“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Zoti Famëlartë thotë:
“(Shihen) shenjat e tyre në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdeve” (Fet’h: 29).
Që nënkupton se, që në momentin kur t’i shohësh (ata besimtarë), kupton se ata kanë bindje të fortë. Zoti Famëlartë thotë:
“I kupton nëpërmjet shenjave në ta, ata nuk kërkojnë te njerëzit.” (Bekare: 273).
Kështu e kuptojmë se “ai i cili kupton në bazë të shenjave” është personi me instinkt zbulues të të fshehurit në thellësi dhe pejgamberi a.s. ka thënë: “Të keni kujdes nga instinkti i besimtarit sepse ai vëren nëpërmjet dritës së Allahut”.109
Në literaturë të gjuhës arabe e lexojmë tregimin e beduinit të cilit i ka humbur deveja dhe ka shkuar deri në një vend të largët dhe ka thënë: Më ka humbur deveja dhe kam frikë se mos e ka vjedhur ndokush. Derisa ishte duke treguar, i afrohet një person dhe i thotë: Deveja jote, a është e verbër?
Pronari i devesë thotë po.
A është deveja jote pa bisht?
Po – i thotë pronari i devesë.
Personi i parashtron edhe pyetjen e tretë: Deveja jote a është e çalë? Me fjalë tjera, kur ecë a shqepon?
Beduini i thotë: Po, për Zotin, ajo është deveja ime.
Administratori i lagjes ka dashur ta mësoj se si i ka ditur ai person të gjitha ato shenja të asaj deveje. Për këtë arsye e ka pyetur: Nga i dije të gjitha këto shenja?
Ai person i thotë: E kam pa në rrugë dhe e kam kuptuar se është me një sy qorre nga shkaku se ushqehej në pjesën ku bari ishte i thatë dhe nuk e kthente kokën nga bari i njomë e cila ishte në anën tjetër. Po të shihte me të dy sytë, do ta shihte barin e njomë (të gjelbër).
E kam kuptuar se nuk ka bisht.
E kam kuptuar se është çalë nga shkaku se gjurmët e këmbës së djathë ishin më të thella në tokë në krahasim me gjurmët e këmbës së majtë.
Kështu, në librin e gjuhës arabe sqarohet fjala “mutevesim”.
Pastaj, Zoti Famëlartë sqaron vendin e qytetit të popullit të Lutit, ku pas kësaj thotë: “Dhe ajo është rrugë stabile” (Hixhr: 76) që do të thotë: Ajo është rrugë e qëndrueshme dhe nëse shkoni në atë drejtim do të keni stabilitet.
Në ajetin tjetër Zoti Famëlartë thotë:
“Dhe ju do të kaloni atje në mëngjes.” (Saffat: 137).
Pra, kjo është ajo rruga e sigurt për të arritur në atë vend, rruga në të cilën nuk do të ndikojnë faktorët dhe as rrethanat për të mos shkuar atje, nuk do të ndikojnë shkaqet për të humbur rrugën deri atje, përpos nëse do Allahu Famëlartë për të mos shkuar.