HISTORIA E THEALEB BIN HATIBIT ME DELET

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Pastaj, Zoti i Madhërishëm na e paraqet një formë tjetër të hipokritëve, ku thotë:

“E prej tyre pati sish që i patën dhënë besën Allahut që: “Nëse na jep (Allahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve.” (Tevbe: 75).

“Dhe disa prej tyre” pra, prej hipokritëve për të cilët Allahu ka paraqitur forma të ndryshme në këtë sure fisnike dhe ka thënë: “Dhe disa prej tyre; dhe disa prej tyre; dhe disa prej tyre”.

Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme sa i përket thënies së Zotit të Madhërishëm: “Dhe disa prej tyre, i kanë dhënë besën Allahut”.

Disa kanë thënë: Është për Thealebete bin Hatibin.

Disa kanë thënë: Është për Muatab bin Kushejrin.

Disa kanë thënë: Është për Xhed bin Kajsin.

Disa kanë thënë: Është për Hatib bin Beltean.

Të gjitha këto mendime i përmbledhë ajeti fisnik. Kjo nga shkaku se Zoti i Madhërishëm ka thënë:

“E prej tyre pati sish që i patën dhënë besën Allahut që: “Nëse na jep (Allahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve.” (Tevbe: 75).

Zoti i Madhërishëm nuk ka thënë: Pasi i kemi dhënë të mirat tona, është bë koprrac, ashtu që do të ishte vetëm për një rast. Por Zoti i Madhërishëm e ka përdorë shumësin. Pra, ka thënë:

“Dhe pasi u kemi dhënë atyre, janë bë koprrac me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zmbrapsën nga respekti ndaj Allahut.” (Tevbe: 76).

Të gjitha transmetimet mund të jenë të sakta për ajetin në fjalë, ashtu që ka zbritur për shumë persona. Zoti i Madhërishëm thotë:

“Kur ju dha (Allahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha).” (Tevbe: 75).

Si është e mundur që hipokritët të kenë dhënë besën?

Themi: Ata hipokritë kanë vepruar nga aspekti i jashtëm deklarativ. Disa prej tyre e kanë deklaruar Islamin. Ndonjëri prej tyre e kanë deklaruar Islamin. Ndonjëri prej tyre ka thënë: “I Jap besën Allahut, kështu e kështu …”. Saktësisht sikurse ndonjëri rreshtohet në namaz dhe pozicionohet në rreshtin e parë të falësve. Hipokrizia, a mos e ka pengu faljen e namazit në ambient publik. Askush nuk e pengon. Kështu është çështja me atë i cili ia jep besën Allahut. Ai ia jep besën deklarativisht dhe publikisht.

Historia, sa i përket ajetit në fjalë. Një varfanjak nga Ensarët ka shkuar te pejgamberi a.s. dhe i ka thënë: Unë jam tepër i varfër. O i dërguar i Allahut, lute Zotin që të më përmirësoj gjendjen. Pejgamberi a.s. me aftësinë e tij intelektuale i thotë: “Pasuri e paktë me falënderim, është më e mirë se pasuri e shumtë të cilës nuk ia di vlerën dhe rëndësinë”.54

E ka përsërit edhe një herë: Lute Zotin që të më përmirësojë gjendjen ekonomike. Është lutur dhe Allahu ia ka përmirësuar gjendjen ekonomike.

Mund të parashtrohet pyetja: Si është e mundur që pejgamberi a.s. t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së hipokritit. Dhe, përderisa pejgamberi a.s. është lutur, që ta kënaq atë dhe ta joshë, si është e mundur që Allahu t’i përgjigjet lutjes së pejgamberit për hipokritin.

Themi: Është e mundur të ndodhë ashtu. Kjo, nga shkaku se hipokriti ka dashur që ta sprovojë pejgamberin, se a është me të vërtetë pejgamber, ashtu që kur t’i lutet, Allahu t’i përgjigjet pozitivisht.

Pejgamberi a.s. kur është lutur, Allahu ka dashur që t’ia bën me dije hipokritit se: Po, është i dërguar i Allahut dhe për të cilindo që lutet, i përgjigjet ashtu që të dëshmohet pejgamberia e tij. Pejgamberi a.s. kur është lutur për Thealebin, apo për Xhed bin Kajsin, apo për Hatib bin Beltean, Allahu i është përgjigjur lutjes së pejgamberit të Tij. Dhe i ka dhënë çka ka dëshiruar dhe i ka dhënë pasuri solide. Thuhet se: Pasuria i është shtuar Thealebit. Aq shumë i janë shtuar delet, saqë janë mbushur fushat e Medinës, e që më pastaj i është qasë maleve me bagëtinë e tij. Fillimisht, pasuria e tij e ka larguar nga falja e namazit me xhematë. Pastaj ka munguar në namazin e xhumasë. Ky ka qenë argument i paralajmërimit të pejgamberit a.s. Kështu pra, çdo gjë ka ndodhur për të mbështetur mençurinë e pejgamberit a.s. me ta, ashtu që t’u bëhet me dije se ata kanë qenë hipokritë ndaj Islamit.

