HISTORIA E MEHRIT, UJIT TË QIELLIT, SIÇ E KA PARAPA ALI BIN EBI TALIBI

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Allahu Famëlartë ka treguar se, në rend të parë mehri është për të fejuarën e burrit, ose për përgjegjësin, sepse kjo është shpërblim për kurorëzimin, mirëpo Allahu Famëlartë e ka qelë derën e etikës ashtu që nëse gruaja heqë dorë nga mehri, atëherë kjo është çështje tjetër. Kjo është dëshmi se marrëdhëniet bashkëshortore vazhdojnë të jenë të suksesshme dhe të përjetshme. Në këtë rast qëllimi është pastërtia shpirtërore. Mos gabo që të marrësh diçka nga mehri i gruas, kur je duke jetuar me të dhe ta shpenzosh për nevojat e jetës.

Me rëndësi është që, çështja është nëse jep nga pastërtia shpirtërore: “Nëse ju japin diçka prej mehrit nga pastërtia shpirtërore, (pranojeni) hani dhe ju bëftë mirë dhe shëndet”. (Nisa: 4).

Termi “henië” është çështje e ngrënë për të cilën ke nevojë kur hynë në gojën tënde, mirëpo ndonjëherë ha diçka e cila është e shijshme gjatë ngrënies ose përtypjes, mirëpo ai ushqim shkakton vështirësi në shëndet. Ai ushqim është mirë për ngrënie, por nuk është i mirë për shëndetin, pra i pashëndetshëm. Qëllimi është që të jetë ushqimi i mirë, i cili nuk shkakton probleme shëndetësore. Ai ushqim i cili ndryshon nga ushqimi i shijshëm, por jo i shëndetshëm, ashtu që ai i cili e konsumon, pastaj kërkon medikamente për t’u shëruar nga problemet e atij ushqimi.

Kështu pra, çdo ushqim i shijshëm nuk është i domosdoshëm të jetë i shëndetshëm, ne duhet të jemi të kujdesshëm që ushqimi të jetë edhe i shijshëm edhe i shëndetshëm.

Ali bin Ebi Talibi r.a., Zoti e zbardhtë fytyrën e tij, kur ka shkuar një njeri dhe është ankuar për diçka çka e mundonte në trup, ndërsa ne e dimë se Imam Aliu ka qenë baza e diturisë dhe fetvave, Allahu i ka dhuruar aftësi për të dhënë mendime të mira dhe fetva të drejta.

Imam Aliu nuk ka qenë mjek, mirëpo ai njeri ka dashur që të gjejë shërim nga idetë e Aliut dhe propozimet e tij. Imam Aliu i ka thënë: Merri dy dërhem nga gruaja jote, dhe blej mjaltë dhe shkrije mjaltin me ujë të shiut që në momentin kur është duke rënë shi. Pra, kur Allahu e zbret shiun dhe pije atë mjaltë. Kjo nga shkaku se e kam dëgjuar Allahun për ujin i cili zbret nga qielli.

“Dhe ne kemi zbritur nga qielli ujë të bekuar.” (Kaf, 9)

E kam dëgjuar Allahun Famëlartë duke thënë për mjaltin:

“Në të ka shërim për njerëzit”. (Nahl, 69)

Kam dëgjuar Allahun Famëlartë duke thënë për mehrin e bashkëshortes: “Hani, ju bëftë mirë dhe shëndet”. (Nisa: 4).

Nëse në medikament bashkohen: bekimi, shërimi dhe ushqimi i shëndetshëm nëse do Zoti do të shërohesh.

Imam Aliu r.a., Zoti e zbardhtë fytyrën e tij, i ka parapa katër elemente që të kombinohen dhe që të bëhet medikament i suksesshëm ashtu siç vepron mjeku nga elementet e ndryshme.

Imam Aliu ka parapa shërim nga ajetet Kur’anore.

Allahu Famëlartë thotë:

“O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t’i shtrëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.” (Nisa: 19).

Ne kemi thënë se, në kohën kur Zoti i thërret robërit e tij me atributin e besimit: “O ju të cilët keni besuar” ka kuptimin: “O ju të cilët më keni besuar mua me vullnetin e juaj, dhe më keni besuar me të gjitha atributet e Diturisë, të Plotfuqisë, të Urtësisë. Përderisa a keni besuar në këtë Zot, atëherë dëgjoni ligjet të cilat kërkohen prej juve.

Kështu pra, nuk i thërret jobesimtarët, por i thërret ata të cilët kanë besuar me vullnetin e tyre dhe për t’i dhënë prioritet logjikës.

Allahu Famëlartë thotë:

“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët, e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është dëgjues i dijshëm.” (Bekare: 256).

Lini një koment