HISTORIA E IBNI ABIDIT ME XHAFER SADIKUN

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Zoti Famëlartë thotë: “Nëse largoheni nga mëkatet e mëdha, për të cilat janë ndaluar, atëherë ua fshijmë të këqijat nga ju.” (Nisa: 17).

Fjala “të këqija” përdoret edhe për çështjet e vogla, edhe për çështjet më të vogla.

Mirëpo për këtë çështje (për të dytën) dijetarët kanë dhënë mendime:

Kanë thënë: Kjo nënkupton se, Ne i fshijmë të këqijat e njerëzve, përderisa largohen nga mëkatet e mëdha dhe jo për mëkatet e vogla.

Ne themi: Jo! Kjo nga shkaku se konsistenca në mëkate të vogla, llogaritet prej mëkateve të mëdha. Për këtë arsye, mos bën as mëkate të vogla, duke menduar se Allahu i fshinë vetëm mëkatet e vogla. Sepse Zoti Famëlartë thotë: “Padyshim se, pendimi është për ata të cilët veprojnë të këqija nga padituria, e që pendohen menjëherë.” (Nisa: 18).

Veprojnë të keqe pa e llogaritur si të keqe më parë. E, më pastaj Zoti Famëlartë thotë: “Nuk është pendimi i atyre të cilët veprojnë të këqija deri kur u vjen çasti i vdekjes, e që në atë moment thotë: Unë u pendova tani.” (Nisa: 18).

Kështu pra, koncepti është se, ti insiston në mëkate të vogla dhe i përsëritë ata. E, atëherë mëkati bëhet mëkat i madh.

Nëse largohemi nga mëkatet e mëdha por që biem në të, atëherë çka konsiderohet?

Përgjigjja:

Dijetarët të cilëve Allahu u ka dhuruar aftësi, urtësi dhe mëshirë thonë: “Nuk ka mëkat të madh ai i cili pendohet, ashtu siç nuk është mëkat i vogël nëse bëhet në vazhdimësi”.

Nëse e llogaritë të parën, llogarite edhe të dytën. Llogariti që të dyja. Nuk llogaritet mëkat i madh nëse bëhet pendimi për atë mëkat, e që e kundërta është se nuk llogaritet mëkat i vogël (por i madh) nëse veprohet në vazhdimësi.

Dijetarët, kur kanë dashur ta definojnë mëkatin e madh kanë thënë: Mëkat i madh është atëherë për të cilin mëkat Zoti kërcënon me dënim në botën tjetër, ose kur parashihet dënim i prerë. Ky është mëkat i madh. Ndërsa, mëkati për të cilin nuk parashihet dënimi i prerë, bën pjesë brenda kornizës së të këqijave të cilat falen nëse bëhet largimi, qoftë largimi prej mëkateve të mëdha, qoftë prej mëkateve të vogla, qoftë edhe prej mëkateve edhe më të vogla.

 Zotëria Amr bin Abidi është dijetar prej dijetarëve të Basrës dhe dijetar i shquar me devotshmëri. Ai është për të cilin udhëheqësit kanë thënë: “Çdo njeri ka kërkuar shpërblim, përpos Amr bin Abidit”. Pra, secili dijetar ka shkuar te udhëheqësi për të pranuar dhurata e dekorata, përpos Amr bin Abidit. Kështu pra, ky dijetar është dëshmuar kur ka dashur ta kuptojë konceptin e mëkatit të madh, ka insistuar që ta kuptojë nga dijetarët. Bile ka thënë: Dua ta mësoj nga tekstet kur’anore. Ai i cili e përmend mëkatin e madh, le të më sjell tekst kur’anor.

Ibn Abid el Basriu shkon në Basra te zotëria Ebi Abdullah Xhafer bin Muhamed Sadiku. Ne e dimë se Xhafer Sadiku ka qenë njeriu më kompetenti për t’u pyetur. Kjo, ngase ka qenë dijetar i Ehli Bejtit dhe se ai ka qenë hulumtues i thesareve të Kur’anit, ka nxjerrë thesare të Kur’anit dhe ka jetuar në ambient të urtësive.

Ibn Abidi ka thënë: Këtë do ta pyes. Pasi i ka dhënë selam, është ulur dhe ka lexuar thënien e Zotit Famëlartë:

“Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët.” (Nexhm: 32).

Pastaj ka heshtur!

Zotëria Abdullah Xhafer Sadiku i thotë: Pse heshte o Ibni Abidë?

Ai i thotë: Dëshiroj të mësoj mëkatet e mëdha nga libri i Allahut.

Shikoni dhe kuptoni thesaret kur’anore: Që nga momenti kur i ka thënë: Dëshiroj t’i mësoj mëkatet e mëdha nga libri i Allahut, Ebu Abdullahu i thotë: Po! Që nënkupton që ke heshtur para të diturit. Pra, ke ardhur të mësosh!

