“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Shembullin më të mirë dhe mësimin më të mirë për pasurinë e çmuar na e tregon Ebu Dherri, i cili ka thënë: Në pasuri janë tre bashkëpronarë:
– Bashkëpronari i parë: Kaderi, i cili nuk kërkon që pasuria të të shkoj në dëm apo në dëmtim, ngase e humb ti, ose edhe ti vdes.
– Bashkëpronari i dytë: Na sqaron Ebu Dherri kur thotë: Është trashëgimtari i cili pret që ti të vdesësh, pastaj ai e përdorë atë pasuri ndërsa ti je kokulur. Trashëgimtari në veten e tij thotë: “Do të kënaqem me atë pasuri të trashëguar”.
– Bashkëpronari i tretë i pasurisë: Je ti!
Mos u bën më i paafti prej tyre, mos u bën më i papaafti i asaj pasurie. Pra, mos lejo që të të dominoj kaderi apo pasuria. Por, ti triumfo ndaj pasurisë duke e dhënë në rrugë të Allahut, se përndryshe ta marrin bashkëpronarët e tjerë.
Kështu pra, ky ajet ka ndikuar te shokët e pejgamberi a.s. kur ka zbritur në formën duke shpjeguar se sa është e dashur te ta, dhe se shpërblimi për pasuri është xheneti. Ata e kanë kuptuar konceptin e Zotit Famëlartë: “Nuk do të arrini mirësi”. Pra nuk mund të arrini xhenetin ndryshe, përpos me respekt e me devotshmëri. Të gjitha këto përfshihen në konceptin e ajetit.
Kështu pra, Zoti Famëlartë, mirësisë së shpenzimit të asaj çka e do shumë i jep çmim shumë të lartë. Zoti di çdo gjë. Ai është i Cili e Di se a e ke dhënë atë që me të vërtetë e do, ose atë që e shpenzon e përzien të keqen.
O besimtar, mos e mashtro veten në këtë çështje, sepse Ai i Cili e jep çmimin e mirësisë së shpenzimit të cilën e do, Ai i di të fshehtat e zemrës. Zoti Famëlartë thotë: “Çdo gjë që shpenzoni nga mirësitë, Allahu gjithsesi e Di.” (Bekare: 273).
Dituria e Allahut është gjithëpërfshirëse, Zoti Famëlartë e di qëllimin tënd dhe e di se pse dhe si e ke shpenzuar pasurinë në rrugë të Allahut.