“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Të gjitha fatkeqësitë natyrore të cilat i kanë ndodhur pejgamberit a.s., i kanë ndodhur atij sepse qëllimi ka qenë për pejgamberin a.s. dhe jo për muslimanët në përgjithësi. Qëllimi prej atyre ndodhive ka qenë për të dhe për të tjerët të cilët kanë qenë para tij, dhe mund të hiqet polemika e atyre ngjarjeve të jashtëzakonshme. Kjo nga shkaku se, mrekullia e cila është obligative për të gjithë është libri i Allahut Famëlartë. Shumë armiq te pejgamberi a.s. kanë dashur ta lëndojnë pejgamberin a.s. siç ka qenë gruaja jehude, e cila ka dashur ta helmojë, por Allahu ia ka pamundësuar ta helmojë.
Te rasti i Beni Nadirit, kanë dashur t’ia hedhin gurin mbi kokë, por pejgamberi a.s. është ngritur para kohe. Para se i ngarkuari prej fisit beni Nadir bëhej gati për të hedhur gurin, pejgamberi a.s. është ngritur nga aty. Dhe ja, Safvan bin Umeje, kishte mllef të madh për pejgamberin a.s. pas betejës së Bedrit, kështu që e paguan Umejr bin Vehbin el Xhehmijun duke i thënë: Shko në Medine, mbyte Muhamedin, ndërsa unë e kryej borxhin tënd. Përpos që e kryej borxhin, i kryej të gjitha shpenzimet për familjen tënde.
Umejri shkon në Medine, hyn te pejgamberi a.s. Pejgamberi i thotë: O Umejr, pse erdhe?
Umejri i thotë: Kam ardhur për këtë rob lufte, të përgjërohem silluni mirë me të. Umejri e kishte një djalë i cili ishte rob te muslimanët.
I thotë: Pse po e mban shpatën në krah!
I thotë: Allahu i urren shpatat, po mos të kemi ndonjë borxh tjetër.
I thotë: Thuaje të vërtetën, pse ke ardhur?
I thotë: Vetëm për atë çka thashë!
Pejgamberi a.s. i thotë: Jeni ulur me Safvan bin Umejen në një shkëmb dhe keni folur për disfatën e kurejshitëve, e pastaj ke thënë: “Po të mos e kisha familjen dhe po të mos kisha borxh, do të shkoja dhe do ta mbysja Muhamedin.”
Pastaj Safvani e ka marrë përsipër borxhin dhe familjen tënde, me kusht që të më mbysje mua për të.
Allahu është në mes meje dhe teje. 60
Umejri thotë: Dëshmoj se ti je i dërguar i Allahut. O i dërguar i Allahut, nuk mund të të gënjejmë përderisa të vjen informimi prej qiellit, dhe shpallja e cila të zbret ty.
Këtë çështje e di vetëm Safvani dhe unë. Për Zotin, po e kuptoj se këtë informatë e ke prej Allahut. E falënderoj Zotin i Cili më ka udhëzuar në Islam.
Shembull tjetër:
Transmetimi i Xhabirit r.a. në betejën “Dhate Rikaë”.
Ai (Xhabiri) ka thënë: Një njeri me emrin Gurith bin Harith i shkon pejgamberit a.s. me shpatë dhe i thotë: Kush mund të të shpëtojë nga unë?
Pejgamberi a.s. i thotë: Allahu.
Atëherë, i bie shpata nga dora. Pejgamberi a.s. e merr shpatën dhe i thotë: E, tani kush të shpëton prej meje? 61
Ai i thotë: Bëhu i mirë (mos më mbyt).
Pejgamberi a.s. i thotë: A dëshmon se nuk ka Zot tjetër pos Allahut.
Ai i thotë: Jo, por të premtoj se nuk do të luftoj dhe nuk do të jem me ata të cilët të luftojnë.
Pejgamberi a.s. e liron.
