“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Besimtarit të cilit i ndodhë ndonjë fatkeqësi, që në momentin kur e godet fatkeqësia meriton shpërblim.
Kush e lexon ngjarjen e besimtarit të quajtur Urvete bin Zubejri, e sheh se ai duke shkuar nga Medina në Damask, e ka lënduar këmbën, e që më pastaj i është infektuar ajo plagë, dhe i është rënduar aq shumë saqë në terminologji të sodit quhet “gargarijnetun” (kancer).
Mjekët vendosin që t’ia amputojnë këmbën, dhe tentojnë t’i japin lëndë dehëse, për mpirje, ashtu që ta humbte vetëdijen, e të mos ndiente dhembje. Ky besimtar i mirë ka refuzuar dhe ka thënë: Nuk dëshiroj që të kaloj një çast e të mos e kam mendjen te Zoti im.
Të ngjashmëve me këtë besimtar, Zoti Famëlartë u jep forcë për ta përballur dhembjen. Kjo nga shkaku se gjithmonë dëshiron të jetë në prezencë me Zotin, gjithmonë dëshiron që të mbështetet në Zotin, në kaderin e Zotit dhe në forcën e Zotit.
Mjekët, pasi ia amputojmë këmbën, kanë dashur që këmbën e amputuar ta varrosin dhe ta mbulojnë me dhe, ndërsa ai ka kërkuar ta sheh para se të vepronin një gjë të tillë.
Pastaj e merr në duar dhe thotë: Zoti im, më ke sprovuar me njërin organ të trupit, dhe unë jam shpëtuar nga organet tjera të trupit. Kështu pra, njeriut të cilit i ndodhë një fatkeqësi, e di se kompensohet dhe e pranon me mirësi. Për këtë arsye mos u habit nëse ndonjë njeri e falënderon Zotin kur i ndodhë ndonjë fatkeqësi. Falënderimi bëhet për mirësi. Fatkeqësia, mund t’i sjellë njeriut mirësi më të madhe se atë që e humbë. Për këtë arsye, dy besimtarë kanë dashur që secili prej tyre të mësoj nga njëri-tjetri.
I pari i pyet: O ju të varfër si i keni punët në vendin tuaj?
Me fjalën “të varfër” qëllimi është për të devotshmit dhe mistikët, të cilët pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në adhurim ndaj Zotit të Madhërishëm.
I dyti i thotë: Gjendja jonë në vendin tonë është ashtu që nëse na jepet diçka, falënderojmë, nëse privohemi nga diçka, durojmë.
Njeriu i parë qeshë dhe i thotë: Kështu është çështja e qenit në shtëpizën e tij. Pra nëse qenit i jepet diçka, e lëviz bishtin, ndërsa nëse nuk i jepet diçka, duron.
Pastaj i dyti e pyet të parin: E si është gjendja tek ju?
Ai i thotë: Ne jemi ashtu që nëse na jepet, ndjejmë përgjegjësi, nëse privohemi nga diçka, falënderojmë.
Kështu pra, çdo besimtar jeton në bazë të programit të Allahut Famëlartë. Ai ka ndjenja në çdo çështje të dhimbshme dhe të mundimshme, duke pasur në mendje se do të shpaguhet për mundimin dhe do të ketë shpërblim të madh nga Zoti Famëlartë.