SURETU NAZIATË (1)

Dr. Musli Vërbani

Hutbe të xhumasë II

Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin për ta analizuar dhe për ta studiuar për ta mësuar dhe për ta praktikuar.

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin ta lexojmë dhe të veprojmë me të. Ta analizojmë dhe ta studiojmë. Ta studiojmë dhe ta praktikojmë.

 Qëllimi kryesor i Kur’anit është analiza, studimi dhe mësimi. Zoti i madhërishëm thotë:

“(Kur’ani) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë ajetet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 29)

Ne kemi nevojë t’i studiojmë suret dhe ajetet Kur’anore dhe ta analizojmë, që të përfitojmë dhe ta praktikojmë.

Çdo sure e ka specifikën me të cilën specifikohet.

Si çdo sure edhe suretu Naziatë e ka specifikën e vet, të cilën do ta sqarojmë.

Do të kalojmë disa çaste me suren Naziatë që të përfitojmë nga kjo sure me vlerë dhe rëndësi të madhe.

 Suret Mekase dallohen me atë se përbëhen prej ajeteve të shkurta.

 Suret Mekase dallohen me atë se përshkruajnë ringjalljen dhe kataklizmën.

Sure Nebeë përshkruan kataklizmën, përshkruan kijametin.

Suretu Naziat flet për vërtetimin e ditës së gjykimit ku thotë:

“Pasha ata (melekët) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!

Dhe ata (melekët)që marrin shpirtra me lehtësim!

Dhe ata(melekët) që notojnë me shpejtësi!

Dhe nxitësit(melekët) të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!

Dhe pasha ata(melekët) që çdo çështje rregullojnë!” (En-Naziatë: 1-5)

Allahu i Madhërishëm, për të vërtetuar ringjalljen, është betuar në disa dukuri natyrore si f.v.:

– Është betuar në melaqet të cilat i marrin shpirtrat.

– Është betuar në melaqet të cilat e lavdërojnë Allahun në qiell.

– Është betuar në melaqet të cilat zbresin nga qielli për t’i rregulluar disa çështje.

Çka përmban betimi?

Betimi përmban disa informata të ndodhive në ditën e gjykimit.

 Betimi përmban kërcënimin e përgënjeshtruesve se do të dënohen në këtë botë dhe në botën tjetër.

Kështu pra,

– Allahu i Madhërishëm është betuar në melaqe, të cilat me ashpërsi tepër të madhe i marrin shpirtrat e pabesimtarëve.

– Allahu i Madhërishëm është betuar në melaqe, të cilat shpirtrat e besimtarëve i marrin me shpejtësi dhe me butësi.

– Allahu i Madhërishëm është betuar në melaqet të cilat zbresin me shpejtësi nga qielli, dhe me shpejtësi shpirtrat e besimtarëve i dërgojnë në qiell.

 – Allahu i Madhërishëm është betuar në melaqet të cilat zbresin me shpejtësi nga qielli, të cilat i programojnë çështjet, zbresin të programojnë dhe të sqarojnë të lejuarën dhe të ndaluarën.

 Me këto pesë fjali qëllimi është për yjet dhe trupat qiellore në lëvizjet e tyre nëpër sisteme qiellore dhe qarkullimi nëpër orbitat e tyre të qeta.

Me këto pesë fjali qëllimi është se me shpejtësi me urdhrin e Allahut janë programuar të gjitha çështjet.

 Sa i përket termit: “Emren”. Kjo ka të bëjë me çështjet të cilat i programon Allahu i Madhërishëm, por u është atribuuar melaqeve dhe se ata janë një shkak prej shkaqeve të atyre çështjeve.

Besimtarë të nderuar!

Gjithmonë pas betimit rezulton arsyeja e betimit, e arsyeja e betimit është se:

Melekët e vazhdojnë kryerjen e detyrave pas vdekjes së krijesave.

Melekët e vazhdojnë kryerjen e detyrave atëherë kur toka do të dridhet dhe kodrat do të ndeshen,

Melekët e vazhdojnë kryerjen e detyrave atëherë kur toka palohet me qiellin dhe çdo gjë që është në qiell, të gjitha trupat qiellorë shpërndahen.

