HISTORIA E OMERIT ME DËMTUESIN E GRUAS SË TIJ

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Allahu Famëlartë e ka qortuar Ibrahimin me rastin kur i ka shkuar një mysafir dhe nuk e ka nderuar. Kjo nga shkaku se pas pyetjeve të cilat ia ka parashtruar mysafirit, e ka kuptuar se nuk ka qenë besimtar, kështu që nuk e ka lejuar të qëndronte më tutje. Atëherë Zoti ynë i ka thënë: A vetëm për një natë ke dashur që t’ia ndërrosh fenë e tij, përderisa unë e furnizoj për 40 vite dhe për 40 vite ai është pabesimtar.

Si ka vepruar i nderuari ynë Ibrahimi?

Ka nxituar dhe e ka takuar atë njeri. E ka ftuar për të qëndruar mysafir tek ai. Ai njeri e ka pyetur: Çka ndodhi që kështu befasisht ke ndërruar qëndrim?

Ibrahimi i thotë: Për Zotin, Zoti im më ka qortuar, për veprimin tim ndaj jush.

Ai njeri i përgjigjet: Zoti yt të ka qortuar përderisa ti je pejgamber për tek unë, ndërsa unë e mohoj Atë.

Nuk ka Zot më të mirë se Zoti i Cili e qorton dashamirin për armiqtë e Tij dhe kështu e ka pranuar Islamin.

Kjo është mirësi.

Allahu na ka urdhëruar se duhet të jemi të kujdesshëm në çështjet kur jetojmë jetën me bashkëshortet.

Kjo është një çështje të cilën duhet pasur parasysh të gjithë ne muslimanët ashtu që të mos i shkatërrojmë shtëpitë tona.

Ata dëshirojnë të ndërtojnë familje vetëm në parimin e dashurisë, dhe nëse nuk ka dashuri, prishet familja.

Ne u themi atyre: Jo, përkundrazi “jetoni me mirësi”, edhe nëse nuk i dashuroni. Dashuria mund të jetë shkak që t’i e urren gruan. Ngase pamja e saj nuk i përmbush epshet tua.

O njeri, t’i nuk ke kuptuar asgjë nga Allahu.

Nuk është çështja e gruas vetëm që t’i përmbushë epshet tua, por me rëndësi është gruaja t’i plotësojë nevojat tjera.

Nëse nuk t’i përmbush ndjenjat biologjike për nga natyrshmëria e saj, do të kesh forma tjera prej saj, nga të cilat ke dobi.

Ti nuk ke nevojë vetëm për përmbushjen e një ndenjeje. Për këtë arsye pejgamberi a.s. ka thënë: “Nëse ndonjëri sheh një grua të bukur dhe e pëlqen, le të shkojë te gruaja e tij, sepse një pjesë e saj gjendet edhe te gruaja e tij.” 7

Pra, një pjesë e saj, me natyrshmërinë e saj, përmbushë një ndjenjë dhe kjo mjafton.

Për këtë arsye, kur një njeri ka shkuar te Omeri r.a. dhe i ka thënë: O Emir i besimtarëve. Unë e urrej gruan time dhe dëshiroj ta shkurorëzoj.

Omeri i thotë: A janë formuar shtëpitë vetëm për dashuri. Po ku është karakteri?

Njeriu ka menduar se gruaja e tij gjithmonë do të jetë në zemrën e tij dhe çdo ditë ta pranonte.

 I nderuari ynë Omeri, ka dashur që të na tregojë se në rend të parë ka qenë kjo çështje dhe pas kësaj fillon familja me çështje të cilat e ndërlidhin burrin me gruan dhe e ndërlidhin gruan me burrin.

Për këtë arsye, Zoti ka thënë:

“çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.” (Nisa: 19).

