HISTORIA E AJETIT MË SHPRESDHËNËS NË KUR’ANIN FISNIK

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Zoti Famëlartë i ka parapa namazet obligative për afrim, i ka parapa si mjet që i gjithë umeti i pejgamberit a.s. të afrohen.

 Tregohet se Aliu r.a. (Zoti e ndriçoftë) është afruar pranë një turme njerëzish dhe u ka thënë: Cili ajet në librin e Allahut është ajeti më shpresëdhënës për ju?

Pra, cili ajet ju jep shpresë, qetësi, siguri dhe ju përgëzon se Zoti Famëlartë na pranon, na falë dhe na mëshiron?

– Disa kanë thënë: “Zoti nuk falë atë i cili i përshkruan ortak Atij. Përpos kësaj falë atë cilin Do.” (Nisa: 48).

Aliu thotë: Mirë, por nuk është ai ajet. Pra është ajet i cili përmbush kërkesën që e kërkova, por nuk është ajeti për të cilin kam për qëllim.

– Disa kanë thënë: Është thënia e Zotit Famëlartë: “Kush bën ndonjë të keqe apo ngarkon veten, pastaj kërkon falje te Allahu, ai e gjen Allahun falës dhe mëshirues.” (Nisa: 110).

Imam Aliu, përsëri ka thënë: Nuk është ky ajet për çka e mendoj!

– Disa kanë thënë:

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer: 53).

Imam Aliu, përsëri ka thënë: Nuk është ky ajet për të cilin mendoj.

– Disa kanë thënë: “Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i i falë mëkatet përveç Allahut?” (Ali Imranë: 135).

Imam Aliu përsëri ka thënë: Nuk është ky ajet për çka e mendoj.

Turma e njerëzve kanë heshtë dhe nuk kanë bë zë. Aliu r.a. (Zoti e ndriçoftë) u ka thënë: O ju musliman, ç’u bë me ju?

Thuaja se i ka pyetu: “Pse po heshtni?”

Ata i thonë: Asgjë!

Në këtë mënyrë ka vepruar Imami që të përqendroheshin se çka do të thotë: Ata i ngritën lartë kokat dhe filluan ta dëgjonin me vëmendje.

Aliu r.a. u thotë: E kam dëgjuar pejgamberi a.s.. duke thënë: Ajeti më shpresëdhënës në librin e Allahut, është thënia e Zotit Famëlartë:

“Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se vepra e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.” (Hudë: 114).

O Ali, ndonjëri kur merr abdes, i bien mëkatet nga pjesët e trupit të tij, dhe ai i cili e drejton fytyrën dhe zemra e tij nuk e lakon zemrën, Zoti ia falë gabimet dhe bëhet i pastër i pagabime sikurse në ditën kur e ka lindur nëna.

Po ashtu nëse bën ndonjë lëshim në mes të namazeve, do të jetë njësoj (pa gabime).

Pastaj ia ka numëruar pesë kohët e namazit njëri pas tjetrit duke thënë: Prej sabahut deri në drekë, prej drekës deri në ikindi, prej ikindisë deri në aksham, prej akshamit deri në jaci dhe prej jacisë deri në sabah.

Pastaj i ka thënë: O Ali, për umetin tim, pesë kohët e namazit janë sikurse një lum i cili qarkullon pranë derës së shtëpisë së ndonjërit prej tyre, edhe nëse ka ndonjë njollë në trupin e vet, e pastaj pastrohet në atë ujë, a do t’i mbetej ndonjë papastërti?

Pastaj ka thënë: Për Zotin, kështu janë pesë kohët e namazit për umetin tim.118

Për këtë arsye, nëse shikojmë, çdo vepër mund të ketë mundësi të mos kryhet në ndonjë kohë të jetës, përpos namazit. Hapësira kohore është përgjatë gjithë jetës.

Pas kësaj, Zoti Famëlartë thotë:

“Duro, kjo ngase Allahu nuk e humb shpërblimin e besimtarëve” (Hudë: 115).

Po ashtu Zoti Famëlartë ka thënë:

“Urdhëro familjen tënde për namaz, dhe bëhu konsistent dhe i qëndrueshëm.” (Taha: 136).

Durimi është dyllojësh:

–    Durimi “për” dhe

–    Durimi “nga”.

Durimi për kryerjen e obligimeve është durimi në përballimin e vështirësive për kryerjen e obligimeve si f.v.: Durimi yt kur zgjohesh nga gjumi për të falë namazin e sabahut. Durimi në ruajtjen nga mëkatet është durimi nga epshi.

Kështu e mësojmë se kur përdoret fjala durim, kërkohet durim për njërën prej dy çështjeve:

–    Në aspektin pozitiv për kryerjen e obligimeve.

–    Në aspektin negativ për largimin nga mëkatet.

Ne e dimë se xheneti mbushet me të padëshiruarat andaj duro nga të padëshiruarat.

Ne e dimë se xhehenemi mbushet me realizimin e epsheve, andaj duro nga epshet.

Të supozojmë se ndonjëri dëshiron të konsumoj mishin, mirëpo nuk ka mjete financiare. Ai duron nga ajo që e dëshiron, dhe nuk merr hua.

Lini një koment