“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Ebu Hurejre r.a. ka transmetuar se:
Pejgamberi a.s. më ka autorizuar që ta ruaj pasurinë e tubuar të zekatit në Ramazan. Më erdhi një person dhe kërkonte ushqim dhe e mori. I thashë: Për Zotin do të të dërgoj dhe do të të padisë te pejgamberi i Allahut s.a.v.s. Ai më tha: Unë jam nevojtar, kam familje dhe kam nevojë të madhe. Dhe e kam të liruar të shkojë.
Në mëngjes pejgamberi a.s. më ka thënë: O Ebu Hurejre, si veproi personi mbrëmë?
I thash: O pejgamber i Allahut, është ankuar se ka nevojë të madhe, ka familje dhe e kam mëshiruar, dhe e kam liruar.
Më tha: TË ka gënjyer dhe do të kthehet përsëri.
E kam kuptuar se do të kthehet, këtë e kuptova nga thënia e pejgamberit a.s., kështu që e kam pritur. Ashtu edhe ndodhi. Ka ardhur i njëjti person, i cili gjurmonte ushqim dhe e zura. Pastaj i kam thënë: Do të dërgoj te pejgamberi i Allahut. Ai prapë më tha: Më liro, sepse jam nevojtar, kam familje dhe më duhet të shkoj sa më parë. Kështu që e kam mëshiruar dhe e kam liruar.
Të nesërmen në mëngjes, pejgamberi a.s. më tha: O Ebu Hurejre: Çka tha personi të cilin e zure dje?
I thashë: O pejgamberi Allahut. U ankua se kishte nevojë të madhe, dhe se duhej urgjent të kthehet te familja e tij, kështu e mëshirova dhe e lirova.
Më tha: Të ka gënjyer, do të kthehet përsëri.
E kam pritur ditën e tretë. Ka ardhur dhe gjurmonte ushqim. E zura dhe i thashë: Do të të dërgoj te pejgamberi a.s. Kjo është hera e tretë që thua se nuk do të kthehesh.
Më tha: Më lejo të t’i mësoj disa fjalë të cilat do të të bëjnë dobi?
I thashë: Thuaj.
Më tha: Kur të shkosh në shtrat lexoje ajetul Kursijën “Allahu La ilaheil-la huve elHajulKajumë” deri në fund, dhe nuk do të kesh mbrojtës tjetër pos Allahut dhe shejtani nuk do të të afrohet deri në mëngjes. Kështu që e lirova.
U zgjova në mëngjes dhe kur u takova me pejgamberin a.s. më tha: Çka tha personi të cilin e zure mbrëmë?
I thashë: O pejgamber i Allahut: Më mësoi disa fjalë me të cilat më ndihmon Allahu dhe e lirova.
Më tha: Cilat fjalë?
I thashë: Më tha: Kur të shkosh në shtrat lexoje ajetul Kursijën fillim e mbarim. “Allahu La i laheil-la huvejHajulKajum”. Më tha mua: Nuk do të kesh mbrojtës tjetër pos Allahut dhe shejtani nuk do të të afrohet deri në mëngjes.
Sehabet kanë qenë më prioritarët për t’ua mësuar të tjerëve të mirën. Pejgamberi a.s. më tha: E ka thënë të vërtetën, edhe pse në vetvete ai është gënjeshtar. Por a e di se me cilin ke folur tri net radhazi?
I thashë: Jo.
Më tha: Ai ka qenë shejtani.38