“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
O besimtarë, nëse ke pasardhës të dobët dhe ke frikë për ta, që nga çasti kur shihni ndonjë pasardhës të tjetërkujt, mëshirojini ashtu që ndonjë tjetër do t’i mëshirojë pasardhësit e tu të dobët, nëse nuk u ke lënë trashëgimi që u mjafton atyre. Ta dini se Zoti ynë monitoron, është i Përgjithmonshëm, të mirën të cilën e bëni nuk e le pa ua kthyer pasardhësve tu. Kemi treguar më herët se Muaviju dhe Amr bin Asi ishin takuar nga fundi i jetës së tyre.
Amr bin Asi i ka thënë Muavijut: O prijës i besimtarëve, çka të ka mbetur nga kjo botë?
Muaviju ishte prijës i besimtarëve, udhëheqës i shtetit të fuqishëm dhe të pasur. Muaviju i thotë: Sa i përket ushqimit, jam ngopur me ushqim të mirë, sa i përket rrobave, jam mërzitur nga rrobat e buta. Tani kam nevojë të pi ujë të freskët, nën hije të pemës në ditën me vapë të verës. Muaviju ka heshtur për një kohë të shkurtër, pastaj e ka pyetur Amrin: Po ti Amër, çka ke lënë nga pasuria e kësaj bote?
Amr bin Asi ka qenë tregtar i suksesshëm dhe i thotë: Sa më përket mua, unë kam një burim uji, te një vend i nxehtë ku e kaloj jetën dhe e kalojnë jetën fëmijët e mi pas vdekjes sime.
Ai kërkonte një burim uji të pashtershëm në një tokë ku kullosin bagëtia, ku ujiten pemishtet për të dhënë për bamirësi. Aty ishte një shërbëtor i cili u shërbente, i cili u afronte ujë. Muaviju e shikon shërbëtorin dhe dëshiron të mahitet me të, që edhe ai të kyçet në bisedë.
Shërbëtorit i thotë: O Virdanë, çka të ka mbetur nga kjo botë?
Shërbëtori i përgjigjet: O prijës i besimtarëve, kam bë disa të mira të cilat i kam lënë në barrën (shpinën) e njerëzve të cilat mbeten në ndërgjegjen e tyre gjatë gjithë jetës dhe ato mirësi mbeten në barrën e tyre. Shërbëtori e ka kuptuar thënien e Allahut:
“Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë drojë (si do të jetë gjendja e tyre) le t’i ruhen Allahut (dënimit të Tij) dhe le t’ju thonë (jetimëve) fjalë prindore.” (Nisa: 9).
Ata të cilët frikësohen për pasardhësit e dobët të varfër, le të sigurojnë me devotshmërinë e tyre sepse Allahu do t’i furnizojë fëmijët e tij për shkak të devotshmërisë së tyre. Ne kemi folur për robin e mirë i cili ka shkuar te Musa a.s. :
“Tha: “A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?” (Kehf: 72).
Robi i mirë e ka testuar (sfiduar) Musain a.s. me dëmtimin e varkës, siç sqarojnë ajetet. Robi i mirë ka thënë:
“Tha: “A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?”(Musai) Tha: “Mos më qorto për se harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!” (Kehf: 72-73).
Pastaj e ka sqaruar çështjen e djaloshit të cilin e ka mbytur robi i mirë, pastaj edhe thënien e Musait a.s. : “Ke bë veprim të keq”. Pastaj ka shkuar te një vendbanim dhe ka kërkuar prej tyre ushqim. Nëse një udhëtar të kërkon ushqim, dije se ai ka nevojë të madhe. Kjo ngase po të kërkonte ndihmë financiare, lind dyshimi se ai i kërkon për të mbledhur pasuri, mirëpo nëse e kërkon për kafshatën e gojës, atëherë kjo është obligueshmëri për t’i ndihmuar.