“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Zoti Famëlartë thotë: “Ne kemi zbritur nga Kur’ani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët.” (Isra: 82).
Që në momentin kur e dëgjon Kur’anin, ai të shëron nga ajo që e mundon shpirtin, i jep forcë vetes tënde për t’u përballur me sëmundjen dhe e ndezë energjinë e shërimit në brendinë tënde.
Ai është mëshirë për ty kur e pranon si program të jetës dhe e zbaton në jetën tënde. Të jep formulën e cila të mbron nga sëmundjet. Kur’ani është mjekësi shëruese dhe njëkohësisht mjekësi parandaluese e sëmundjeve. Pas kësaj, Zoti Famëlartë thotë:
“Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet Allahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve.” (Jusuf: 52).
E vërejmë se mbreti ka thënë dy herë: “Më sillni mua”.
– Njëherë pasi ka dëgjuar interpretimin e ëndrrës, mirëpo Jusufi ka refuzuar të dalë nga burgu, para se të vërtetohej pafajësia e tij. Ose, ka dalë nga burgu dhe ka prezantuar në ballafaqimin me gratë në mesin e të cilave ka qenë gruaja e Azizit.
Filani dënohet, çka të bëjmë edhe pse e di se është i pafajshëm dhe se i bëhet padrejtësi. Zemra e tij nuk e pranon dënimin dhe thuaja se hyn në burgje dhe thotë: Thirr me zërin më të lartin, dhe bëhu sikurse janë duke të të rrahur.
Zoti Famëlartë thotë: “Allahu është më i Miri dhe i Përgjithmonshmi.” (Taha: 73).
Ti do të zhdukesh, bile ti me të gjithë kriminelët të cilët vijnë pas teje do të zhduken, dhe do të mbetet vetëm Allahu.
Ti dhe të gjitha krijesat në këtë botë i nënshtroheni shkaqeve.
Përderisa, sa i përket botës tjetër, në botën tjetër nuk jetojnë me shkaqe, por me Shkaktarin – me Zotin Famëlartë – pa shkaqe.
Për këtë arsye, e shohim ajetin kur’anor: “Derisa toka e merr bukurinë e saj dhe stoliset, dhe banorët mendojnë se mbizotëruan ata, kur paraqitet urdhri (i shkatërrimit) nga Ne, natën ose ditën.” (Junus: 24).
Njerëzit, sado që të mendojnë se kanë mundësi të bëjnë çdo gjë në jetën e tyre, ata prapë se prapë janë të dobët, nuk mund ta ruajnë atë që e realizojnë.
Kështu pra, Allahu Famëlartë ka bë që gjithmonë ta kesh në mendje se çdo gjë e cila të humbë, të ta kompensojë. Në hadithë kudsij figuron si në vijim: “Nëse ju mendoni se nuk ju shoh juve, atëherë e meta e juaj është në besimin tuaj. Nëse mendoni se ju shoh juve, atëherë pse jeni bë sikurse ju shoh pak juve”.
Kur e kanë pyetur një dijetarë: Si e ke kaluar jetën?
Ai ka thënë: Në katër çështje:
– E kam kuptuar se Zoti më sheh në çdo çast, andaj jam turpëruar që të bëjë mëkate.
– E kam kuptuar se rizku nuk mund të më anashkaloj, andaj e kam lënë në dorë të Allahut dhe jam pajtuar me atë që e kam pasur.
– E kam kuptuar se obligimet e mia nuk i kryen askush për mua, andaj jam angazhuar t’i kryej vet.
– E kam kuptuar se afati i vdekjes do të më zë, andaj jam përgatitur për atë ditë.
Këto katër çështje i ka sqaruar një dijetar tjetër i cili ka thënë: Ta kesh në mendje Mbikëqyrësin, i Cili të sheh në çdo çast. Falëndero Atë i Cili nuk t’i ndërpret të mirat. Dëgjoje dhe respektoje Atë i Cili është i Pavarur nga ti. Nënshtroju Atij, sundimi i të Cilit nuk mund të dalësh.
Kështu, këto tetë fjalë janë përmbledhje e gjithë fesë.
Pastaj paraqet magjistarët të cilët kanë deklaruar besimin e tyre dhe mënyrën e këtij besimi kur kanë thënë:
“Ai i cili shkon te Zoti i tij si kriminel, për të është xhehenemi, ku as nuk do të jetë i vdekur dhe as i gjallë.” (Taha: 74).
Pasazhi: “Kush shkon te Zoti si kriminel” ka kuptimin e kriminelit me vepra kriminale.
Krim është të thyesh një ligj prej ligjeve të Zotit, ashtu siç veprojnë njerëzit me thyerjen e ligjeve të tyre, dhe parashohin dënime në atë se kush i tejkalon apo i shkel ato ligje dënohen, mirëpo duhet të përcaktohet ai krim dhe të publikohet te njerëzit.
Kush e vepron ndonjë krim, ai është paralajmëruar për dënimin e atij krimi.
Kështu pra, Nuk ka dënim nëse nuk ka veprim kriminal, dhe nuk ka krim pa ekzistuar teksti i ligjësimit për atë krim.