HISTORIA SE SI RIZKU E NDJEKË TË FURNIZUARIN

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Koncepti i thënies së Zotit Famëlartë: “E adhuron Allahun me mëdyshje.”(Haxh: 11).

Termi ”Harf: Është ana e një çështjeje, sikurse kur hyn në një dhomë të mbushur me njerëz dhe ulesh i fundit, në vendin e fundit. Zakonisht në këtë rast nuk ndihet qetësi dhe komoditet. Kështu është me atë i cili e adhuron Allahun me mëdyshje, që do të thotë: Nuk ka zënë vend besimi në zemrën e tij, dhe befasisht, posa të sprovohet nuk beson. Kjo nga shkaku se e ka adhuruar Allahun me besim labil, me adhurim të pavendosur në besim në Zotin e Urtë, i Cili e di adhurimin e robit të Tij.

Ajeti nuk ka lënë pa e përmendur se çka ka në shpirtin njerëzor qoftë për mirë, qoftë për keq.

Analizo thënien e Zotit Famëlartë: “Nëse e goditë e mira” dhe po ashtu thënien e Zotit Famëlartë: “Nëse e goditë e keqja”.

Ti nuk thua: “Më ka goditur e mira”. Por e vërteta është se të ka goditur e mira dhe të ka ardhur në derën tënde. Ti nuk e hulumton rizkun tënd aq sa rizku të kërkon ty. Për këtë arsye Zoti i Madhërishëm thotë: “Ai i cili i frikësohet Zotit, i bën rrugëdalje. Dhe e furnizon nga atje ku nuk e ka llogaritur.” (Talakë: 2-3).

Të diturit thonë: “Rizku e di më mirë se ti vendin tënd”. Rizku kujdeset dhe e di adresën tënde, ndërsa ti nuk e di adresën e tij. Kjo për faktin se ti e kërkon rizkun në një vend dhe prej atij vendi nuk përfiton asgjë. Ndonjëherë i shohim frytet në ara, me shpresën se do të kemi përfitime të mira dhe ke siguri se do të përfitosh, mirëpo një erë e fortë apo ndonjë sëmundje e bimëve dhe nuk mund t’i mbulosh shpenzimet e asaj are.

Ne kemi shembullin te Ibni Udhejnete të cilit i ishte vështirësuar gjendja ekonomike. I thonë: Ti ke shoqëri me Hisham bin Malikun, Halifen Umevejit. Shko te ai se ndoshta do të përfitosh nga Halifja. Në fakt, ibni Udhejnete ka shkuar te shoku i tij (Halifja). Hipi në deve dhe shkoi në Sham (Siri). I kërkon leje dhe hyn te Halifja dhe e pranon.

E pyet për gjendjen e tij?

Ai i thotë: Jam në gjendje të vështirë ekonomike dhe në krizë.

Në atë kuvend të Halifes, kishte dijetarë, Ibn Udhejnete ishte poet, dhe i thotë: A nuk i ke thurë ti vargjet si në vijim:

“E kam mësuar se si duhet të jetë edukata ime.

Ajo çka është rizku im, do të vjen tek unë”.

Në këtë çast Halifja ia thyen ndërgjegjen e Urvetes. E humb shpresën dhe thotë: Zoti të shpërbleftë me të mira o udhëheqës i besimtarëve. Më ke përkujtuar diçka që e kam harruar. Më ke tërhequr vërejtjen për diçka çka nuk isha i kujdesshëm dhe largohet.

Pasi që është larguar Udhejnete nga kuvendi i Halifes. Halifja e analizon qëndrimin e tij, pendohet për mënyrën e veprimit me shokun e tij, i cili ka pasur qëllim të mirë dhe si është e mundur që të sillej ashtu.

Dëshiron ta përmirësoj gabimin. E dërgon një administrator pas tij për t’i dhënë dhurata të shumta. Mirëpo administratori duke e ndjekur, sa herë që shkonte në një vend ai kishte kaluar në një vend tjetër, deri sa kishte mbërri në shtëpinë e tij.

Pasi ka hy në shtëpinë e tij. Dikush i troket në derë dhe i thotë: Udhëheqësi i besimtarëve është penduar dhe ja ku i ke këto dhurata dhe të mirat prej tij.

Këtu e ka plotësuar Ibni Udhejnete vargun e parë poetik duke thënë:

“Shkova tek ai kërkova çka dëshiroja.

Po të mos shkoja do të më vinte çka nuk do të dëshiroja”.

Po ashtu në këtë ajet: “Nëse e godet e mira, qetësohet në të, dhe nëse e godet e ndonjë sprovë”. Vërejmë se e keqja nuk e ka përball parashtesën e së mirës. Por e ka përdorur fjalën “sprovë”. Pra testim! Kjo ngase mund ta kalojë testin dhe nuk bëhet keq për të.

Ajeti: “Është kthyer përmbys” ka kuptimin e të kundërtës së çështjes. Pasi ka qenë i devotshëm, i dëgjueshëm, është bë i padëgjueshëm dhe mëkatar.

“Ka humbur këtë botë dhe botën tjetër”. Njeriu me adhurimin e tij ka humbur humbje të qartë, e cila nuk mund të kompensohet me asgjë. Për këtë arsye pason teksti: “Kjo është humbje e qartë”.

A ka humbje të qartë dhe humbje jo të qartë?

(Përgjigjja:)

Po! Humbja është humbje e cila kompensohet. Përderisa, humbja e cila nuk kompensohet është humbja e qartë e cila nuk i ndahet njeriut në asnjë moment. Ajo humbje nuk përkufizohet vetëm në këtë botë të cilën mund ta kompensosh, apo mund të durosh, por ajo humbje vazhdon edhe në botën tjetër, ashtu që ajo humbje nuk mund të kompensohet dhe nuk mund të durohet për shkak të rrezikut të saj.

“Humbje e qartë”: Është humbja e cila të kaplon dhe nuk mund të përballohet. Për këtë arsye, p.sh.: nëse ndokush e humb të dashurin e vetëm i thuhet: Nëse i humburi ka qenë i dashur dhe i çmuar, atëherë bëje më të çmuar për të hy në xhenet. Kjo duke duruar për humbjen e tij dhe duke e llogaritur se ai është te Zoti. Nëse e keni humbur në këtë botë, mos e humbisni botën tjetër. Nëse vajtojmë i gërvishtim fytyrat, i shqyejmë rrobat dhe nuk pajtohemi me kaderin e Zotit, e kemi humbur këtë botë dhe botën tjetër.

Të vërtetën e ka thënë pejgamberi a.s. kur ka thënë:

Çështja e besimtarit është impresionuese. E gjithë çështja e tij është e dobishme:

– Nëse e godet e mira, falënderon, e kjo është e dobishme për të.

– Nëse e godet fatkeqësia duron, edhe kjo është e dobishme për të.112

Këtë mirësi e posedon vetëm besimtari. Durimi në fatkeqësi dhe falënderimi në fatmirësi janë gradë prej gradave të besimit dhe nivel prej niveleve të bindjes në shpirtin e besimtarit. Ajo është fillimi i cili pasohet në nivele tjera varësisht prej forcës së besimit.

Dëgjoje këtë bashkëbisedim i cili ka ndodhur në mes të të urtëve dhe mistikëve, të cilët garojnë për të arritur këto grada të besimit, të cilët garojnë në mes vete jo për t’u krenuar dhe për t’u lavdëruar. Por me qëllime të sinqerta për të forcuar besimin e tyre.

Lini një koment