Ai shkon te shokët e vet dhe u thotë: Erdha nga më i miri i njerëzimit.
Ai njeri, kur ka dëgjuar për herë të parë se Allahu është ai i Cili e ka penguar mbytjen e pejgamberit, i ka ra shpata nga dora. Kjo nga shkaku se pluhuri i pabesimtarit ka ra dhe i është kthyer natyrshmëria e besimit.
Pejgamberi a.s. kur e ka marrë shpatën në dorë dhe e ka pyetur: “Kush të shpëton nga unë? Ai njeri nuk ka thënë: “Hubeli”, ose “Lati” ose “Uzaja”.
Ai e ka ditur se çështja e idhujve është rrenë mbi rrenë. Po të kishte besuar në zota, do të thoshte emrat e tyre. Atëherë kur ka dalë pabesimi nga vetja e tij, është kthyer në natyrshmërinë fillestare që të mos gënjente kurrë. Kjo ngase në përgjithësi njerëzit gënjejnë për të tjerët, por nuk gënjejnë kundër vetes së tyre.
Fjala “Allah” është ajo e cila e ka tronditur pabesimin e njeriut dhe e ka kthyer në të drejtën.
Në betejën e Bedrit e shohim Ebu Bekrin me pejgamberin a.s., ndërsa djali i tij Abdurrahmani ka qenë me pabesimtarët.
Pasi djali i tij e ka pranuar Islamin, djali me babanë janë ulur dhe bisedonin.
Djali i thotë: Në betejën e Uhudit të kam pa dhe jam larguar nga ti.
Ebu bekri i ka thënë: Por, unë po të kisha parë nuk do të isha larguar.
Djali i Ebu Bekrit e ka pa babanë dhe nuk e ka vra.
Pa dyshim se krahasimi i zemrës dhe i shpirtit ka qëndruar në mes të babait të tij dhe Hubelit apo statujave tjera. Djali i Ebu Bekrit e ka kuptuar se si babai i tij është më i vlefshëm se ato statuja.
Mirëpo, kur ka thënë Ebu Bekri: Po të të kisha parë, do të të kisha vrarë. Këtu është bë krahasimi në mes të besimit në Zot dhe djalit. Pa dyshim se ka dominuar besimi në zemrën e Ebu Bekrit.
Secili, edhe Ebu Bekri, edhe djali i tij, kanë qenë racional në vetveten e tyre.
Shembull tjetër: Xhabir bin Abdullahu tregon se ka luftuar me pejgamberin a.s.
Para fitores, kur ka pushuar pejgamberi ka pushuar me të. Në mes të ditës: Ka kapluar vapë e madhe në një breg me lisa të mëdhenj të mbuluar me gjethe. Aty është vendosur pejgamberi a.s.
Shokët janë shpërnda nëpër lisa me hije.
Pejgamberi a.s. është vendosur nën një lis, në degën e së cilës e ka lënë shpatën.
Vazhdon Xhabiri dhe tregon: Kemi bë një sy gjumë. Kur pejgamberi a.s. na ka thirrë. Kemi shkuar tek ai, kur papritmas e shohim një beduin të ulur.
Pejgamberi a.s. tha: Ky njeri, fshehtazi e ka marrë shpatën time derisa isha fjetur. Kur jam zgjuar, e kam pa se ai e kishte shpatën në dorë dhe më tha: Kush të shpëton nga unë?
I kam thënë: Zoti! Dhe ja tani është ulur.
Pastaj, pejgamberi a.s. nuk e ka ndëshkuar.62
Pse ka ndodhur kështu?
Nga shkaku se instinkti natyror pa ndërhyrje nga jashtë e kërkon besimin. Dhe ja, fillimisht, i shohim sehabet në vitet e para kur janë dëbuar nga Meka dhe kanë migruar për të parën herë në Abisini. A mos kanë migruar aksidentalisht apo kanë shkuar në bazë të planifikimit të pejgamberit fisnik!?
