“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Ai i cili mohon Zotin pas besimit të tij.” (Nahl: 106).
Ai që pas besimit të tij e mohon Allahun. Kjo është fjali kushtore, përgjigja qëndron në fund të ajetit fisnik.
Në rend të parë të ndalemi të sqarojmë këtë “mohim”.
Ose mund të jetë imponim, nga i cili imponim njeriu nuk bën pjesë në të dhe detyrohet ta thotë shprehjen e mohimit në Zot, përderisa zemra e tij është e mbushur me besim:
“Ai që pas besimit të tij e mohon Allahun, me përjashtim të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim.” (Nahl: 106).
Pastaj, Kur’ani heshtë që të na tregojë se nuk ka mëkat për të. Besimtari nuk ka asgjë të keqe nëse e bënë prej frike. Kjo është lehtësim për njeriun, që të vepron ashtu që të mos shkatërrohet në ato raste.
Në historinë Islame kemi shembuj të shumtë të praktikimit të lehtësive dhe shprehjen e deklaratës së pabesimit, përderisa zemrën e ka të mbushur me besim. Në hadith pejgamberi a.s. thotë:
“Umetit tim i është hequr mëkati nëse veprojnë gabim, për shkak të harresës, ose për shkak të imponimit”.33
Historia ka regjistruar rastin e Jasirit, babanë e Amarit dhe të gruas së tij Sumejes, të cilët janë dëshmorët e parë në Islam.
Si kanë rënë dëshmorë?
Kanë qenë ndër të parët muslimanë. Janë torturuar dhe u është kërkuar shprehja e pabesimit, në kompensim të lirimit të tyre.
Çka ka ndodhur me këta dy dëshmorë? Janë mbrojtur me drejtësi.
E kan thënë dëshminë e besmit deri sa kanë rënë dëshmorë në rugë të Allahut dhe nuke kanë shfrytëzuar lehtësimin
I pari i cili e kshfrytëzuar parimin e lehtësimit është djali i tyre Amari atë her kur është torturuar nga idhujtarët.
E kanë informuar Pejgamberin a.s se Ammari ka mohuarbesiminPejgamberi a.s e ka refuzuar këtë pretendim dhe ka thënë:Besmi i i Amari është kërmbë e kryeBesmi në trupin Amarit është i tërë trupin e tij në mishune tij dhe në gjakun e tij.
Amari kur ka shkuar te pejgamberi a.s duke qajturdhe duke ia treguar ngjarjense ëka i ka ndodhur nga torturat e idhujtarëvedhe i ka thënë:O I dërguar i Allahut!Për ZotinNuk kam mundur të shpëtoj ndryshe prej tyrte përpos që kam thënë fjalë të mira për Zotat e tyre 35
Pejgamberi a.s ia ka fshi lotët nga faqet e Amaritme duart e tij fisnike dhe ka thënë:!Nëse edhe njëher ndoshesh në një gjendje të njejtë vepro ashtu siq ke vepruar”. 36
Ky lehtësim i ka hidhëruar disa prej sehabeve, dhe kanë shkuar te pejgamberi a.s. dhe i kanë thënë: Atëherë, si është çështja me Bilallin?
U ka thënë: “Amari e ka shfrytëzuar lehtësimin, Bilalli e ka mbrojtur të drejtën”.
Nuk ka dyshim se këto dy qëndrime janë qëndrime me të cilat bëhet ballafaqimi ndaj të padrejtës dhe padrejtësive, dhe se ballafaqimi me drejtësi dhe me durim ndaj sprovave është qëndrimi më meritor dhe në nivel më të lartë se shfrytëzimi i lehtësisë. Kjo nga shkaku se e para është besim me zemër dhe me gjuhë (shprehje), ndërsa e dyta është besim vetëm me zemër dhe shprehje e pabesimit me gjuhë.
Për këtë arsye, në çështjen e tradhtimit të fesë, Musejleme bin Kedhabi i ka vizituar disa fise për të tentuar t’i largojë nga Shehadeti (besimi), nga vërtetimi dhe deklarimi për pejgamberin a.s. Pastaj, i ka thënë një personit: Çka mendon për Muhamedin?
Është i dërguar i Allahut – ia kthen ai.
Çka mendon për mua? – e pyet përsëri.
Edhe ti po ashtu – i thotë njeriu me pëshpërimë, që do të thotë e ka nxjerrë veten nga kriza, pa e pranuar plotësisht pejgamberinë e atij gënjeshtari.
E ka takuar një person tjetër dhe e ka pyetur? Çka mendon për Muhamedin?
Është pejgamber i Allahut – i përgjigjet.
Çka mendon për mua – e pyet përsëri.
Fol me zë më të lartë se jam i shurdhër – ia kthen me ironi.
E ka mohuar Musejleme bin Kedhabin, gjë që është dënuar me ekzekutim (vrasje). Kur, pejgamberi a.s. ka dëgjuar për rastin e tyre ka thënë: Njëri e ka shfrytëzuar parimin e lehtësimit, ndërsa tjetri është ballafaquar me parimin e së drejtës. 37
Dijetarët kanë debatuar për detyrimin (imponimin) në ajetin Kur’anor: “Përpos atij që është i detyruar, ndërsa zemrën e ka të mbushur me besim.” (Nahl: 106), dhe kanë sqaruar llojet e imponimit dhe gjykimin për ato lloje të imponimit si në vijim:
Nëse një njeri imponohet për një çështje personale si f.v., ose pije këtë alkool ose do të vritesh, ose do të të lëndoj. Për këtë çështje kanë thënë: Duhet të pinë alkool dhe ta shpëton veten e vet. Kjo nga shkaku se çështja ndërlidhet me të dhe ka njerëz të cilët pinë alkool dhe bëjnë mëkat ndaj Allahut.
Nëse i thuhet atij personi: Mohoje Zotin përndryshe do të të vras ose do të të lëndoj. Për këtë rast kanë thënë: Ai ka të drejtë që të përzgjedhë dhe që të shfrytëzojë parimin e lehtësimit të cilin e ka ligjësuar Allahun për të, ose ka të drejtën të qëndron stoik dhe të lufton me të drejtën e tij.
Përderisa, sa i përket imponimit i cili ndërlidhet me të drejtat e të tjerave si f.v.: i thuhet: ose vrite filanin ose do të të vras. Në këtë rast nuk lejohet vrasja e tjetrit. Kjo nga shkaku se nëse vret, do të vritej për hakmarrje. Atëherë, çfarë dobie do të kishte në këtë rast.
Zoti i Madhërishëm pasi ka folur për dispozitën e imponimit përderisa zemrën e ka plot besim flet për llojin tjetër:
“mirëpo kush mohon me vet dëshirë.” (Nahl: 106).
Pra, deklaron pabesimin me vetdëshirë dhe është i lumtur me atë pabesim, me zemër të hapur. Ky lloj i pabesimit ka për qëllim përgjigjen e kushtit.
“Ndaj këtyre Allahu është i hidhëruar dhe për ta parashihet dënim i madh.” (Nahl: 106).
Edhe pse ajetet nuk e tregojnë konkretisht imponuesin, dhe nuk shihet dënimi për imponuesin, ajetet sqarojnë se, ai i cili mohon me vetdëshirë, mbi të është hidhërimi i Allahut. Pra, në këtë botë dhe për ta parashihet dënim i madh në botën tjetër.