“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Zoti i Madhërishëm ka thënë:
“Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë Allahun, as ditën e fundit. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.” (Nisa: 38).
Zoti i Madhërishëm: në fund të këtij ajeti na e sqaron shkakun se pse i bashkon në këtë çështje. Ato janë shkaqe të shumta të cilat bashkohen në fjalën “shejtan”. Çdo gjë që e pengon njeriun për të vepruar të mirën është shejtani, ose nga veprimet e shejtanit, duke filluar nga epshet e njeriut, ose neglizhimi i mendjes nga programi, ose nga shoku i keq, i cili ia zbukuron njeriut imoralitetin, ose nga cytjet e shejtanit. Të gjitha këto e kanë emëruesin e përbashkët të cilin e quajmë shejtan, ose vepër e shejtanit. Kjo ngase e largon njeriun nga rruga, nga programi. Kemi shejtanin xhin dhe shejtanin njeri: Nefsi i cili i thotë vetes që të mos i përmbahet programit të Allahut të Madhërishëm është kurth i shejtanit që të bie në të, e që të mos e zbatojë programin e Allahut. Pronësuesit të atij nefsi i themi: Është epshi i cili në fillim të josh e pastaj nuk ngopet kurrë.
Në ajet tjetër, Zoti i Madhërishëm thotë:
“I ka përcaktuar furnizimet”. (Fusilet: 10).
Në këtë ajet ka treguar për lëmoshën, për logjikën e shkencës bashkëkohore për t’u kuptuar. Mirëpo, njeriu gjithmonë është koprrac, edhe pse depot e mëshirës së Allahut janë të mëdha, të gjera aq sa askush nuk i di përpos Allahut të Madhërishëm. Po t’ua bartte ato prona Allahu atyre njerëzve, do t’i mbyllnin nga frika se do të shtereshin. Kjo nga shkaku se njeriu është i llojit frikacak, frikësohet në atë se atë çka e ka harxhohet, edhe nëqoftëse ajo çështje vjen nga depot e mëshirës së Allahut Famëlartë. Dorështrydhja është ajo çka ndërlidhet me vetveten, ndërsa koprracia është ajo çka ndërlidhet me tjetrin.
Shkaku i koprracisë është ajo se njeriu nuk është i sigurt me atë që e posedon, ashtu që atë që e posedon njeriu ta sigurojë për të nesërmen dhe ta ruaj atë për çka ka nevojë. Kështu që vendosen rregullat e pronësisë, grumbullimit dhe të deponimit. Këto rregulla, nuk them se janë themeluar nga çasti i krijimtarisë, por atëherë kur është ngushtuar rrethi i dhënies tjerëve për t’i plotësuar nevojat. Kjo nga shkaku se, atëherë kur plotësimi i nevojave është i pa limit nuk ka frikë për të nesërmen. Shembull: Të supozojmë se një njeri e ka ble një sënduk me portokallinj. Nëse djali i tij i merr një apo dy portokallinj, nuk ndikon gjë në sëndukun e portokallinjve, sepse është sasi e madhe, mjafton dhe nuk prish punë, mirëpo nëse ai njeri blen një kilogram portokallinj, ai ka dëshirë që t’i ndaj proporcionalisht portokallinjtë në mes të fëmijëve dhe nuk lejon që gjithsecili të merr sipas dëshirës. Kështu ka qenë çështja, e mëkëmbësisë së njeriut në këtë tokë. Kush dëshiron një parcelë tokë, e pronëson, e pranon dhe krijon prodhimtari (nxjerrë fryte) prej saj. Kush dëshiron të punojë, toka ka hapësirë për çdo punëtorë, mirëpo dallimi i pronësive është paraqitur kur kanë munguar gjësendet dhe kanë filluar përkufizimet e pronave, ligjet e pronave, e kështu me radhë. Zoti e ka thënë të vërtetën kur ka thënë:
“Tokën e ka bë për gjallesat.” (Rrahmanë: 10).
Zoti i Madhërishëm, në lidhje me këtë çështje thotë:
“Nuk e arrini mirësinë deri sa të mos e jepni atë që e doni” (Ali Imranë: 92).
Shpenzimet (dhënien), nëse e shikon në thelb do ta shohësh se njeriu është aksionar në të mirat e Allahut.
Çështja “aksionar” nënkupton se ti te Zoti vepron me logjikën (mendjen) të cilën ta ka dhënë dhe me atë mendje (intelekt) programon dhe planifikon, dhe vepron me energjinë të cilin e ka krijuar Allahu për ty dhe me të reflekton. Këtë kuptim e ka çështja se çdo gjë është e Allahut. Ti o njeri, je vetëm punëtor (aksionar), andaj jepja të drejtën Allahut. Allahu nuk e merr për Vete, sepse Ai është i Pavarur, i Pasuri i të pasurve, por të drejtën e Allahut e merr vëllai yt i cili nuk ka aftësi që të reflektojë në materien (elementin) për të qenë aksionar.
O njeri mos mendo se, nëse Allahu kërkon nga ti që të japësh atë që e do se është në dëm tëndin, por dije se Ai e kërkon nga t’i që të ta shtojë. Kjo sepse çka të ka dhuruar dhe çka kërkon prej teje është çështja që të japësh dhe që të jepet për ty. Allahu, kur e merr prej teje për vëllanë tënd kur ke mundësi, dëshiron që të ta sigurojë për kohëra kur nuk ke mundësi. Atëherë do të merr nga të aftit për të ta plotësuar paaftësinë tënde dhe për të të siguruar ty. Kjo është policë e sigurimit në programin e Zotit të Madhërishëm.
Allahu kërkon nga ne që të japim, mirëpo disa njerëz japin diçka çka nuk është e dobishme. Shembull: Rrobën jo të mirë, e cila nuk i vlen për përdorim të varfrit, ose i japin këpucë të vjetra ndonjë nevojtari. Pra, njeriu jep atë që i tepron atij, ndërsa Allahu na urdhëron që të japim atë çka e duam për vete. Për këtë arsye sehabet kanë reflektuar kur e kanë dëgjuar tekstin:
“Nuk e arrini mirësinë deri sa ta jepni atë që e doni.” (Ali Imranë: 92).
Kështu, Talha bin Abdullahu kur e ka dëgjuar ajetin në fjalë, i ka thënë pejgamberit a.s. : O pejgamber i Allahut, për mua nuk ka gjë më të dashur se burimi i ujit “Haë” dhe unë po e jap në rrugë të Allahut.
Pejgamberi a.s. i ka thënë: Jepe për të afërmit tu. 39
Pastaj ua ka dhënë të afërmeve të tij.