Kështu që, në pjesën e dytë të ajeteve Zoti famëlartë flet për agonitë e ditës së kijametit dhe i kërcënon ata të cilët nuk e besojnë atë ditë ku thotë:

“Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.  

Që pas saj pason tjetra.” (En-Naziatë: 6, 7)

Pastaj Zoti i madhërishëm thotë:

“Atë ditë zemrat janë të tronditura.

Shikimet e tyre janë të poshtëruara (frikësuara).” (En-Naziatë: 8, 9)

– Në ditën e gjykimit zemrat do të jenë të frikësuara, që nga momenti kur do ta kuptojnë se ndodhen në ditën e gjykimit, e ato zemra janë zemrat e pabesimtarëve.

Kjo nga shkaku se identifikohet gjendja e tyre se kanë vdekur si pabesimtarë dhe se e kanë mohuar ringjalljen.

– Në ditën e gjykimit zemrat do të jenë të mërzitura, që nga momenti kur do ta kuptojnë se ndodhen në ditën e gjykimit, e ato zemra janë zemrat e pabesimtarëve.

Pabesimtarët dhe shikimet e tyre do të jenë të përulura, të ngrysura dhe të poshtëruara.

Kjo nga shkaku se identifikohet gjendja e tyre se kanë vdekur pabesimtarë dhe si mohues të ringjalljes.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Ata (idhujtarët në dynja) thonë: “A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?”

“A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?”

Ata thanë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!” (En-Naziatë: 10, 12)

Idhujtarët dhe të ngjashmit me ta do të thonë: “A do të kthehemi edhe njëherë në botën e parë (të mëhershme), dhe të fillojmë me çështjen e para vdekjes, e të kthehemi në jetën e para vdekjes”.

Fjala “Hafiretun” është fjalë e cila përdoret për dy kuptime:

Fjala “Hafiretun” është fjalë e cila përdoret atëherë kur arrijnë në fund.

Fjala “Hafiretun” është fjalë e cila përdoret kur kthehen prej fillimit.

Banorët e xhehenemit do ta thonë këtë nga habia për shkak se e kanë përgënjeshtruar ditën e gjykimit.

Pabesimtarët do ta thonë këtë nga shkaku se e kanë përgënjeshtruar ditën e gjykimit.

Kuptimi: “A do të kthehemi në dunja, pasi jemi ndarë prej saj kur kemi vdekur!?”

Si është e mundur, ne nuk mund ta imagjinojmë që të kthehemi në jetë, pasi që të bëhemi eshtra të kalbura.

Si është e mundur, ne nuk mund ta imagjinojmë që të kthehemi në jetë, pasi pjesët e trupit të na shpërndahen në tërësi, atëherë i bie se jemi kthyer në jetë pas vdekjes, por doli e vërteta se ne në ditën e gjykimit u ringjallëm që të dështojmë me dështimin e paraparë, ngase e kemi përgënjeshtruar Muhamedin.

Kjo thënie është sarkazëm e tyre, të cilën e kanë thënë në dunja.

Përfundim

Allahu është kundërpërgjigjur:

Këtë çështje mos e llogaritni si absurditet. Nga shkaku se kjo çështje është e thjeshtë.

Çështjen e ringjalljes mos e konsideroni se për Allahun është çështje e vështirë. Kjo, nga shkaku se nevojitet vetëm një zë.

Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:

“Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (një zë).

Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.” (En-Naziatë: 13, 14)

Kjo është fryrja e dytë e surit, kur do të ringjallen njerëzit nga varret dhe menjëherë dalin të gjallë mbi tokë.

Fjala: “Sahiretun” është toka e botës tjetër. Ajo është toka e bardhë ku do të qëndrojnë.

Është cilësuar në këtë mënyrë, sepse atëherë nuk do të flenë, nuk bien në gjumë.

– Një pjesë e dijetarëve mendojnë se ajo tokë është kjo tokë, pra toka e kësaj bote.

– Një pjesë e dijetarëve mendojnë se ajo tokë janë kodrat e Shamit afër Mesxhidi Aksasë.

Duke e falënderuar Zotin, po e përfundojmë komentimin e pjesës së parë të sures Naziatë.

Lini një koment