“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Zoti Famëlartë thotë: “Ushqimi në të është i pandërprerë” (Raëd: 35), ka për qëllim ushqimin në xhenet.
Pra, nuk ndërpritet. Ne e dimë se njeriu kur ushqehet, ai e bën këtë veprim me qëllim që të shuaj urinë, pasi të ngopet kërkon që të largohet ushqimi para tij deri sa ta kap uria, e pastaj kërkon ushqim përsëri.
Në jetën tonë ka të tillë që ndonjëri dëshiron që të vazhdojë të ushqehet dhe thotë: “Po ndiej vështirësi nga shkaku se jam ngopur”. Ai është në pozitën në mes të nefsit i cili dëshiron dhe lukthit i cili nuk ngopet, dhe sikurse ai dëshiron të vazhdojë të ushqehet gjatë gjithë kohës.
Thënia e Zotit Famëlartë: “Ushqimi në të është i pandërprerë, dhe hija e tyre” (Raëd: 35).
Kjo thënie i ka impresionuar Romakët të cilët kanë qenë perandori e madhe, dhe i ka tronditur zhvillimi i civilizimit Islam. Perandori i tyre, e dërgon një person te muslimanët, që t’ua sqaron ndonjëri prej tyre thënien e Zotit Famëlartë: “Ushqimi për ta do të jetë i pandërprerë”.
Te ata e dërgojnë njërin prej dijetarëve. E pyesin: Kur’ani i juaj po thotë se në xhenet ushqimi do të jetë i pandërprerë, mirëpo ju dhe ne e dimë se çdo gjë e cila merret pakësohet. Atëherë si është e mundur që në xhenet të ketë ushqim pandërprerë?
Dijetari u thotë atyre: Më sillni një kandil?
Ia sjellin një kandil.
Ai e ndezë para tyre.
Pastaj u thotë secilit prej tyre: Çdonjëri nga ju le të vjen me një kandil, pastaj u thotë atyre: Secili nga ju le të ndezë kandilin e vet nga ky kandil.
Këtu i pyet ata: Këto ndezje të kandilave tuaj, a mos e kanë pakësuar dritën e këtij kandili?
Ata i thonë: Aspak.
Atëherë u thotë atyre: Kështu është shembull edhe për ushqimin në xhenet.
Për nga natyrshmëria do të duhej që ky kandil të ketë vaj në të, dhe të furnizohej me vaj përsëri, përderisa në xhenet Furnizues është Allahu. Këtu, ndokush mund të thotë: A do të ketë jashtëqitje në xhenet?
Një i urtë u thotë: Jo.
Pastaj i është parashtruar pyetja: Atëherë ku shkon mbetja e ushqimit me të cilin ushqehen banorët e xhenetit?
Ai i cili ka pasur njohuri për Zotin thotë: Ashtu siç treten mbetjet nga ushqimi me të cilën ushqehet foshnja në barkun e nënës së tij, ashtu që tretet në brendi të rrugës dhe të qëndrimit të tij në vendin e zhvillimit të foshnjës. Foshnja në barkun e nënës zhvillohet vazhdimisht duke u ushqyer nga ushqimi i cili shkon nga nëna e tij nëpërmjet kanaleve të furnizimit në barkun e nënës. Të gjitha këto çështje të përafërta, na bëjnë që të shprehim dhe të krahasojmë atë që e shohim në jetën tonë të përditshme dhe të asaj çka ka përgatitur Allahu për të devotshmit. Ai është i Përgjithmonshmi për çdo gjë. Zoti Famëlartë ka thënë: “Ushqimi për ta është i pandërprerë dhe hija në të” (Raëd: 35).
Kjo do të thotë se ushqimi ekziston dhe nuk përfundon, po ashtu edhe hija.
Hija është mbulesë e dritës nga një vend ose mbulim i vendit të ndriçuar. Askush nuk di se a do të ketë diell apo jo. Logjika e njeriut është e paaftë ta imagjinojë këtë. Ne e kemi vërejtur se me shumë ajete kur’anore janë marrë shumë orientalistë dhe të tjerë, ashtu që i kanë dokumentuar shumë çështje të cilat nuk kanë qenë më herët, përpos pas studimeve dhe hulumtimeve të shumta dhe të gjata.
Shembull: Eksperti gjerman në studimin e procesit të shqisës së trupit (lëkurës) se si ndien dhembje trupi?
Si e prek njeriu trupin me një lëndë të butë, dhe nuk ndien dhembje? Pastaj, si e prek diçka e fortë dhe pastaj ndiej dhembje?
Eksperti gjerman ka vazhduar studimet për disa vite ashtu që të dihet niveli i ndjenjës (dhembjes) dhe situatën te njeriu se nga e ka gjenezën dhimbja, në tru, apo gjetkë? Deri sa kanë ardhur në përfundim se Gjeneza e dhimbjes tek çdo njeri është në lëkurë, dhe se qelizat gjinden brenda lëkurës. Kjo për faktin se kur gjilpëra e shpon trupin e njeriut, dhimbja shkaktohet për rreth saj dhe jo më shumë. Këtë teori e ka vërejtur njëri prej ekspertëve dhe ka thënë: Për këtë çështje ka treguar Kur’ani kur ka thënë:
“Çdo herë kur u digjet lëkura e tyre, ua zëvendësojmë (rigjenerojmë) me lëkurë tjetër ashtu që le ta përjetojnë dënimin. Pa dyshim se Allahu është i Fuqishëm, i Ditur” (Nisa: 56).
Po të digjeshin lëkurat, dhembja, me një fjalë dënimi do të përfundonte. Për këtë arsye, Allahu ua zëvendëson (rigjeneron) lëkurat që të vazhdojë dënimi. Ky është vetëm një shembull i zbulimit të shumë shembujve në Kur’an.
Prej shembujve bashkëkohorë është edhe shembulli i kodit penal te rasti i djaloshit musliman nga So Hangu i cili kishte shkuar në Gjermani për të përgatitur temën e doktoratës në Jurisprudencë. Atje i sheh duke debatuar në çështjen e dëmshpërblimit, dhe mënyrën e zgjidhjes së kompensimit, dhe të cilën e konsideronin prej sukseseve të mëdha në shek. XX. Ky djalosh u sqaron atyre, se për këtë çështje, për të marrë vendimin meritorë, e ka vendosur Islami që para 14 shekujve. Ua transmeton atyre rastin, kur një njeri ka shkuar te pejgamberi a.s. dhe i ka thënë: Filani e ka një palmë, e cila me trupin (degët) e saj përfshinë edhe një sipërfaqe të pronës sime. Ai në çdo moment hyn në pronën time me arsyetimin e kujdesit për atë palmë. Ndonjëherë hynë me arsyetimin e çiftëzimit të hurmave, herën tjetër me arsyetimin e zhvillimit të tyre, herën tjetër për t’u siguruar se a shkon në rregull zhvillimi i tyre.
Ky njeri është ankuar te pejgamberi a.s., pronari i palmës po e pengonte atë dhe familjen të jetonte jetë të qetë.
Pejgamberi a.s. e delegon një njeri dhe i thotë: Në këtë rast t’i ke përgjegjësi të përzgjedhësh njërin prej tre veprimeve:
– Ose ta dhurosh palmën – kjo është mënyra më e mirë e veprimit.
– Ose t’ia shesësh komshiut.
– Ose ne do ta presim atë palmë.110
Kështu, pejgamberi a.s. ka vendosur parimet në marrëdhëniet reciproke në atë që quhet: “Mënyra e të vepruarit për të shfrytëzuar të drejtën e përbashkët”.