“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Transmetohet se Mehdiu i cili ishte Halif Abasit ka hy në Meke. Aty e sheh një djalosh të moshës 16 apo 17 vjeç ndërsa rreth tij 400 burra të mëdhenj, me mjekra, të pashëm, dhe pleq, ndërsa djaloshi u mbante atyre ligjëratë.
Mehdiu habitet dhe thotë: Mjerë për këta burra, po a nuk ka pas tjetër që të ishte para tyre!?
Pastaj, i është afruar djaloshit, duke dashur ta kritikonte dhe ta qortonte dhe i thotë: O djalosh, sa vjeç jeni?
Djaloshi i thotë: Vitet e mia janë vitet e Usamete bin Zejdit, të cilin e ka emëruar pejgamberi a.s. udhëheqës të ushtrisë në të cilën ushtri, ushtarë kanë qenë Ebu Bekri dhe Omeri.
Mehdiu, duke e pranuar mençurinë e tij dhe qëndrimin stoik dhe të drejtë të tij i thotë:
Zoti ju bekoftë!
Kjo është drejtësia, drita, vizioni dhe intuita e besimtarit i cili sheh me dritën e Allahut. Çdo herë kur paraqet një çështje, me atë çështje udhëzon.
Fjala “furkanë” përdoret vetëm për çështje madhështore pa marrë parasysh se a ka ndodhur te Musa, ose te Muhamedi, vetëm se Furkani është bë simbol i Kur’anit.
Ka dallim në mes të simbolit dhe atributit.
Çdo gjë e cila e ndan të drejtën nga e padrejta, atribuohet se është Furkanë, vetëm se kur të quhet me atë emër atëherë llogaritet të jetë Kur’an.
Nëse e analizojmë substancën e fjalës “Furkanë” e shohim se kjo fjalë luan rol të rëndësishëm, te rasti i parë i Musait a.s. Ajeti i parë është: “Dhe kur e ndamë për ju detin.” (Bekare: 50), atëherë kur ajo çështje dallohet në brendi.
Në matematikë thuhet: Shumëzimi dhe pjesëtimi. Ka dallim kur i ndanë elementet e përziera si fjala vjen: Portokallin, mollën dhe rrushin, dhe të ndash atë pasi janë bë lëng i shtrydhur. Janë bashkuar saqë janë bë një element.
Kështu pra, ndarja e detit për Musain a.s. nuk është “ferkan”, por “furkanen”. Kjo nga shkaku se është lloji më i madhi i ndarjeve, është që të ndash detin në dy pjesë. Secila pjesë sikurse të ishte një kodër e madhe. Kush mundet ta bëjë këtë përpos Allahut.
Pastaj, Zoti i Madhërishëm thotë: “Po ashtu dritë dhe këshillë për të devotshmit.” (Enbijaë: 48).
Pra, dritë e cila udhëzon njerëzit që të shkojnë në rrugën e jetës së tyre pa vështirësi. Përndryshe, si do të kaloni nëpër pengesat e jetës. Njeriu po të udhëtonte pa udhëzues ose do të ballafaqohej me ndonjë njeri më të fuqishëm se vet, dhe do të shtypej ose do të ballafaqohej me ndonjë njeri më të dobët dhe do ta shtypte.
Kështu pra, ndriçimi është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm gjatë rrugëtimit të njeriut. Në bazë të saj udhëzohet për jetë të sigurt dhe të qetë dhe angazhohet në bazë të udhëzimeve të kristalta ashtu që as nuk mundohet dhe as nuk i mundon të tjerët.
“Dhe përkujtim”. Pra, përkujton dhe ua tërheqë vërejtjen të paditurve dhe të pakujdesshmëve. Nëse grumbullohen pakujdesitë, diapazoni i shikimit zvogëlohet dhe vjen deri te shikimi i turbullt dhe nuk ekziston shikim i mirë. Për këtë arsye, pejgamberi kur e ka bë përngjasimin e pakujdesisë së njerëzve ka thënë: “Paraqiten trazirat në zemrat e njerëzve sikurse kur mblidhen thuprat dhe forcohën njëra pas tjetrës.”
Në një transmetim: Kërkim mbrojtje, kërkim mbrojtje.119Që nënkupton: Besimtari kërkon mbrojtje prej Allahut që të mos i ndodh atij (ai rrezik i trazirës).
A ke pa se si rregulluesi i gardhit kur e bashkëngjit një thupër mbi thuprën tjetër ashtu që bëhet gardh i izolimit. Kështu na paraqiten neve trazirat. Nëse je i kujdesshëm dhe e vëren në fillim rrezikun, atëherë e mënjanon atë pakujdesi dhe nuk grumbullohen pakujdesitë njëra pas tjetrës.