“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Zoti Famëlartë ia ka përkufizuar besimtarëve dëshminë ashtu që të dëshmojnë drejtë qoftë edhe për veten, qoftë për babën, qoftë për nënën, qoftë për të afërmit.
Kur të jetë në pyetje çështja e dëshmisë, besimtarët nuk duhet të kenë në mendje as të pasurin, as të varfrin, por gjithmonë duhet ta ketë mendjen tek Allahu. Për këtë arsye ka thënë: “Nëse është i pasur, apo i varfër, Allahu ka përparësi ndaj tyre. Mos pasoni epshin kur është në pyetje drejtësia.”
Ndoshta mund të parashtrohet pyetja: Epshi mund të anoj tek i pasuri për shkak të pasurisë së tij, e pse Zoti e ka përmendur edhe të varfrin?
Ne themi: Epshi mund të anojë tek i varfri, duke pasur mëshirë në varfërinë e tij. Ashtu që i shkon në mendje: Ai është i varfër dhe meriton mëshirë. Për këtë arsye, Zoti Famëlartë na e tërheqë vërejtjen që të jemi neutral ndaj të pasurit dhe të varfrit.
Nuk duhet të ndikojë në dëshmi as pasuria e të pasurit dhe as varfëria e të varfrit. Kjo ngase besimtari nuk është më prioritar dhe nuk ka më shumë të drejtë se sa interesi i njerëzve prej Zotit Famëlartë. Për këtë arsye, figuron ajeti: “Allahu ka prioritet ndaj tyre, andaj mos i pasoni dëshirat (epshet) kur është në pyetje drejtësia”. O ti njeri, ti nuk e krijuar asnjërin prej tyre, por Allahu i ka krijuar të dy palët. Ai ka prioritet ndaj tyre. Ti nuk duhet të dëshmosh për pasuri apo varfëri sepse ti nuk je përcaktues i ekzistencës.
Ajo çka e devijon dhe e shkatërron drejtësinë është dëshira (epshi). Thënia e urtë arabe thotë: “Defekti i mendimit është mëshira”. O besimtarë mos pasoni epshet, ashtu që ta dobësoni fuqinë ndaj drejtësisë, dhe të largoheni nga drejtësia.
Historia arabe e ka regjistruar ngjarjen e një njeriu të një pozite të lartë i cili ka shkuar te Halifja dhe i ka thënë: Më ndërmjetëso (më fal) në gjykatore.
Halifja i thotë: Po dihet gjykimi, kur dihet se ti je i drejtë, për të cilën të gjithë njerëzit e dinë se ti je i drejtë.
Tregon gjykatësi: O Udhëheqës i besimtarëve, njerëzit e dinë se unë i pëlqej për së tepërmi hurmat. Deri sa isha në shtëpinë time, kur shërbëtori ma sjelli një pako me hurma, hurmat ishin të freskëta dhe në kohën e mbledhjes së tyre. Natyrisht se mi kishte ëndja dhe shpirti i lakmonte përderisa i doja.
Pastaj, gjykatësi e vazhdon rrëfimin para Halifes. I thashë shërbëtorit: Kush e ka sjellë këtë pako me hurma?
Shërbëtori më tha: Ishte njëri me këto atribute, kështu dhe ashtu.
E kuptova se ai i cili mi kishte dërguar hurmat ishte njëri nga palët të cilin do ta gjykoja, dhe ia ktheva prapë.
Kur erdh dita e gjykimit të personit i cili i kishte dërguar hurmat, posa ka hy ai njeri, e kam kuptuar se ishte ai.
O udhëheqës i besimtarëve, për Zotin, edhe pse ia kam kthyer hurmat, para syve të mi nuk ka ndikuar asgjë në gjykimin tim.
Kështu, gjykatësi arab musliman ka dhënë dorëheqje nga detyra e gjykatësit.
Pastaj, Zoti i Madhërishëm thotë:
“Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu plotësisht di ç’ka punoni.” (Nisa: 135)
Fjala “telvu” është devijim, shtrembërim i dëshmisë. Pra, mos e ndryshoni, dhe mos e ndërroni dëshminë. Kjo ngase Allahu është i informuar se çka veproni. Ose mund të ndodhë që njeriut i kërkohet që të dëshmojë ndërsa ai frikësohet të dëshmojë. Për këtë arsye thuhet: Frikësohem të dëshmojë ngase dëshmia është fakt për të dëshmuarën. Për këtë arsye ai heq dorë nga dëshmia, ose kur vjen momenti për të dëshmuar ai i devijon fjalët (belbëzon), dhe flet fjalë të paqarta. Për këtë arsye, Zoti i Madhërishëm thotë:
“Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu plotësisht di ç’ka punoni.” (Nisa: 135)
Kështu, ajo çka e dëmton drejtësinë është epshi. Vendi i epshit është zemra. Për këtë arsye nevojitet përvoja e informatorit dhe urtësia e tij dhe ne duhet të dimë se nijetet janë veprim i zemrës. Nga kjo veprimi para neve ndahet në tri pjesë:
– Shprehja deklarativisht (me gjuhë).
– Veprimi me pjesët e trupit përpos gjuhës.
– Nijetet e zemrave dhe epshet.