Ti e urren nga një aspekt, por ai aspekt të cilin ti e urren mund të jetë i mirë për aspekte tjera, ashtu që me aspektet tjera e kompenson aspektin e mangët (të munguar). Çështja nuk ndërtohet në këtë mënyrë, që t’i ta dëshirosh me paraqitjen e saj t’i nxitë ndjenjat tua kur ti je i qetë.

Jo!. Femra është çështje natyrore, nëse me natyrshmërinë e saj i ngjall ndjenjat, atëherë e ke gjetur natyrshmërinë e saj. Përderisa të shohësh femrën vetëm për ndjenjat e brendshme, kjo do të thotë se t’i e dëshiron vetëm femrën e pasur dhe që të jetosh me të vetëm për marrëdhënie intime. Mirëpo, këtu kemi çështje të shumënumërta. Mos e merr gruan, vetëm për një çështje, pra për kontakte martesore (intime), por merre për çështje të shumënumërta.

Ta dish se Allahu i ka shpërndarë shkaqet e mirësive te njerëzit. Këtij i ka dhënë bukuri, tjetrës mençuri, tjetrës urtësi, tjetrës besnikëri, tjetrës ndershmëri, tjetrës sukses.

Këtu kemi shkaqe të shumënumërta.

Nëse je i mençur dhe i drejtë, shiko merre me të gjitha virtytet. Ndërsa nëse e shikon femrën vetëm nga një aspekt, për instinktin e brendshëm, ne themi: Nuk është vetëm kjo çështje e cila e vlerëson gruan.

“Nëse i urreni ato, bëni durim që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.” (Nisa: 19).

Shiko sa shprehje e thuktë: “Ndoshta ti e urren”. Pra ti e urren, ndërsa urrejtja mund të jetë e arsyeshme ose e pa arsyeshme, por nëse urren diçka, Allahu të thotë: “Allahu të sjellë të mira të shumta”. Qetësohu, ti nëse urren diçka te gruaja e cila nuk ndërlidhet me fenë e saj, ta dish se nëse duron, për atë durim Allahu do të të sjell aspektet tjera nga të cilat do të kesh të mira të shumta. Përderisa Zoti ynë është Ai i cili të sjellë të mira të shumta, qetësohu deri atëherë kur ti e ke vërejtur një çështje të cilën e ke urryer, mirëpo përkundër kësaj ke duruar, ti do të jesh i sigurt se Zoti ynë do të të sjell të mira nga çështjet tjera të shumta. Pra çdo atribut të cilën ti e urren, Allahu do të të sjellë të mira të shumta.

Allahu i Madhërishëm, në këtë rast e llogaritë ndërtimin e familjes, e pastaj e gjeneralizon. Ka mundur të thotë: “Ndoshta e urreni atë, mirëpo Allahu do të ju sjellë të mira të shumta”. Jo, Allahu ka dashur që ta bëjë parim të përgjithshëm për çdo gjë që e urren, e pastaj paraqiten ngjarje të cilat e vërtetojnë fjalën e Allahut për atë urrejtje të cilën e ke pasur për diçka. Sa e sa çështje njeriu i ka dashur pastaj i është bë e qartë, se prej asaj çka e ka dashur ka pësuar dëm. Kjo është kështu, që të tregohet ty se gjykimi i njeriut për çështje, nuk është gjithmonë i saktë. Ndonjëherë ndonjë çështje e gjykon për të urryer, ndërsa ajo çështje nuk meriton urrejtje. Ndonjëherë ndonjë çështje e gjykon për të dashur, ndërsa ajo çështje nuk e meriton atë dashuri.

Kështu pra, Allahu Famëlartë sjell çështje të cilat janë në kundërshtim me gjykimet tua: “Ndoshta urren diçka, por Allahu të sjell nga ajo e urryer të mira të shumta”. Gjithmonë krahaso, atë çka e urren me të mirat që t’i sjell Allahu nga gruaja. Mos lejo që të anon pjesa e urrejtjes më shumë se pjesa nga e cila Allahu të sjellë të mira.

Lini një koment