“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Njëri prej shokëve të Muhamedit a.s. është sëmurë. Emri i tij ishte Alkame. Sëmundja i vështirësohej. Gruaja e tij e dërgon një dërgues te pejgamberi a.s. që t’i tregon pejgamberit a.s. se burri i saj Alkame është në shtratin e vdekjes.
Pejgamberi a.s. e dërgon Amarin, Bilallin dhe Suhejbin dhe u thotë atyre: Përkujtojani “Shehadetin”.
Shkojnë tek ai dhe e shohin se ishte në frymën e fundit të jetës. Kështu që insistonin që ai ta thotë shehadetin, mirëpo ai nuk kishte mundësi ta thotë. Kthehen te pejgamberi a.s. dhe e lajmërojnë për situatën e tij. Pejgamberi a.s. i pyet: A e ka ndonjërin prej prindërve?
– E ka nënën në moshë të pleqërisë – i thonë.
Pejgamberi a.s. e dërgon një njeri te ajo që t’i thotë se nëse ajo do të kishte mundësi le të shkonte te pejgamberi a.s., përndryshe le të qëndroj në shtëpi deri sa të shkonte pejgamberi a.s. tek ajo.
Ajo thotë: E mjera unë, po unë duhet të shkojë tek ai. Pastaj ngritet, mbështetet në shkopin (bastunin) e saj dhe shkon te pejgamberi a.s., i jep selam, i kthehet me selam, pastaj pejgamberi a.s. e pyet: Oj nëna e Alkames, më thua të vërtetën, nëse më gënjen do të më zbret shpallja për realitetin, si është gjendja e djalit tënd Alkames.
Ajo i thotë: O i dërguar i Allahut! Ai falte namaz, agjëronte, e jepte sadakanë. Pejgamberi a.s. e pyeti: Si është gjendja jote me të:
Ajo i thotë: O i dërguar i Allahut, unë jam i hidhëruar me të.
E pyet: Pse?
Ajo i thotë: O i dërguar i Allahut: “Ai i jep përparësi gruas së tij ndaj meje”. Pejgamberi a.s. thotë: Hidhërimi i nënës së Alkames ndaj birit të saj, është shkaktar i pengesës që gjuha e Alkames të mos e thotë shehadetin. Pastaj, pejgamberi a.s. thotë: O Bilall, shko mblidh dru dhe mi sjell këtu. Nëna e Alkames thotë: O i dërguar i Allahut, pse të nevojiten drutë. Pejgamberi a.s. i thotë: Do ta djegim birin tënd në zjarr. Nëna e Alkames thotë: O i dërguar i Allahut, po ai është biri im, zemra ime nuk e përballon që ai të digjet në zjarr. Pejgamberi a.s. thotë: Oj nëna e Alkames. Dënimi prej Zotit është më i rëndë dhe i përjetshëm. Zjarri i kësaj bote është më i lehtë se zjarri i botës tjetër. Nëse dëshiron që Allahu ta falë, bëhu e kënaqur me të. Për Zotin, Alkames nuk i bënë dobi as namazi, as agjërimi, as sadakaja përderisa ju jeni e hidhëruar me të.
Ajo thotë: O i dërguar i Allahut. Dëshiroj para Allahut, melekëve dhe muslimanëve të cilët janë prezent se unë jam e kënaqur me birin tim Alkamen. Pejgamberi a.s. thotë: Shko o Bilall dhe shikoje, se a është në gjendje ta thotë shehadetin apo jo, se ndoshta nëna e Alkames, për shkak të turpërimit të saj ndaj meje, e ka thënë me gjuhë dhe nuk e ka thënë me zemër. Shkon Bilalli dhe e dëgjon Alkamen duke e thënë shehadetin dhe në atë ditë ndërron jetë.
Pejgamberi a.s. shkon tek ai dhe prezanton në varrimin e tij. Pastaj ngritet te varri i tij dhe thotë: O ju muhaxhir dhe Ensarë. Kush i jep prioritet gruas ndaj nënës, atë e mallkojnë melekët dhe njerëzit në përgjithësi. Nuk i pranohet asgjë përpos nëse pendohet tek Allahu Famëlartë, me mirësjelljen ndaj saj dhe duke kërkuar kënaqësinë prej saj. Allahu kënaqet me kënaqësitë e saj, dhe Allahu hidhërohet me hidhërimin e saj.49
Pastaj, pejgamberi a.s. është ngjitë shkallëve të minberit. Kur është ngjitur në shkallën e parë ka thënë “Amin”.
Pastaj, kur është ngritë në shkallën e dytë ka thënë “Amin”.
Pastaj, kur është ngritë në shkallën e tretë ka thënë “Amin”.
Pastaj ka thënë:
Më ka ardhur Xhibrili a.s. dhe më ka thënë: O Muhamed, ka dështuar kush e përjeton Ramazanin dhe nuk i falen gabimet. Andaj thuaj: “Amin”. Për këtë arsye kam thënë: “Amin”.
Ka dështuar ai i cili e ka prindin e shtyrë në moshë dhe nuk e përfiton Xhenetin, andaj thuaj “Amin”. Për këtë arsye kam thënë: “Amin”.
Ka dështuar, ai pranë të cilit përmendet emri yt (Muhamed) dhe nuk dërgon salavate për ty, andaj thuaj “Amin”. Për këtë arsye kam thënë: “Amin”.50