I URTI DHE TROKITËSI NË DERË

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Zoti Famëlartë dëshiron nga besimtari që të jetë syçelë ndaj vëllait ashtu që ta kuptojë situatën e tij vetëm duke e shikuar, e nuk duhet pritur që të kërkojë diçka prej tij. Kjo ngase, nëse e kupton në bazë të shenjave në të, kjo do të thotë se je i mençur, i zgjuar.

Nëse nuk e kupton nëpërmjet shenjave, dhe pritë që të tregojë dhe të të kërkojë, kjo dëshmon se je shkurtpamës dhe nuk jeni i zgjuar.

Zoti Famëlartë dëshiron që besimtari të jetë vizionar, ashtu që të jetë në gjendje që t’i kuptojë vëllezërit dhe gjendjen e tyre nëpërmjet fytyrës së vëllezërve besimtarë, se për çka kanë nevojë.

Nëse e kupton këtë, do të thotë se tek ai ka vizion dhe mençuri të besimit.

 Shembull në lidhje me këtë ngjarje kemi rastin kur një njeri ka trokitur në derën e një dijetari i cili i ka kuptuar gjërat instinktivisht, dhe i cili ka qenë në gjendje që ta kuptonte gjendjen e vëllezërve të tij.

 Për këtë arsye, Allahu ka ligjësuar obligimet në bashkësi, ashtu që të afrohen njerëzit në mes vete, vëllai me vëllezërit.

Çka e ka sjell këtë vëlla?

Ndonjë nevojë, apo sëmundje?

Ndonjë ngjarje apo ndonjë fatkeqësi?

Çka është me të ashtu që të ketë ardhur në situatë që të lypë?

Nëse është situata ashtu, atëherë imani është në sprovë! “Çka do që jepni (shpenzoni) Allahu di për të.” (Bekare: 215).

Duhet ta dish se, para se të japësh Allahu e ka ditur se do të japësh, dhe çështja është vendosur në kandar, ashtu që krijesat veprojnë në bazë të përcaktimit (kaderit), çka është parapërcaktuar në të kaluarën veprohet në të tashmen. Kjo nga shkaku se Zoti e ka ditur se njeriu do të veprojë dhe kështu edhe e vepron. Çdo veprim i veprave e ka kohën se kur do të ndodhë dhe si do të ndodhë. Koha e ndodhisë do të jetë natën apo ditën.

Duke e shpjeguar mënyrën e shpenzimit dhe kohën e shpenzimit Zoti Famëlartë thotë:

“Ata, të cilët pasurinë e tyre e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi dhe haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë të Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim.” (Bekare: 274).

Çështja e shpenzimit kërkon dy elemente:

–    Ose të shpenzosh fshehtazi.

–    Ose të shpenzosh haptazi.

Koha është dita dhe nata.

Kohën dhe mënyrën, Allahu e ka përkufizuar në të dy elementet:

– Në elementin e natës dhe

– Në elementin ditës.

Mos tento që shpenzimin ta bësh në atë mënyrë që të thuash: Ditën kam me vepruar, ose natën kam me vepruar, sepse kjo është mënyra më e mirë e veprimit, e të arsyetosh vonimin e shpenzimit. Çështja e dhënies fshehtazi dhe haptazi në mënyrën e dhënies nuk ka të bëjë me sinqeritetin e dhënies.

“Ata, të cilët pasurinë e tyre e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi dhe haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë të Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim.” (Bekare: 274).

Në ajet, a mos thuhet: Ata të cilët shpenzojnë pasurinë e tyre natën ose ditën.

Jo!

Ka kërkuar nga ne që të shpenzojmë ditën dhe natën. Ka thënë: “ditën dhe natën”:

– Ti jep natën,

– Ti jep ditën,

– Ti jep fshehtazi,

– Ti jep haptazi.

Mos e përkufizo shpenzimin as me natën, as me ditën, as me kohën, as me mënyrën, as me situatën.

Lini një koment