“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Me Allahun nuk lavdërohet askush. Për këtë arsye në Kur’anin fisnik lexojmë:
“Ata ju betohen (muslimanëve) në Allahun për t’ju bërë juve të kënaqur (se s’kanë qëllime të këqija), e më e drejtë është që ata të bëjnë të kënaqur Allahun dhe të dërguarin e Tij (me adhurim dhe vepra të sinqerta) nëse vërtet janë besimtarë.” (Tevbe: 62).
Po ashtu, këtu lexojmë se Zoti Famëlartë e ka përdorë njëjësin në çështjen e “kënaqësisë”. Kjo nga shkaku se kënaqësia e Allahut dhe kënaqësia e pejgamberit janë një. Dhe se kur të përmendet emri i Allahut nuk lavdërohet askush tjetër.
Zoti i Madhërishëm, pasi ka treguar për fshehtësinë e zemrave të tyre, nuk e ka larguar mëshirën ndaj tyre. Kjo nga shkaku se Zoti i Madhërishëm është i mëshirshëm për robërit e Tij. Për këtë arsye e ka lënë të hapur derën e pendimit për ta, ku thotë: “Dhe nëse pendohen është më e dobishme për ta”. E ka lënë të hapur derën e pendimit, mëshirë për gjithë aktivitetin jetësor. Po ta kishte mbyllur derën e pendimit, çdo njeri i cili do të bënte mëkat, përfundimin do ta kishte në xhehenem. Pastaj, nëse njeriu do ta dinte se përfundimi i tij do të ishte ndëshkimi, pa marrë parasysh punëve të tij, patjetër se do të vazhdonte me mëkate dhe do të zhytej edhe më shumë në mëkate, përderisa nuk do të kishte dallim në mes të një mëkati dhe mëkateve të shumta. Pra, përderisa njeriu e di se nëse gabon dhe derën e pendimit e ka të hapur, ai nuk vazhdon më tutje me gabime. Përpos kësaj, në fakt ai i cili vuan nga të këqijat dhe mëkatet është shoqëria në tërësi. Shembull: Nëse ekziston një hajn i rrezikshëm. Ai i cili vuan nga hajnia është shoqëria. Nëse ekziston një vrasës i shkathtë, ai i cili vuan nga kriminaliteti janë individët e shoqërisë, të cilët do të vriteshin. Kështu pra, dera e hapur e pendimit është mëshirë edhe për shoqërinë. Kjo nga shkaku se nuk mund ta largojë kriminelin përpos me largimin e tij nga kriminaliteti. Nëse e analizon ajetin fisnik, Zoti i Madhërishëm, pasi e ka shpalosur të vërtetën dhe pasi ia ka sqaruar të dërguarit dhe besimtarëve çështjen e hipokritëve, të cilët kanë qenë çështje sekrete, për hipokritët e ka hapur derën e pendimit, atëherë Xhalasë bin Suvejdi, kryehipokriti ka thënë: O i dërguar i Allahut, Zoti e ka ofruar pendimin për mua. Për Zotin e kam thënë atë që e ka thënë Amiri. Amiri e thotë të vërtetën, atë që e thotë për mua. Pastaj Amiri u pendua dhe u bë musliman i mirë. 53
Përderisa atyre të cilëve u ofrohet pendimi dhe nuk pendohen tek Allahu, Allahu Famëlartë thotë:
“e nëse refuzojnë, Allahu i dënon me një dënim të dhembshëm si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. E në këtë rruzull të tokës nuk ka për ta as mbrojtës, e as ndihmës.” (Tevbe: 74).
Kështu pra, dënimi për ata të cilët e refuzojnë pendimin dhe nuk e pranojnë mëkatin është dënim i dhembshëm, jo vetëm për në botën tjetër, por për këtë botë dhe për botën tjetër.
Sa i përket dënimit në këtë botë ose dënimi me ekzekutim, ose ndëshkim.
Sa i përket dënimit në botën tjetër, është dënimi në shkallën më të poshtër të xhehenemit.
Mirëpo, sa i përket thënies së Zotit të Madhërishëm: “E në këtë rruzull të tokës nuk ka për ta as mbrojtës, e as ndihmës.” (Tevbe: 74).
Disa njerëz e keqkuptojnë ashtu që bëhet fjalë vetëm për dënimin në këtë botë, mirëpo kemi tokën e kësaj bote dhe tokën e botës tjetër, e cila është toka pas ringjalljes. Kjo duke u bazuar në ajetin: “Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej).” (Ibrahimë: 74).
Kështu pra, fjala “tokë” na i pasqyron të dy format e tokës, tokës së kësaj bote dhe tokës së botës tjetër.
Thënia e Zotit të Madhërishëm: “E në këtë rruzull të tokës nuk ka për ta as mbrojtës, e as ndihmës.” (Tevbe: 74).
Na sqaron se “Velij” është i afërti nga i cili frikësohesh prej tij gjatë rreziqeve, dhe nuk frikësohesh gjatë rreziqeve përpos nëse e di se të ndihmon, ose që është më i fortë se ti.
Përderisa “nesirë” është ai prej të cilit ti kërkon ndihmë.
Që të dy mund të jenë larg dhe të cilët nuk kanë lidhje me ty. Kështu pra, ajeti nënkupton: As i afërti, as i largëti nga të cilët keni nevojë ndihme nuk mund të bëjnë asgjë. Për atë i cili mohon, ose bëhet hipokrit, nuk ka shpëtim nga dënimi prej Allahut.