HISTORIA E LËMOSHËS NË DORËN E ZOTIT

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Sa i përket ajetit: “Kush huazon te Zoti huazim të mirë.” (Bekare: 245) nënkuptohet se Allahu Famëlartë jep mirësitë e Tij, pastaj Ai kërkon huazim prej tij.

Të sjellim një shembull të kësaj bote – edhe pse Allahu është i Pa të meta, dhe Ai është më i Larti – të supozojmë se ti ke nevojë për shkak se e ke gjendjen e vështirë financiare, në anën tjetër ti ke fëmijë të cilët kanë mjete financiare të cilat ti ua ke dhënë atyre. Pastaj ti u thua: Më huazoni nga mjetet financiare të cilat i keni dhe se do t’ua kthej prapë kur ta kaloj këtë situatë. Kjo i bie sikurse ti e kthen dhuratën financiare të cilën ua ke dhënë atyre më herët, por që në të vërtet i ke marrë në huazim. Kështu vepron Zoti Famëlartë. Po ashtu, e kemi edhe përvojën edhe mësimin nga zonja Fatime r.a., kur te ajo ka hy pejgamberi a.s., kur ajo e kishte dërhemin në dorë. Dërhemin e kishte ngritur lartë dhe e parfumonte.

Babai e pyet: Çka po bënë oj Fatime?

Ajo i thotë: Po e parfumoj dërhemin?

E pyet: Pse?

Ajo i thotë: Kam vendosur ta jap lëmoshë!

I thotë: Po përderisa do ta japësh lëmoshë, pse po e parfumon?

Ajo i thotë: Nga shkaku se kam bindje se bie në dorën e Zotit para se të bie në dorën e nevojtarit.

Po ashtu, mirësi është që njeriu ta përmbushë premtimin, Zoti Famëlartë thotë: “të cilët e përmbushin premtimin e tyre kur të premtojnë” (Bekare: 177).

Çka do të thotë premtim?

Kemi “premtimin” ashtu siç kemi “marrëveshjen”.

Premtim është kur dy palë premtojnë për kryerjen e një çështjeje, mirëpo është e mundur që njëri nuk mund të jep, e tjetri nuk mund ta kthejë atë që e merr.

Po ashtu edhe marrëveshja përbëhet prej dy palëve: I pari jep dhe merr, edhe i dyti jep dhe merr.

Prej mirësisë është që të jesh: “Prej durimtarëve në kohë të vështira dhe në kohë krizë” (Bekare: 177).

Ne e vërejmë se Zoti Famëlartë fjalën “e zbatojmë premtimin e tyre” e ka përdorur në rasën emërore të nënrenditur prej fjalës “mirësi”, mirëpo parashtrohet pyetja: Pse fjala “durimtarët” është përdorur në rasën kallëzore?

Çka nënkuptojmë me përdorimin e rasës kallëzore në këtë rast?

Arabët e kanë pasur shprehi që kur të dëgjojnë diçka, ta dëgjojnë në gjuhën e kulluar arabe dhe oratorike.

Nëse formulimi i fjalës është formulim sintaksor, në këtë rast është përdorur rasa kallëzore për diçka që duhet ta kemi parasysh. Kjo nga shkaku se përdoruesi i tekstit është orator. Para kësaj e ka përdorur rasën emërore, ndërsa tani e ka përdorur rasën kallëzore. Patjetër se duhet pasur arsye. Cila është arsyeja?

Të gjitha pjesët e nënrenditura të tekstit, për t’u realizuar, nevojitet durimi duke filluar nga dhënia e pasurisë për të afërmit dhe… Për këtë arsye, Allahu ka dëshiruar që të na tregojë se duhet durim i madh. Për këtë arsye e ka përdorur fjalën durim në rasën kallëzore.

Përdorimi i fjalës në kallëzore do të thotë që ajo fjalë të jetë me fjalën që i përshtatet, për këtë arsye është përdorur fjala “durimtarët” në kallëzore në kuptimin që:

– më e veçantë është “durimtarët”,

– më e çmuara është: “durimtarët”;

– më e vlerësuara dhe më e dalluara është “durimtarët”.

Kështu pra, përdorimi i fjalës në rasën kallëzore është për të tërhequr vëmendjen se diçka e re meriton që të përdoret ndryshe në sintaksë. Kjo ngase durimi është atribut për t’i realizuar të gjitha veprimet e përmendura më parë. Ai i cili ka durim, mund t’i falë namazet. Ai i cili ka durim, mund të jep zekatin. Ai i cili ka durim, mund të jep ndihma vullnetare dhe ai është i cili ka korrur sukses dhe ka triumfuar.

Kështu pra, të gjitha këto janë teste të durimit. Nga kjo, Allahu i ka specifikuar “durimtarët” në përdorim ndryshe ashtu që të kuptohet se kallëzorja është për lavdërim apo për specifikim.

Pse Allahu i ka specifikuar në vlerësim? Ngase të gjitha obligimet shkaktojnë vështirësi në shpirt dhe këto obligime nuk mund të kryen pa cilësinë e durimit. Përderisa njeriu ka durim, të gjitha obligimet i bëhen të lehta. Për këtë arsye, Allahu e ka specifikuar durimin me këtë specifikë.

Lini një koment