Pastaj i thotë: (Mëkat i madh) është idhujtaria.

Zoti Famëlartë thotë:

“S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do.” (Nisa: 48).

 “Sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” (Maide: 72).

Pastaj vazhdon: (Mëkat i madh) është humbja e shpresës në mëshirën e Zotit, dhe e lexon ajetin:

“(Jakubi u tha të bijve të vet), e mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në Allahun.” (Jusuf: 87).

Kështu, zotëria ynë Xhafer bin Sadiku ka gjykuar dhe ka sjellë argument.

Pastaj ka vazhduar si në vijim:

– (Mëkat i madh) është “Ai i cili nuk sigurohet nga dënimi prej Allahut”, sepse Zoti Famëlartë ka thënë:

“Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të Allahut pos njerëzve të humbur.” (Earafë: 99).

– Mëkati i madh i katërt është mos respekti ndaj prindërve. Kjo nga shkaku se Allahu personin e tillë e ka cilësuar se është arrogant kryeneç. Zoti Famëlartë thotë:

“Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë, as të padëgjueshëm!” (Merjem: 32).

-Mëkat i madhe është vrasja. Zoti Famëlartë thotë:

Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi itij është Xhehnemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. (Nisa: 93).

– Mëkat i madh është shpifja ndaj besimtareve të ndershme.

“Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh.” (Nurë: 23).

– Mëkat i madh është kamata.

“Ata që e hanë kamatën nuk ngrehen ndryshe, pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit.” (Bekare: 275).

Mëkat i madh është ikja nga fronti. Pra kur muslimanët sulmohen nga armiqtë e tyre dhe muslimanët ballafaqohen me ta, ndërsa ndonjëri ikë nga ajo fushëbetejë. Për veprimin e tij Zoti Famëlartë thotë:

“Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e Allahut dhe vendi i tij është Xhehennemi. E ai është përfundim i keq.” (Enfalë, 16).

– Mëkat i madh është keqpërdorimi i pasurisë së jetimit. Zoti Famëlartë thotë:

“Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e Xhehennemit.” (Nisa: 10).

– Mëkat i madh është prostitucioni:

“ndërsa kush i punon këto, ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.” (Furkanë: 68, 69).

– Mëkat i madh është fshehja e dëshmisë: “Mos e fshihni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë është mëkatar me zemrën e vet, Allahu di atë që veproni.” (Bekare: 283).

– Mëkat i madh është betimi gënjeshtar. Është ai i cili betohet se një njeri ka vepruar diçka, mirëpo nuk e ka vepruar, ose betohet se nuk e ka vepruar, në fakt ai e ka vepruar. Pra, betimi i cili nuk ka të bëjë për një të ardhme. Zoti Famëlartë thotë:

“Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë Allahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit Allahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.” (Ali Imranë: 77).

– Mëkat i madh është keqpërdorimi, me fjalë tjera mashtrimi me pasurinë e shtetit.

Zoti Famëlartë thotë: “kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë.” (Ali Imranë: 161).

– Mëkat i madh është alkooli. Kjo nga shkaku se Zoti e ka krahasuar me idhujtarinë. Zoti Famëlartë thotë:

“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (Maide: 90).

– Mëkat i madh është mos falja e namazit. Kjo nga shkaku se Zoti Famëlartë ka thënë:

“Çka u solli juve në Sekar?” Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz).”(Mudethir: 42-43).

– Mëkat i madhe është thyerja e premtimit, ndërprerja e lidhjeve farefisnore të cilën Allahu ka urdhëruar të ndërlidhet. Zoti Famëlartë thotë: “Ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut pasiqë është lidhur ajo dhe e këpusin atë që Allahu ka urdhëruar të jetë e kapur (sa i takon fesë së Allahut, monoteizmit Islam dhe të praktikohen ligjet e saj në tokë dhe gjithashtu sa i takon të mbajturit e lidhjeve të mira me farefisin dhe miqësinë e edhe bëjnë shkatërrime në tokë, të tillët janë ata të dështuarit.” (Bekare: 27).

Kështu pra, të gjitha këto janë mëkate të mëdha me tekst kur’anor. Secili mëkat i madh e ka urtësinë, të cilën na e ka paraqitur Xhafer Sadiku, ashtu që kur është pyetur dhe është përgjigjur në këtë renditje, me guxim para Ibni Abidit i cili thoshte: Po! Që nënkupton: Këtë përgjigje e kam edhe unë.

Pastaj i ka renditur një nga një pa u hamendur fare.

Kjo nënkupton se kjo ka qenë çështje bindëse. Posaçërisht kur ato nuk kanë qenë të nënrenditura një pas një në ajete të njëpasnjëshme, por kanë qenë ajete të cilat i ka përzgjedhur këtu e atje (në vende të ndryshme), gjë që tregon se ka jetuar në thellësi të Kur’anit.

Lini një koment