HISTORIA E ZEJD BIN HARITHIT FISNIK

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Kështu ka vepruar Zejd bin Harithi me ajetin fisnik: “Nuk e arrini mirësinë deri sa ta jepni atë që e doni.” (Ali Imranë: 92), kur e kishte kalin e njohur “Dendilë” të cilin e donte aq shumë. Ka thënë: O pejgamber i Allahut, ti e di se sa e dua kalin tim dhe unë po e jap në rrugë të Allahut.

Pejgamberi a.s. e merr prej tij dhe ia jep Usame bin Zejdit (djalit të Zejdit).

Usame bin Zejdi i hip kalit, ndërsa Zejdi pikëllohet dhe thotë: O i dërguar i Allahut, unë kam dashur ta jap në rrugë të Allahut, ndërsa kalin tim po ia jap djalit tim që të kalërojë!

Pejgamberi a.s. i thotë Zejdit: Allahu veçse e ka pranuar nga ti.

Lini një koment