“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Ne duhet të përmbledhim ajetet specifike në lidhje me “përgjithmonshmërinë” në këtë aspekt. Në këtë çështje – në çështjen e përgjithmonshmërisë dhe të përfundimit – e shohim qëndrimin e dijetarit prej dijetarëve të akaidit (besimit) në kohën Abasite, e ai është Amër bin Abidi.
Amër bin Abidi ka qenë prej dijetarëve eminent i cili ka pasur respekt në diturinë e tij, dhe ka qenë krenari e dijetarëve, saqë Halifja i asaj kohe në mesin e dijetarëve tjerë ka thënë: “Të gjithë jeni student përpos Amër bin Abidit.” Ka pasur nivel të lartë të diturisë, me besim të lartë dhe në nivelin se është ruajtur edhe nga mëkatet e vogla.
Amër bin Abidi ka qenë i përpiktë në idetë e tij. Kajs bin Enesi tregon një ngjarje të jetës së tij: Kam qenë ulur me Amër bin Abidin, ku ai thoshte: Në ditën e gjykimit do të më thuhet: “Pse ke thënë se vrasësi me paramendim nuk ka pendim?”
Pastaj ka thënë: E kam lexuar ajetin Kur’anor: “dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë.”(Nisa: 93).
Amër Ibn Abidi, ka qenë dashur ta nënkuptojë se inspirimi, apo ëndrrën të cilën e ka pa, ka qenë se, në ditën e gjykimit Allahu do t’i kërkojë llogari se pse ka dhënë fetva se nuk ka pendim për vrasësin. Ka qenë dashur ta tërheqë vërejtjen se ka pendim për vrasësin me paramendim. Kjo nga shkaku se, dhënia llogari në ditën e gjykimit është shenjë e kritikës për veten e tij.
E themi këtë që ta kuptojmë se Allahu i Madhërishëm, mbi çdo të ditur ka caktuar edhe më të ditur, mirëpo Amri e ka përmendur atë çka është thënë prej Zotit të Madhërishëm: “dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” (Nisa: 93).
Kajs bin Enesi ka thënë: Nga të pranishmit, unë isha në moshën më të re dhe kam thënë: Po të isha me ty do të thosha siç ke thënë: “dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë.” (Nisa: 93).
Por, po ashtu kam lexuar ajetin: “Zoti nuk e falë idhujtarinë ndaj Tij, dhe falë përpos kësaj cilit do Ai”. (Nisa: 48)
Kajsi ka thënë: “Për Zotin, për atë çka kam thënë, Amër bin Abidi nuk më është kundërpërgjigjur”. Kjo nënkupton miratimin prej Amër bin Abidit.
Çka tregon kjo?
Përgjigja: Kjo tregon se fjalën “përgjithmonë” në të, të mos e kuptojmë në kuptimin e papërfundimit. Kjo nga shkaku se është bë përjashtim nga përgjithmonshmëria në ajet tjetër.
Zoti i Madhërishëm, pasi ka sqaruar dispozitën e vrasjes me qëllim dhe të vrasjes gabimisht, dijetarët kanë hasur në atë se ekziston një lloj vrasje që determinohet si “e dyshimtë”. Pra, as me qëllim, as gabimisht, si f.v.: Një njeri i bie një njeriu tjetër me një mjet, i cili mjet zakonisht nuk mbytë, por ja që nga ai mjet vdes personi. Në këtë rast, qëllimi ekziston, ngase ai i cili e përdorë mjetin, e ka përdorur atë mjet, e që aksidentalisht është mbytur nga mjeti i cili zakonisht nuk shkakton vdekje. Dijetarët kanë thënë: Ajo vrasje nuk ka dënim të përgjithmonshëm. Nuk ka gjakmarrje, por duhet kompensuar me “Dije”.