HISTORIA E XHAFER SADIKUT ME ÇËSHTJET HABITËSE

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Zotëria ynë, Xhafer Sadiku, ka qenë vizionar në kuptimin e ajeteve dhe të ndërlidhjeve të ajeteve në mes vete, ku ka thënë:

– Habitem nga ai i cili frikësohet, por nuk i frikësohet fjalës së Zotit Famëlartë:

“E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmoj, pra kini frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që e kemi Allahun, Ai është mbrojtësi më i mirë!” (Ali Imranë: 173).

E kam dëgjuar Allahun se pas kësaj thotë:

“E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmoj, pra kini frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që e kemi Allahun, Ai është mbrojtësi më i mirë!” (Ali Imranë: 173).

– Habitem nga ai i cili përjeton krizë dhe nuk e mendon fjalën e Zotit Famëlartë: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetes!” (Enbija: 87).

E kam dëgjuar Allahun se pas kësaj thotë:

“Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” (Enbija: 88).

– Habitem nga ai i cili lajkatohet, e nuk e ka parasysh fjalën e Zotit:

“Juve do t’ju bjerë ndërmend çka po u them, e çështjen time ia besoj Allahut; vërtet, Allahu i mbikëqyr robërit!” (Gafir: 44).

E kam dëgjuar se pas kësaj Zoti Famëlartë ka thënë:

“Dhe Allahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.” (Gafir: 45).

– Habitem me atë i cili kërkon të mirat e kësaj bote dhe stolitë e saj dhe nuk e merr në konsideratë fjalën e Zotit Famëlartë:

E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: “Ma shaell llah, la kuvete il-la bil lah  (Allahu çka do bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij)”. (Kehf: 39).

E kam dëgjuar se pas kësaj Zoti Famëlartë ka thënë:

“Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t’i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).” (Kehf: 40).

Kështu, Xhafer Sadiku r.a. i ka shpjeguar nga libri i Allahut katër ajete, me katër gjendje shpirtërore me të cilat goditet njeriu. Për secilin rast ka argumentuar nga Kur’ani fisnik.

Ne e dimë se çështja e parë e cila e kërcënon njeriun është frika. E ndonjëherë nuk dihet shkaku i asaj frike.

Ndonjëherë njeriut i ngushtohet zemra dhe nuk e di shkakun. Thotë: Po më zihet fryma dhe nuk e di shkakun. Kjo është gjendje e problemit shpirtëror dhe nuk e di gjendjen.

Shohim se disa njerëz frikësohen se mos po i bën ndokush lajka.

Ndonjë njeri i kërkon të mirat e kësaj bote, e dëshiron këtë e atë, kërkon të mira materiale, kërkon stoli të kësaj bote.

Këto janë situata me të cilat ballafaqohet njeriu, ose me frikë, ose me fatkeqësi, me të cilat njeriu nuk e di shkakun e tyre, ose frikësohet se njerëzit e tradhtojnë, dhe ngritën kundër tij.

Ndonjëherë angazhohet duke kërkuar të mirat e kësaj bote dhe për t’i realizuar qëllimet e veta, dëshiron një jetë luksoze, jetë të mirë dhe e mundon veten për të arritur atje ku dëshiron.

Zotëria ynë, Xhafer Sadiku e ka shkruar recetën e njeriut besimtarë, të rezultuar nga Kur’ani. Kjo nga shkaku se, mjeku kur e shkruan recetën e të sëmurit, ai e shkruan nga ajo që ka mësuar dhe studiuar nga librat e fakultetit të Medicinës dhe të librave tjera.

Mirëpo Xhafer Sadiku këtë recetë të njeriut e ka mësuar nga Krijuesi i njeriut, nga Kur’ani fisnik.

Kur’ani është dhikër, përmendje e Zotit të Plotfuqishëm i Cili në hadithë Kudsij ka thënë: “Ai i Cili më përmend për ndonjë çështje, i jap më të mirën se çka i jep ndokush tjetër.”

Fjala “dhikër” në Kur’an përdoret për shumë kuptime, dhe kuptimi i parë dhe kryesor i kuptimit të saj është për Kur’anin fisnik: “Këto (ajete) të cilat ua lexojmë juve janë prej dhikrit (Kur’anit) të mençur.” (Ali Imranë: 58).

Po ashtu, Zoti i Madhërishëm thotë:

“Pa dyshim se Ne e kemi zbritur dhikrin (Kur’anin) dhe Ne e ruajmë atë.” (Hixhr: 9).

Po ashtu Zoti Famëlartë thotë: “Luteni Zotin me sinqeritet dhe me përkushtueshmëri.” (Earafë: 29).

Fjala “lutje” ka kuptimin e atij i cili i drejtohet Atij i Cili ka mundësi t’ia plotësojë dëshirën.

Atëherë kur t’i lutesh Zotit tënd, lutju me sinqeritet dhe me përkushtim, ashtu që në mendje të mos kesh shkaqe dhe arsye. Kjo nga shkaku se nëse ke arsye dhe shkaqe tjera, atëherë ti nuk je i sinqertë dhe i përkushtuar.

Fjala “sinqeritet” ka kuptimin e pastërtisë pra, të jetë e pastër nga çdo njollë. Të mos ketë njolla në besim, në vepra të cilat e prishin përsosmërinë dhe sinqeritetin. Dhe mos mendo se nuk mund ta plotëson kërkesën.

Lini një koment