodhë ai?!
Po, në çfarë gjendje je ti t’ua përkujtosh atë?
Vetëm te Zoti yt është dijenia për të.
Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij.” (En-Naziatë: 42-45)
Allahu i Madhërishëm e paraqet pyetjen ironike të idhujtarëve për kohën e kataklizmës.
O pejgamber, idhujtarët përgënjeshtrues të pyesin për ringjalljen dhe për kohën e seancës apo të procesit të ditës së gjykimit, për momentin e ndodhjes së kataklizmës dhe të ditës së gjykimit: Kur do ta realizon atë proces Allahu?
Allahu i Madhërishëm e ka ndalur pejgamberin a.s. duke i thënë:
“Po, në çfarë gjendje je ti t’ua përkujtosh atë?”. (Naziatë: 43)
Pse ta përmendësh kohën dhe momentin e saj, kur ti nuk ke të bësh asgjë në caktimin e atij momenti?
Ti nuk di asgjë për atë moment dhe nuk është në interesin tënd ta sqarosh dhe ta tregosh atë moment.
Vetëm Allahu e di konkretisht atë moment.
Allahu të ka dërguar ty që t’i paralajmërosh njerëzit dhe t’ua tërheqësh vërejtjen nga dënimi prej Allahut, nga vështirësia e asaj dite.
Ata të cilët i frikësohen dënimit prej Allahut dhe të cilët të dëgjojnë dhe shpëtojnë.
Ata të cilët nuk e besojnë ditën e gjykimit dhe të kundërshtojnë, ata kanë dështuar dhe janë shkatërruar.
Mos u merr me çështjen për të cilën nuk ngarkohesh. Vepro atë për çka je urdhëruar dhe vetëm paralajmëro.
Përfundim
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.” (En-Naziatë: 46)
Ajo ditë për të cilën pyetesh, domosdoshmërisht do të ndodhë, thuaja se ata veç janë në atë ditë. Ata kur do të ringjallen nga varret dhe kur do të tubohen, dhe kur do të prezantojnë në ditën e gjykimit, e shkurtojnë kohën e qëndrimit në të thuaja se ajo është prezent brenda ditës, ose në mbrëmje të asaj dite.
Allahu i Madhërishëm e ka përafruar çështjen e ditës së gjykimit, duke e treguar se, njeriu kur do ta sheh atë ditë do të mendon se në dunja nuk ka jetuar më shumë se një natë apo më shumë se një ditë.
E ka mbështetur ditën në natë nga shkaku se dita dhe nata janë pjesë njësie e kalendarit ditor.
Qëllimi është të tregohet kohëzgjatja e shkurtë e kësaj bote në shpirtrat e tyre, atëherë kur do t’i shohin agonitë (trishtimet) e ditës së gjykimit.
Duke e falënderuar Zotin, po e përfundojmë komentimin e sures Naziatë.