“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Në fillim të shpalljes, kur Xhibrili i është paraqitur pejgamberit a.s., ai menjëherë ka shkuar te Hatixhja r.a. dhe ia ka treguar se çka i ka ndodhë, thuaja se i ka kërkuar sqarim për ngjarjen dhe nuk i ka treguar se është i dërguar prej Allahut.
Me gjithë këtë ka shkuar te Vereka bin Nufejli, i cili ka pasur njohuri për librat e mëhershme.
Vereka bin Nufejli, pasi e ka dëgjuar ngjarjen ka thënë: Ai është lajmëruesi i cili i ka zbritur Musaut. Mjerë për mua, sikur të isha gjallë atëherë kur populli yt do të të dëbojë ty.
Pejgamberi a.s. i thotë: A do të më dëbojnë?
I thotë: Nuk ka ndodhur asnjëherë me diçka të ngjashme si kjo çka të ka ndodhur e që të mos atakohet. Po të isha gjallë atë ditë që të ndihmojë, të të përkrahi me gjithë forcën time. 52
Me gjithë këtë pejgamberi a.s. ishte i brengosur, se mos ka diçka shejtani në këtë çështje, mirëpo Hatixhja e qetëson. Kjo nuk mund t’i ndodhte ndonjëherë të dërguarit të Allahut. Për këtë arsye thotë: Ti i forcon lidhjet farefisnore.E realizon të pamundurën.Posedon çdo vlerë të moralit I ndihmon nevojtarit. Për Zotin,Zoti nuk të të poshtëron kurrë!”
Për këtë arsye, Hatixhja llogaritet muxhtehidja e parë në Islam. Kjo nga shkaku se i ka sqaruar çështjet paraprake të pejgamberit të Allahut, para pejgamberisë. I cili ka qenë argument i sinqeritetit të tij pas pejgamberisë.
Për këtë arsye, është e para e cila e ka marrë titullin: Nëna e besimtarëve. saqë disa prej dijetarëve kanë thënë: Hatixhja është nëna e besimtarëve në kuadër të cilëve ka qenë edhe pejgamberi a.s. Kjo nga shkaku se në atë moshë (pejgamberi a.s. ) ka pasur nevojë më shumë për nënën e cila i ndihmon se sa për grua të re.
Faktikisht, Hatixhja e ka luajtur rolin e nënës për pejgamberin a.s., ashtu që e ka afruar pranë, e ka qetësuar dhe e ka mbështetur në kohët më të vështira dhe në këtë mënyrë ka korrur sukses.