HISTORIA E HASANIT DHE ÇËSHTJA E MARTESËS

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Në hadithë fisnik figuron: “Nëse u vjen rasti të martoheni me atë që është fetare dhe e edukuar, martojeni, se përndryshe do të shkaktohet përçarje dhe do të ketë trazira të mëdha”.107

Përkundër kësaj, në shoqëritë tona shumë zakone dhe tradita të cilat vështirësojnë gjendjen për të martuar të rinjtë, më kryesorja është ngritja e vlerës së mehrit, shpenzimet duke shikuar çështjet e jashtme etj., etj., dhe sikurse Zoti Famëlartë dëshiron t’u thotë përgjegjësve të kësaj çështjeje: Të rinjve, lehtësojani çështjet e lejuara, dhe rregullojuani atyre rrugën e edukatës dhe të ndershmërisë.

Kur’ani na e ka sjellë shembullin se si duhet të jetë përgjegjësi i familjes. Për Shuajbin, Zoti na tregon se ka thënë:

“Unë dëshiroj ta martoj për ty njërën prej dy vajzave tona”. (Kasas, 27)

Kjo, ashtu që Musa a.s. të jetë punëtor tek ai. Ndoshta nuk do të kishte pasur interesim që të kërkonte dorën e vajzës së tij. Për këtë arsye ia ka ofruar dorën e vajzës së tij, dhe e ka motivuar që ta pranonte martesën dhe ia ka mënjanuar turpin e hamendjes. Kështu duhet të jetë baba i vajzës, nëse ka ndonjë të përshtatshëm për vajzën e tij. Nuk duhet hamendur në çështjen e ndershmërisë.

Thënia e Zotit Famëlartë:

“…edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme.” (Nurë: 32) dhe thënia e pejgamberi a.s. :  

“Për t’u martuar, femra shikohet në katër gjëra:

–    Pasuria e saj,

–    Bukuria e saj,

–    Prejardhja (gjinia) e saj

–    Feja e saj.

Martoje fetaren, se përndryshe varfërohesh.”108

Kur është pyetur Hasani r.a. për çështjen e martesës, prindit të vajzës, i cili kishte kërkuar sqarim, i ka thënë: “Martoje për atë tek i cili ke besim në fenë e tij. Kjo sepse, nëse e do vajzën tënde, e nderon. Nëse e urren së paku nuk i bën padrejtësi”. Njeriu, çka kërkon më shumë se kjo në jetën bashkëshortore.

Feja, edukata, vlerat morale, janë baza për të përzgjedhur. Përderisa pasuria është çështje dytësore, dhe çështje e cila mund të humbet. Për këtë arsye, Zoti i Madhërishëm ka thënë:

“Nëse janë të varfër, Allahu i pasuron me të mirat e Tij. Zoti është Gjithëpërfshirës, i Ditur.” (Nurë: 32).

Varfëria, mund të jetë shkak që vajza të mos e pranojë ofertën, apo familja e vajzës nuk e pranon atë martesë. Mirëpo, si është e mundur që të largohemi nga Zoti, ne duhet të jemi të devotshëm, dhe duhet të synojmë ndershmërinë dhe pastërtinë. Qifti bashkëshortor i cili bashkohet me këto vlera dhe me këto rregulla edukative nuk mund të largohen nga Zoti. Ku e di, ndoshta furnizimi mund të ju shtohet që të dyve së bashku, dhe ai bashkim dhe kjo lidhje ligjore mund të jetë derë e furnizimit e cila mund të hapet për të dy.

“Zoti është Gjithëpërfshirës, i Ditur” (Nurë: 32). Mirësia e Zotit është e vazhdueshme, nuk ndërpritet. Kjo nga shkaku se magazinat e Tij nuk zbrazen dhe nuk pakësohen.

Njeriu mund ta shtrydhë dorën dhe ta zvogëlojë shpenzimin, nga shkaku se i frikësohet varfërisë. Përderisa sa i përket Zotit Famëlartë, Ai jep pakufi sepse çka është te Zoti nuk harxhohet.

Lini një koment