Pejgamberi a.s., fillimisht e ka mësuar se ajo tokë është e përshtatshme dhe se i pranon imigrantët.
Pejgamberi a.s. e ka mësuar gjendjen e gadishullit arabik dhe e ka kuptuar se kurejshitët kanë kontaktuar me secilin fis arab, gjatë sezonit të haxhit, kështu e ka mësuar se një fis i mbron imigrantët dhe u ka thënë pejgamberi a.s.:
Kur të shkoni në Etiopi, aty do të jeni te mbreti i cili nuk i bënë padrejtësi askujt. Aty është vendi i drejtë. Do të qëndroni aty deri sa të gjendet zgjedhje tjetër për ju. 63
Në fakt, muslimanët migruan në Etiopi. Kurejshitët kanë tentuar që te dëbohen muslimanët nga toka e Etiopisë.
Kurejshitët kanë dërguar një delegacion për t’i kthyer, por Nexhashiu ka refuzuar.
Nexhashiu kishte dëgjuar për pejgamberin a.s. dhe e kishte kuptuar se ai është pejgamber për të cilin kishte paralajmëruar Inxhili.
Padyshim se Nexhashiu e ka pranuar Islamin. Kjo nga shkaku se pejgamberi a.s. ia ka falë namazin e xhenazes kur ka vdekur.
Islami i Nexhashiut ka qenë dhuratë prej Zotit. Kjo nga shkaku se i ka mbrojtur në vendin e tij besimtarët në Zotin dhe në të dërguarin e Tij.
Për Nexhashiun nuk ka dekoratë më të madhe se sa të vdiste në Islam dhe që namazin për të ta falte pejgamberi a.s., pra namazin e xhenazes për të në mos prezencën e tij. E gjithë kjo për t’i larguar pabesimtarët nga besimtarët dhe nga i dërguari i Allahut, dhe që të konfirmojë të vërtetën te të gjithë se besimtarët janë në rrugën e drejtë dhe se Allahu nuk i poshtëron, dhe të mos mendonin se armiqtë e tyre janë më të fuqishëm se ata (besimtarë).
Allahu është më i Fuqishëm se krijesat e Tij dhe i ka larguar duart e tyre ndaj jush, i ka larguar duart e pabesimtarëve ndaj besimtarëve. Kjo nga shkaku se Zoti u ka premtuar besimtarëve, që do të jenë bartës të programit të Tij te njerëzit. Për këtë arsye, duhet të jenë permanent në kryerjen e obligimeve të besimit dhe të jenë të devotshëm ashtu që Allahu ta largojë dorën e pabesimtarëve ndaj tyre. Asnjëherë nuk mund të triumfojë pabesimtari ndaj besimtarit, pos nëse besimtari lë mangët diçka nga programi i Allahut. Kjo nga shkaku se Zoti nuk e thotë një çështje kur’anore, e që më pastaj të lë çështjet natyrore të ndodhin në jetën e përditshme që të shfuqizojnë ato çështje Kur’anore. Zoti ka thënë: “Padyshim se ushtarët tanë janë ata të cilët triumfojnë.” (Safat: 173). Kështu pra, nëse e sheh se një ushtri muslimane ka pësuar disfatë, dije se janë larguar prej programit të Allahut dhe Allahu është larguar prej tyre. Argument për këtë është se muslimanët në moment kur nuk kanë zbatuar urdhrat e pejgamberit a.s. kanë pësuar disfatë nga pabesimtarët. Allahu nuk i ndryshon ligjet për shkak të njerëzve të cilët besojnë në Atë dhe nuk i besojnë parimet e programit të Tij. Zoti i Madhërishëm thotë: “Nëse i ndihmoni Zotit, Zoti ju ndihmon juve dhe u forcon në rrugën e Tij.” (Muhamed: 7).
Po ashtu Zoti i Madhërishëm thotë: “Më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve.” (Bekare: 152).