Pastaj, pejgamberi a.s. ka pyetur për të? I kanë thënë: Ai është në bregore, i angazhuar me pasurinë e tij. Ka thënë: Mjerë për Thealebin.

E ka dërguar administratorin e zekatit.55 Kjo nga shkaku se Thealebi e ka dhënë besën tek Allahu, kur ka thënë: “Nëse Allahu na jep nga mirësitë e Tij, do të japim lëmoshën.” (Tevbe: 75).

Administratori i thotë: Jepe sadakanë të cilën e ka bë Allahu obligim për ty. Ai ka thënë: Pse mos është ngjashëm me Xhizjen!? Administratori i zekatit i thotë: Ti je ai i cili e ke dhënë besën se nëse të jepet pasuri, do të bëhesh prej të mirëve dhe do të japësh zekatin. Pse nuk po e përmbushë besën e dhënë? Thealebi i thotë: Shko, se do ta shqyrtojë çështjen e cila më takon.

Kështu pra, Ia ka dhënë besën Allahut, është lutur për të pejgamberi i Allahut, Allahu i është përgjigjur lutjes së tij, i është shtuar pasuria. E, pas kësaj, Allahu e ka vërtetuar fjalën e pejgamberit të Tij: “Pasuri e paktë me falënderim është më e mirë se pasuri e shumtë të cilën nuk ia di vlerën dhe rëndësinë”.

Pasi është kthyer administratori i zekatit te pejgamberi a.s., dhe i ka treguar për sjelljen e Thealebit, pejgamberi a.s. ka thënë: “Mjerë për Thealebin”.

Thealebi kur ka dëgjuar se pjesë nga Kur’ani ka zbritur për të, është tronditur për së tepërmi, ka shkuar te pejgamberi a.s. dhe ka pranuar ta jep zekatin, por pejgamberi a.s. nuk e ka pranuar prej tij. Në fillim është munduar, por përfundimisht nuk ia ka pranuar. Me këtë, ka dashur t’i tregojë se Allahu dhe të varfrit nuk kanë nevojë për pasurinë.

Pasi ka ndërruar jetë pejgamberi a.s., Thealebi shkon te Ebu Bekri për ta dhënë zekatin. Ebu Bekri i thotë: Kush është Ebu Bekri që ta pranojë zekatin përderisa pejgamberi a.s. nuk e ka pranuar zekatin nga ti.

Kur ka vdekur Ebu Bekri, i shkon Omerit. Omeri i thotë të njëjtën gjë. Pas kësaj, kur ka dashur të shkojë te Othmani, gjatë halifatit të Othmanit, ka ndërruar jetë para se të shkojë te Othmani. “Nëse na jep nga mirësitë e tij”. Fjala “Nëse” është fjalë e betimit. Betimi është formë e besatimit. Dhe kjo i bie sikur t’i kishte thënë: Betohem në Allahun se nëse Allahu më jep pasuri do të veprojë kështu. Këtu e kuptojmë se betimi përfshihet në parafjalën e shkronjës “Lam” në përgjigje të betimit “do të japë lëmoshë”.

Fjala “Lëmoshë” është për zekatin. Fjala “do të jem prej të mirëve” do të thotë: Për çështjet vullnetare dhe për çdo kontribut mirësie. Zoti i Madhërishëm thotë: “Kur u jepet atyre nga mirësitë, bëhen koprracë, refuzojnë dhe kthejnë shpinën.” (Tevbe: 76).

Zoti jep dy mirësi:

– Mirësi prej shkaqeve.

– Mirësi të mirësisë.

1. Mirësia e shkaqeve përbëhet prej mirësisë së njeriut të cilën e realizon prej çfarëdo pune dhe angazhimi, ashtu që, Allahu i jep nga rezultati i punës pa marrë parasysh se a është besimtar apo pabesimtar, mëkatar apo jomëkatar. Kjo nga shkaku se njeriu i pason shkaqet dhe i përmbahet plotësisht shkaqeve. Për këtë arsye shohim se si disa pabesimtarë jetojnë jetë komode, kjo nga shkaku se i pasojnë shkaqet. Përderisa i pasojnë shkaqet, ata janë robër të Allahut. Allahu është Ai i Cili ka kërkuar në ekzistencë, rrjedhimisht ata i pasojnë shkaqet për të ekzistuar dhe nuk i pengon. Dielli ndriçon për besimtarin dhe jobesimtarin. Edhe shiu zbret në tokë. Kështu, edhe çdo gjë në tokë i përgjigjet elementeve të tokës për çka janë destinuar. Kështu pra, këta janë mirësitë e shkaqeve. Mirëpo, Allahu e mban sekret çështjen e mirësive vlerësuese ndaj çështjes së mirësive, të shkaqeve, si f.v.: ndonjëri shkon në një rrugë të panjohur dhe rastësisht hasë në thesare, ose ndonjëherë pemët nuk japin fryte për shkak të erës, ose për shkak të furtunës sjellin fryte të pakta, ose ndodhë që Allahu e bekon ndonjërin në shitjen e rendimentit bujqësor. E bekon jetën e tij, nuk shpenzon pa nevojë dhe diçka çka ndikon në falimentim. E gjithë kjo e ka emrin dhuntia vlerësuese. Mirësia e shkaqeve është për të gjithë njerëzit. Përderisa dhuntia vlerësuese është posaçërisht për dashamirët e Allahut, të cilët janë të sinqertë me veprimet e tyre për Allah, në teori dhe në praktikë.

