HISTORIA E MIKDADIT DHE SEAD BIN MUADHIT NË BETEJËN E BEDRIT

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Pejgamberi a.s. me ekspeditën e tij ia kishin mësy Bedrit, për të mbizotëruar karvanin Kurejshit në krye të së cilës ishte Ebu Sufjani. Ai me shokët e tij ishin të paktë në numër, Ebu Sufjani pasi e ka marrë informacionin e kishte dërguar tek Damdam bin Amrin që t’i shkonin në ndihmë kurejshitët për të mbrojtur pasurinë e tyre. Ebu Sufjani së bashku me mallin e Karvanit kishte shpëtuar, kështu që së pari ka dërguar delegacion te kurejshitët që të ktheheshin pasi që ai me mallin (pasurinë) kishte shpëtuar.

Ebu Xhehli kishte thënë: “Për Zotin nuk do të kthehemi deri sa të arrijmë në Bedr, të qëndrojmë aty tri ditë e tri natë, të presim deve, të pjekim mish, të ushqehemi e të pimë alkool, e të kërcejnë e të vallëzojnë djelmoshat, e të dëgjojnë arabët dhe të na frikësohen një herë e përgjithmonë.”

Kështu, pejgamberi s.a.v.s. së bashku me besimtarët ishin të detyruar të luftonin me kurejshitët edhe pse nuk ishin të përgatitur, andaj është konsultuar me sehabet. Ebu Bekri, e ka thënë mendimin e vet pozitiv.

Omeri r.a. e ka thënë mendimin e vet pozitiv.

Atëherë Mikdadi ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Ne nuk mund të themi siç i ka thënë populli i Musait të dërguarit të Zotit, vetë Musait: “Shko ti me Zotin tënd dhe lufto. Në do të qëndrojmë këtu!” Përkundrazi ne do të luftojmë me armikun në të djathtën e të majtën tënde dhe para e pas teje!”

Pejgamberi a.s. e respektoi atë dhe mendimin e tij.

Pastaj ka thënë: “Çka mendoni?” ka pasur për qëllim Ensarët.

Sead bin Muadhi ka thënë: “Duket sikur na thoni ne, o i Dërguar i Allahut! Pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën! Nëse kërkon të kalosh detin dhe hysh në të, ne do të të ndjekim dhe askush prej nesh nuk do të mbetet prapa. Ne nuk do të urrejmë për shkak se nesër do të na dërgosh në betejë kundër armikut. Ne jemi të durueshëm në luftë, të fortë në betejë. Allahu ju lejoftë të dëshmoni nga përpjekjet tona atë që ju qetëson sytë. Prandaj, marshoni përpara me bekimin e Allahut.”

Atëherë Muhamedi a.s. ka thënë: “Vazhdoni me bekimin e Zotit dhe përgëzoni. Kjo nga shkaku se Allahu më ka premtuar fitoren, kur të ballafaqohen dy grupet. Për Zotin unë sikur po e shoh ballafaqimin në betejë.” Pastaj është afruar te krojet e Bedrit dhe kur i ka pa kurejshitët i ka ngritur duart dhe është lutur: “Zoti im. Nëse ky grup humbet nuk do të ketë adhurues në tokë”. Lutej vazhdimisht deri sa i ka ra në tokë rroba e tij. Shkoj Ebu Bekri e merr rrobën dhe ia vendos në trup pastaj nga pas i thotë: O pejgamber i Allahut, mjaft e lute Zotin tënd. Ai do ta realizojë atë çka ta ka premtuar.

Zoti i Madhërishëm thotë:

“(Mospajtimi i tyre për plaçkë është) Ashtu si ai kur të nxori Zoti yt nga shtëpia jote për të vërtetën, e një grup nga besimtarët nuk ishte i kënaqur.” (Enfalë: 5).

Kjo nga shkaku se kur është paraqitur ushtria kurejshite, besimtarët e kanë pa sa janë duke u ballafaquar me një luftë për të cilën nuk ishin përgatitur. Disa prej tyre e kanë urryer këtë.

Thënia e Allahut Famëlartë: “E urrejnë”, nuk ka qenë kritikë për besimtarët. Kjo nga shkaku se ata kanë dalë në front, ndërsa nuk i posedonin më shumë se tre kuaj, mënyra e kritikës nuk ka qenë se i kanë refuzuar urdhrat e Allahut. Por, ne, nëse i shikojmë kushtet dhe rrethanat, në bazë të parametrave njerëzore të luftës, lufta në mes të besimtarëve dhe pabesimtarëve nuk ka qenë e barabartë. Pabesimtarët kanë qenë të përgatitur mirë për luftë, ata kanë pasur armë, kalorës, numri i tyre ka qenë më shumë se 900 pjesëtarë, ndërsa numri i muslimanëve ka qenë 300 e diçka më tepër.

Mirëpo, Allahu Famëlartë dëshiron që të ju tregojë besimtarëve se fitorja nuk qëndron në numër dhe në përgatitje ushtarake, por prej Zotit të Lartmadhërishëm.

Lini një koment