Thënia e Zotit Famëlartë: “Atëherë kur Allahu u ka dhënë nga mirësitë e Tij” është argument se rizku i cili u është dhënë atyre nuk është vetëm në bazë të shkaqeve, por shtesë nga ajo që Allahu jep prej mirësive të Tij përtej shkaqeve. Bagëtia e cila është shtuar në kopenë e Thealebit nuk ka qenë vetëm në bazë të shkaqeve, por bekim i cili ka ndodhë nga një dele e vetme, e cila është shtuar tejmase. Kullosa nga e cila kulloteshin ato dele sillnin qumësht me sasi të mëdha. “Dhe atëherë kur Allahu u ka dhënë nga mirësia e Tij janë bërë koprrac”.

Çka është “koprracia”. Gjuhësisht ekzistojnë fjali të cilat nënkuptojnë pengim për kontributdhënie. Kemi: koprracinë, dorështrëngimin, zemërngurtësinë. Që të gjitha janë fjali që përdoren për pengimin e kontributdhënies. Mirëpo, nivelet e kontributdhënies dhe koprracisë dallohen, që nënkupton se, një njeri nuk jep pos nëse kërkohet prej tij. Ky është njeri nivel.

Një njeri tjetër, nuk i jep çdonjërit që kërkon prej tij, por jep në rrethana të caktuar, të cilat e prekin ndërgjegjen e tij, si f.v.: I thuhet: Fëmijën e kam të sëmurë, ose, më është djegur shtëpia. Në këtë rast, lypësi nuk është vetëm lypës, mirëpo sjell një arsye e cila i prek ndjenjat. Kemi rast kur ndonjëri kontribuon pa kërkuar prej tij.

Kështu pra, kemi tri nivele të kontributeve.

Njëri kontribuon kur e sheh ndonjërin në këtë gjendje, kur mendon se tjetri është në gjendje të vështirë, por që nuk lyp. Ky nivel është prej niveleve të afërsisë me Allahun. Allahu ndriçon vizionin e një njeriu që dora e tij të bëhet dorë e Allahut te njerëzit.

Kemi edhe njerëz të cilët e gjykojnë veten e tyre, se pse ka ndodhë situata që ndonjë ka kërkuar lëmoshë apo ndihmë prej tij, si f.v.: Një njeri i shkon dhe i troket në derë dhe del pronari i shtëpisë dhe i kërkon ndihmë. Lypësi i kërkon mjete financiare, pronari i shtëpisë hynë brenda dhe i jep lypësit ndihmën financiare. Bashkëshortja e tij e kupton se vizitori i ka kërkuar ndihmë financiare. Burri i saj, pasi ka ndihmuar financiarisht ka hy brenda dhe ka filluar të qajë. I thotë: Pse po qanë, ti i ndihmove dhe iu përgjigje kërkesës së tij. Ai i thotë: Po qaj ngase si është e mundur që e kam lejuar veten që të vjen në pozitën që ai të lyp nga unë. Pra, ai ka qarë, se nuk e ka përballuar situatën se pse njerëzve pranë tij nuk u ka ndihmuar pa lypë prej tij. Kështu pra, njeriu jep kur kërkohet prej tij. Ky është njëri nivel. Tjetri jep pa lyp prej tij, bile jep prej të mirave të tij të shumta, që do të thotë se posedon shumë pasuri dhe jep prej asaj pasurie.

I treti: e jep gjysmën e pasurisë të cilën e posedon, e pastaj e jep varësisht ku e sheh të arsyeshme të jepet. Kështu pra, i kemi tri nivele:

Njëri jep pa kërkuar prej tij.

Njëri jep kur kërkohet prej tij nga shkaqet të cilat e prekin ndërgjegjen e tij.

Njëri jep kur lypet prej tij.

Kush llogaritet koprrac.

Niveli më i ultë, është niveli i koprracit atëherë kur njeriu nuk jep kur kërkohet prej tij në rastet kur preket ndërgjegjja e njeriut, mirëpo ai nuk ndjen asgjë, zemra e tij nuk preket. Kjo është koprracia:

“Kur ju dha (Allahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zmbrapsën nga respekti ndaj Allahut.” (Tevbe: 76).

Lini një koment